Në mungesë të trajnerit të Kamzës Ramadan Ndreu, i pezulluar, ka qenë sërish ndihmësi i tij, Eldorjan Topi që ka drejtuar skuadrën nga pankina. Ky i fundit vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe tha se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Duke parë fundin e takimit, mund të themi se jeni i kënaqur me barazimin?
Topi: Po, është e vërtetë. Ndeshja pati një ritëm të lartë dhe të dyja skuadrat tentuan të marrin fitoren. E dinim se Flamurtari do të kërkonte maksimumin sot, por kishim ardhur për rezultat pozitiv në Vlorë dhe besoj se e merituam barazimin që morëm.

U pret sfida me Laçin. Çfarë duhet të bëjë Kamza, për t’u rikthyer te fitorja?
Topi: Sfida e fundjavës do të jetë shumë e vështirë dhe ne po bëjmë maksimumin për t’u rikthyer te fitorja, por nuk ia kemi dalë. Edhe në Laç do të shkojmë për të luajtur mirë dhe për të fituar, me shpresën se do t’ia dalim këtë herë.

A mund ta menaxhonit më mirë avantazhin pas golit të dytë?
Topi: Po, duhet ta kishim shmangur 11-metërshin, pasi Zguro nuk kishte pse të shkaktonte faull në një aksion pa pretendime në dukje. Gabuam dhe u ndëshkuam.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here