Ishte blerja e fundit e Flamurtarit ne merkaton e janarit dhe njëkohësisht edhe më e bujshmja. Bëhet fjalë për sulmuesin e ardhur në huazim nga Lazio, Mamadou Tounkara, futbollist senegalez, i lindur në Spanjë.

Lojtari ka qenë pjesë e Akademisë së Barcelonës, përpara se në vitin 2012 të kalonte në ekipet e moshave të Lazios. Në vitin 2014 debutoi me ekipin e parë, duke luajtur edhe dy ndeshje, për tu huazuar më tej në Serinë B te Crotone dhe skuadra satelit e bardhekaltërve, Salernitana, ku sulmuesi ka pasur mundësi të aktivizohet.

Ai ka pozuar me bluzën e vlonjatëve, ndërsa pritet që pasdite të ndjekë edhe ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, mes Flamurtarit dhe Partizanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here