Tjetër rezultat zhgënjyes i Arsenalit, këtë radhë në fushën e Bournemouthit. Skuadra që drejtohet nga Wenger u mposht 2-1 në “Vitality Stadium”, duke dhënë sinjale të qarta se pa Alexis Sanchez, që pritet të largohet nga “topçinjtë”, në pjesën e dytë të sezonit do të jetë shumë e vështirë renditja mes katër skuadrave më të mira të Premier League-s, çka do të mundësonte pjesëmarrjen në Champions. Pas një pjesë të parë të ekulibruar dhe pa gola, londinezët kaluan në avantazh në minutën e 52-të me Bellerin, por Bournemouthi gjeti forca për të barazuar me Wilson në të 70-ën, ndërsa Ibe 4 minuta më vonë realizoi edhe golin e ftores për vendasit.

Më këtë humbje Arsenali thellon distancën me Tottenhamin e vendit të pestë, që ka grumbulluar 4 pikë më shumë (44).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here