Lorenc Trashi përqafon sërish Partizanin. Vetëm një ditë pasi u parait me skuadrën B të të kuqve ku ishte dërguar si dënim për konfliktin verbal që pati në Turqi me Starovën mesfushori është bashkuar me skuadrën e parë të të kuqve duke u vënë sërish nën urdhërat e teknikut. E paimagjinueshme që Partizani të privohej nga një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e kuqe, ndërkohë që Trashi, kryegolashënues i skuadrës këtë sezon ka reflektuar dhe mes futbollistit dhe trajnerit është vendosur paqja. Vetë Starova sqaroi më tepër në konferencën për shtyp para ndeshjes me Flamurtarin.

“Trashi ka bërë një hap pozitiv para skuadrës. Shleu gabimin, thyerjen e disiplinës që bëri dhe i është bashkuar skuadrës.  Ndodhin kudo, kështu që ai do jetë nga sot i gatshëm”.

Çështje e mbyllur me Trashin që është në dispozicion që për sfidën e kësaj të shtune. Me Partizanin në stërvitjen e fundit ndërkohë është bashkuar edhe mesfushori serb Milan Kulum, gjigandi 2 metrosh, 33-vjeçar,  është një futbollist me goxha eksperiencë pasi ka luajtur më parë në disa skuadra të kampionatit serb dhe pret miratimin e stafit teknik për të nënshkruar me të kuqtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here