Chelsea pësoi një humbje të rëndë 1-3 në “Stamford Bridge” në derbin me Tottenhamin, duke i thënë ndoshta përfundimisht lamtumirë zonën Champions. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Alvaro Moratan në minutën e 30-të,  të besuarit e Antonio Contes pësuan tre gola njëri pas tejtrit, duke humbur mundësinë për t’iu afruar në renditje pikërisht skuadrës së Pochetinos, që mban vendin e katërt, tashmë me 8 pikë më shumë se blutë e Londrës.

Cristian Eriksen me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, gjunjëzoi në fund të pjesës së parë portierin Caballero, që vetëm e shoqëroi topin me sy, ndërsa tundi rrjetën. Në pjesën e dytë e rrëmbeu skenën Dele Alli me një dygolësh, në të parin i asistuar që nga mesfusha nga Eric Dier, ndërsa në golin e 1-3 përfitoi nga një top i mbetur në zonë, pas një aksioni të gjatë nga krahu i djathtë i sulmit.

Fitore e pastër 3-0 e Arsenalit në “Emirates” ndaj Stoke City-t, me të gjitha golat e sfidës që u shënuan në 15 minutat e fundit. Pierre-Emerick Aubameyang zhbllokoi në të 75-ën me 11-metërsh, ndërsa 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt sigloi të dytin personal. Pak çaste më vonë Lacazette fitoi një tjetër penallti që e shndërroi po vetë në gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here