Tirana barazon në testin e parë në Antalia. Miqësorja e bardhebluve përballë kazakëve të Tobolit përfundoi në barazim 1-1. Ze Maria hodhi në fushë atë që cilësohet formacioni më i mirë i momentit. Sentamu u preferuar në sulm përpara Majkëll Ngoo, pavarësisht se ka pak ditë që stërvitet me grupin, ndërsa me ekipin pritet të bashkohen edhe Mohamed dhe Muguna, dy elementë mjaft të rëndësishëm për vazhdimin e sezonit. Tirana shënoi e para përballë kundërshtarëve nga Superliga e Kazakistanit, pjesë e të cilëve në gjysmën e parë të edicionit ishte edhe sulmuesi kuqezi Azdren Llullaku. Bedri Greca përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe i vetëm me portierin nuk gaboi. Toboli arriti të barazonte rezultatin në pjesën e dytë të lojës, në një kohë kur të dy trajnerët po eksperimentonin, duke aktivizuar shumë lojtarë nga stoli. Këtë të shtunë bardheblutë do të zhvillojnë edhe testin e dytë përballë rusëve të Khabarovsk, me skuadrën që do të kthehet në Shqipëri më 25 Janar, vetëm dy ditë përpara se të rifillojë kampionati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here