Në rast se Jupp Heynckes vendos të mos qëndrojë te Bayerni në përfundim të këtij sezoni, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë duhet të nisin nga puna për të gjetur një teknik të ri. Sipas mediave gjermane dhe më konkretisht gazetës prestigjoze Bild, Julian Nagelsmann trajneri aktual i Hoffenheim nuk është më favoriti kryesor për të marrë drejtimin e klubit bavarez në rast largimi të Heynckes në verë. Në pole position mbetet Thomas Tuchel ish trajneri i Borussias së Dortmundit i cili për momentin është i papunë por Tuchel pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayernit dhe nëse Heynckes nuk rinovon, në stolin e kampionëve të Gjermanisë mund të ulet pikërisht Tuchel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here