Tirana ka luajtur miqësoren e tretë në Turqi dhe sërish është e pathyeshme. Skuadra e drejtuar nga Ze Maria ka pasur përballë bullgarët e Cherno More. Tekniku brazilian po mendon për të kristalizuar formacionin titullar për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit, teksa në fushë ishte formacioni më i mirë, pa prurjet e fundit të merkatos.

Ndeshja nisi qetësisht për të dyja skuadrat, ndërkohë që skuadra bullgare rrezikoi në dy momente me Fenush dhe Iliev. Në fund të pjesës së parë Tirana iu afrua golit, ashtu si edhe në fillim të së dytës, kur Mugunna me një pasim mjaft të bukur shërbeu për njërin nga shokët e skuadrës, që nuk finalizoi siç duhet. Keniani debutoi me bardheblutë dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm në vazhdimësi të sezonit.

Zëvendësime në të dyja kampet dhe në fund barazim pa gola. Sërish e pathyeshme Tirana, që ka luajtur me ekipe të elitës në Rusi, Kazakistan dhe së fundmi me bullgarët e Cherno More. Një mesazh i qartë edhe për Kukësin, që në çerekfinale të Kupës duhet të djersijë shumë për të kaluar më tej. Në fakt bardheblutë e treguan diçka të tillë që kur eliminuan Vllazninë në turin e dytë.

MIQËSORE
KF Tirana – Cherno More 0-0

Formacioni: Lika, Doka, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Mawejje, Karabeci, Daja, Yunus Sentamu, Greca, Ngoo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here