Bylisi e ka nisur me fitore këtë vit, ku triumfoi me Albpetrolin në “ADush Muçaj” me gol të Valentino Murataj. Por, veç kësaj ndeshjeje, ballshiotët do të luajnë të shtunën sërish në fushën e tyre kundër Orikut, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë dhe është kandidat për të dalë në të Parën.

Por, vonesa e trajnerit Marcelo Troisi lidhet me merkaton. Në Ballsh duhet të ishte të mërkurën, por ai pritet që me vete të sjellë një sulmues të huaj. Pra, surpriza e Troisit do të zbulohet të shtunën. Pra, merkato në dalje ka marrë fund te bardhekuqtë, të cilët kanë projektuar tre-katër “goditje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here