Theodhor Masllavica zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Në përfundim të procesit zgjedhor të kësaj të enjteje në këtë federatë rezultoi se Masllavica fitoi 19 vota kundrejt 2 të rivalit të tij, Ilir Topuzi. Emërimi i tij thuasje në unanimitet të plotë nga familja e shtangës vjen në një moment kontravers për këtë sport në vendin tonë.

Vetëm pak ditë më parë Briken Çalja fitoi tri medalja të arta në Europianin e peshëngritjes që u zhvillua në Bukuresht, duke sjellë optimizëm pas stuhisë që solli pozitiviteti i Romela Begajt në Botëror.

Zgjedhja e biznesmenit të njohur në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është pritur me pozitivitet nga të gjithë shtangistët, që ishin të pranishëm në këtë asamble zgjedhore. Zgjedhjet u organizuan pas dorëheqjes së Elez Gjozës, i cili u largua për shkak të disa skandaleve radhazi të peshëngritësve tanë, që pas garave e medaljeve rezultuan me doping.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here