Samba Diop, mbrojtësi 18-vjeçar i klubit francez Le Havre, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, në mënyrë misterioze. Klubi francez i divizionit inferior njoftoi me pikëllim të thellë lajmin gjatë kësaj të shtune, por pa përmendur shkakun e vdekjes së Diopit.

Ndeshja e tyre në “Ligue 2” ndaj Reimsit, që ishte parashikuar të luhej më vonë gjatë kësaj të shtune, është shtyrë në një afat të pacaktuar.Liga franceze e futbollit ka kërkuar që të gjitha klubet në dy kategoritë kryesore të kampionatit vendas të mbajnë nga një minutë heshtjeje përpara ndeshjeve të kësaj fundjave.

“Ky është një moment i tmerrshëm për të gjithë futbollistët, pjesëtarët e stafit, vullnetarët, administratorët dhe udhëheqësit”, shkruhet në deklaratën e klubit Le Havre.

Diop kishte luajtur 21 ndeshje për ekipin e dytë të Le Havre gjatë këtij sezoni, klub që militon në kategorinë e katërt franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here