Torino i jep një goditje të rëndë Interin 7 javë para fundit të sezonit. Skuadra “granata” fitoi 1-0 me gol të ish-it zikaltër Adem Ljajic, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në kampionat. Vlen të përmendet fakti që Torino arrin ta mposhtë më shtëpi Interin pas 24 vitesh.

Iniciativa në fillimin e takimit ishte e Interit, por golin e gjeti Torino në minutën e 36-të. Gabim i dyfishtë i Perisic, fillimisht duke humbur topin e më pas duke shërbyer në mënyrë të pavullnetshme për Se Silvestrin, që asistoi në shtyllën e dytë Ljajicin, i cili nuk gaboi pak metra larg portës.

Torino iu afrua golit të dytë dy herë radhazi në pjesën e dytë me De Silvestrin, që u ndal mrekullisht nga Handanovic dhe me pas me Ljajic në shtyllën e dytë.

Me fat Torino në minutën e 64-t, kur Miranda kërceu bukur më kokë, por thuasje në vijën fatale shmangu golin N’Koulou, që i parapriu ndërhyrjes së Gagliardinit.

Edhe në të 70-ën Interi iu afrua golit me Rafinhan, goditja e të cilit u ndal nga shtylla. Skuadra e Spalletti tentoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, por nuk arriti të shmangte humbjen, që mund t’i kushtojë shumë sa i përket objektivit Champions.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here