Liverpooli dhe Tottenhami ndanë pikët në “Anfield Road”, duke barazuar 2-2 në një sfidë emocionuese, që pati edhe polemika në lidhje me vendimet arbitrare. Skuadra londineze, që drejtohet nga Pochetino, iu afrua përmbysjes në minutat e fundit, por “Spurs”-at u “tradhtuan” nga goleadori i tyre Harry Kane, që gaboi një nga dy penalltitë e akorduara në fundin e takimit, që në fakt lënë shumë vend për diskutim.

Liverpooli e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën, me Mohamed Salah, që shënoi që në minutën e 3-të, pas një gabimi të mbrojtjes në kthimin e topit.

U desh një mrekulli e Wanyamas në minutën e 80-të, që Tottenhami të barazonte shifrat, madje të kërkonte edhe fitoren.

5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ndërhyrja e portierit Karius ndaj Harry Kanë u konsiderua e parregullt nga gjyqtari, që pas thuajse 2 minutave konsultim me anësorin drejtoi gishtin nga pika e bardhë, edhe pse pozicioni i sulmuesit të Tottenhamit ishte i dyshimtë.

Bën mrekullinë Karius, duke i mohuar golin sulmuesit më të mirë të Premier Leagues. Liverpooli tashmë me moral të lartë u hodh në sulm dhe gjeti golin e dytë në minutën e dytë shtesë me Mohamed Salah, që vallëzoi mes mbrojtjes duke realizuar në mënyrë të pabesueshme.

Por nuk ishte e thënë së tifozët në “Anfield” të festonin fitoren. Në limitet e kohës shtesë gjyqtari kryeosr, i ndihmuar nga kryesori, sinjalizoi një tjetër 11-metërsh të dyshimtë, që u shndërrua në gol nga Harry Kane. Mbyllet 2-2 kjo supersfidë, e cila do të komentohet gjatë për vendimet ndoshta të nxituara të gjyqtarëve në sinjalizimin e 2 11-metërshave në favor të Tottenhamit.

Sfida tjetër e së dielës në Premier League mes Crystal Palace dhe Newcastle pëfundoi në barazim 1-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here