Juventusi zhvilloi një ndeshje me luhatje në fushën e Beneventos, megjithatë arriti të fitonte 2-4 mes polamikash për një 11-metërsh të fituar nga Higuain 15 minuta para përfundimti të kohës së rregullt, kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat 2-2. Skuadra vendase, ku u aktkvizua gjatë gjithë ndeshjes mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, arriti dy herë të barazonte shifrat, por në fund u dorëzua me një rezultat që në fakt është disi i gënjeshtërt.

Paulo Dybala zhbllokoi në minutën e 16-të, por Diabate ktheu entuziazmin te vendasit në minutën e 24-t. Në fund të pjesës së parë ishte sërish sulmuesi argjentinas që realizoi të dytin personal me 11-metërsh.

Benevento nuk u dorëzua dhe gjeti golin e dytë po me Diabate, pas një këndoreje. Episodi më i diskutueshëm ishte ai i minutës së 73-të, kur Higuain u pengua në zonë, me gjyqtarin që drejtoi dorën nga pika e penalltisë, edhe pse vendasit protestuan gjatë për këtë vendim. Dybala u tregua i saktë edhe në penalltinë e dytë, duke sigluar një tregolësh. Në minutën e 82-të, pas tentativave të dëshpëruara të Beneventos për të shmangur humbjen, Douglas Costa realizoi një gol të mrekullueshëm, duke i dhënë një trajektore të pakapshme topit. Pas kësaj fitoreje Juventusi shkon në kuotën e 81 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here