Një tragjedi e rëndë ka tronditur sportin e Hokeit, por edhe të gjithë Kanadanë. Skuadra kanadeze e Humbdolt Broncors, të cilët po udhëtonin me autobus për të zhvilluar një ndeshje play-offi, gjatë rrugës janë përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën tragjikisht 14 lojtarë të skuadrës ndërkohë që tre të tjerë janë të plagosur dhe në gjendje kritike për jetën.

Sipas ekspertizës nga ana e policisë kanadeze përplasja mes dy automjeteve ka qenë shumë fortë, por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Në autobusin e Humbdolt Broncors po udhëtonte i gjithë ekipi, 24 veta, të moshës nga 16 deri në 21 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeu, i cili i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve. Ky është rasti i dytë më i rëndë në historinë e sportit të hokeit, ku humbasin jetën një numër i madh sportistësh, pas atij të vitit 1986, asokohe në aksident humbën jetën 4 veta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here