Pas një periudhe të vështirë, ku për herë të parë luajti në inferiore, Tirana bëhet gati për finalen e sezonit. Na “Adush Muça” të Ballshit bardheblutë do të luajnë ndeshjen direkte me Bylisin, një duel që në rast se shoqërohet me fitore konfirmon rikthimin në elitë. Për 24-herë kampionët ky ka qenë edicioni më i vështirë, pavarësisht se nuk munguan trofetë dhe rikthimi në Europë.

Triumfi në Kupë në majin e kaluar u shoqërua me suksesin e Supërkupës, ndërkohë që formacioni i Ze Marias u ndal në çerekfinale të Kupës për të përsëritur suksesin. Në kampionat dominimi i bardhebluve ka vijuar dhe tashmë 5 javë përpara fundit kanë mundësinë të hipotekojnë vendin e parë në grup dhe rikthimin në elitë. Trajneri Ze Maria shkon në këtë ndeshje me mungesa të shumta, por braziliani i stolit të kryeqytetasve ka luksin të bëjë zgjedhjet e duhura.

Sulmuesi anglez Majkëll Ngoo, një nga më të mirët te Tirana mungon për arsye dëmtimi, ndërsa Yunus Sentamu është kthyer vonë nga grumbullimi me kombëtaren e Ugandës. Portieri Ilion Lika është bashkuar me grupin, por mbetet në pikëpyetje aktivizimi i tij nga minuta e parë, ndërkohë që edhe Muguna me Musa nuk janë të gatshëm për Ze Marian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here