Tottenham zhvilloi një ndeshje të madhe në “Wembley” duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Manchester United. Djemtë e Pochettino përfituan nga hapi fals i Chelsea-t duke e ngushtuar në dy pikë diferencën me kampionët e Anglisë, që pozicionohen të katërtët me 50 pikë. Objektivi Champions nuk është një mision i pamundur për Spurs, pasi gjithçka duket më e hapur se kurrë.

Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke kaluar në avantazh që në fillim me anë të Eriksen pas 11 sekondash lojë. Manchester United në disavantazh nuk ka çfarë të humbasë dhe sulmon me të gjitha forcat, por nuk arrijnë të realizojnë. Spurs provon me kundërsulm dhe pas një aksioni të shpejtë Jones shkaktoi autogol në tentativën për të larguar topin në këndore. 45’ minutat e dyta nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve të rrezikshme nga të dyja skuadrat.

Manchester City vazhdon me serinë e fitoreve në Premier League duke treguar, se humbja me Liverpool, ishte thjesht një rastësi. Edhe pse me mungesa “Qytetarët” mposhtën 3-0 West Brom me golat e Fernandinho (19’), De Bruyne (68) dhe Aguero (89’). Në ndeshjen tjetër Stoke barazoi pa gola kundër Watford në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here