Tirana kërkon të përforcojë sërish mbrojtjen. Wellison është larguar drejt Suedisë, por edhe pse në klub nuk e qajnë shumë, duhet thënë se ai ishte lojtari me më shumë minuta në 12 javët e para të kampionatit. Gjithsesi një zgjidhje është gjetur në Kenia. Musa Mohammed do të jetë pjesë e bardhebluve, por nuk mjafton vetëm afrikani dhe Ze Maria pret edhe një tjetër.
Në Antalia me 24 herë kampionët e vendit është bashkuar mbrojtësi Aleksandar Ristevksi. Prej 18 muajsh është pjesë e Pobeda-s dhe aty ai është aktivizuar rregullisht. 14 ndeshje si titullar ka luajtur në pjesën e parë të këtij sezoni, ndërsa vjet numëronte 31 takime, të gjitha nga minuta e parë.
28-vjeçari do të shihet nga stafi teknik dhe nëse bind atëherë “topi” do të kalojë te presidenti Refik Halili, i cili duhet të gjejë marrëveshjen me lojtarin. Gjithsesi kjo pjesë nuk shihet si problem. Më e rëndësishmja do të jetë që lojtari të ketë cilësitë e duhura për të ndihmuar Tiranën në arritjen e objektivave sezonalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here