Olimpique Marseille ruan ecurine e fitoreve në Ligue 1 edhe në transfertë me Caen, ku triumfoi pastër 0-2. Dimitri Payet me 11-metërsh në minutën e 55-të dhe Thauvin thuajse 20 minuta më vonë ishin autorë të golave për skuadrën e Rudy Garcias, që zhvendos të paktën përkohësisht në vendin e tretë Lyonin, që mund ta rifitojë pozicionin si forcë e dytë në kampionatin francez nëse mposht PSG në supersfidën e së dielës. Në fakt, gara më e fortë në Ligue 1 është për zonën Champions, pasi duket e vështirë që parizienët pengohen në rrugën e tyre drejt titullit kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here