Kategoria e parë është rikthyer sot me ndeshjet e para të fazës Play Off dhe Play Out, teksa Tirana dhe Kastrioti kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Superligë.

Kështu bardheblutë kanë fituar 2-1 ndaj Tomorrit të Beratit, në një sfidë mjaft interesante, por që solli është një dëmtim të rëndë të portierit të Tiranës, Ilion Lika. Po në Grupin B, në fazën Play Off, Pogradeci ka befasuar Bylisin në Ballsh, duke e ndalur në barazim 1-1.

Nga ana tjetër, në Grupin A Kastrioti po konfirmohet si pretendent, teksa sot ka mposhtur me rezultatin 2-1 Dinamon, ndërsa rivalja tjetër e këtij grupi, Besëlidhja humbi në Rrogozhinë ndaj Egnatias, me rezultatin minimal 1-0.

Grupi A Play Off
Egnatia-Besëlidhja 1-0
Kastrioti-Dinamo 2-1

Grupi A Play Out
Besa-Burreli 2-2
Korabi-Vllaznia B 1-0

Grupi B Play Off
Tirana-Tomori 2-1
Bylis-Pogradeci 1-1

Grupi B Play Out
Iliria-Naftëtari 0-0
Shënkolli-Shkumbini 1-0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here