Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Kukësit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë luajtën në pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, teksa u ndëshkuan vetëm në minutat e fundit nga kampionët e Shqipërisë. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Zeqir Ymeri.
Tirana e nis ndeshjen në sulm dhe pas dy tre aksionesh të rrezikshme bardheblutë janë shumë afër golit me anë të Sentamu, i cili provon me një goditje të fuqishme nga distanca, por Frashëri largon rrezikun me topin që përplaset në traversë (18). 5’ minuta më vonë Turtulli largohet me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Gurit duke e lënë ekipin me 10 lojtarë. Edhe pse me një lojtar më pak, Tirana luan më mirë dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh me anë të Sentamu, që e dërgon sferën në rrjetë me kokë pas krosimit nga Kërçiku (40’).
Pjesa e dytë nis me Kukësin më kërkues. Elis Bakaj ka mundësinë më të mirë në këto minuta për të barazuar ndeshjen, por topi devijohet në këndore (58’). Verilindorët e kërkojnë me insistim barazimin dhe janë shumë afër golit me Shametin, që godet me kokë pas një goditje këndi, por Lika tregohet vendimtar. Gjithsesi në minutën e 87’ “veterani” nuk e ndal dot Gurin, i cili ndodhet i vetëm në zonë dhe e dërgon sferën në rrjetë.
• Kupa e Shqipërisë – Faza çerekfinale
• Tirana-Kukësi 1-1
Shënues: Sentamu 40’/ Guri 87′
Karton i verdhë: Daja 24’, Ngoo 25’, Cake 47’ / Ymeraj 30’, Dzaria 49’
Karton i kuq: Turtull 24’
FORMACIONET
• Tirana: Lika; Hoxhallari, Cake, Turtulli, Kërçiku; Maveje, Daja (Qilimi 86′), Karabeci; Junus, Greca (Musa 31’), Ngoo. Trajner: Ze Maria
• Kukësi: Frasheri, Rumbullaku, Idrizi (Zderic 55’), Shameti, Musolli, Dzaria, Shkodra (Imami 75’), Bakaj, Kale, Ymeri (Ethemi 64’), Guri. Trajner: Pakult
• Gjyqtar: Klajdi Kola

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here