Në mitikun Wembley feston Manchester City. Citiziens triumfuan në supersfidën ndaj Tottenham Hotspur me rezultatin e pastër 3-1 duke mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion. Tashmë për ta fituar edhe matematikisht Premier Leaguen, skuadrës së Pep Guardiolës do ti mjaftonte që  Manchester United të humbiste ndaj WBA këtë të dielë, ose në rast të kundërt, City të fitojë sfidën e javës së ardhshme në shtëpi ndaj Sëansea City.  Në Wembley, Citiziens gjetën epërsinë e dyfishtë në harkun e 25 minutave të para, me Gabriel Jesus dhe Ilkay Gundogan që kthehu në gol një 11-metërsh. Megjithatë në fundin e pjesës së parë skuadra e Pochettinos u kthye në ndeshje, me golin e Eriksen në të 42-ën. Por vetëm kaq për Tottenham në këtë ndeshje sepse në të 72-ën, Sterling shënoi edhe golin e tretë për City-in, duke  mbyllur llogaritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here