Mercedes Benz është duke kryer përgatitjet e fundit përparara garës së radhës në Formula 1, në pistën e Bahreinit, e programuar për këtë të diel. Në radhët e skuadrës kërkojnë që ta harrojnë sa më shpejt garën e Australisë, ku pavarësisht se ishin më të shpejtë se Ferrari, në fund nuk arritën dot të dilnin të parët. Numri një i Mercedes Benz, Toto Wolff, në një intervistë të dhënë ka përshkruar klimën që po kalon ekipi në këto momente.

“E dinim shumë mirë që ky sezon do të ishte i vështirë për ne dhe gara e parë na e vërtetoi. Në garën e Australisë bëmë disa gabime dhe nuk dhamë maksimumin tonë. Të vjen keq kur lë kaq shumë pikë, sepse kishim ritmin e duhur për të fituar, por në Formula 1 çdo gabim të penalizon.”

Më pas Wolff foli edhe për ndalesën e radhës në Bahrein. Sipas numrit një të “Shigjetave të Argjendta” sërish rivaliteti do të jetë i lartë.

 “Na pret sërish një fundjavë e vështirë edhe pse këtë herë besoj se do të jetë disi më ndryshe. Një garë në shkretëtirë është e komplikuar, sepse edhe kushtet klimaterike ndryshojnë nga njëri sesion në tjetrin. Në Melbourne pamë një Ferrari shumë të shpejtë, këtë herë pres një betejë shumë më të ashpër.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here