Teuta tregon agresivitet, por nuk arrit të bëjë asgjë përballë Skënderbeut, teksa humb çerekfinalen e parë me rezultatin 0-2. Trajneri Stavri Nica thekson se do t’i duhet kohë që të arrijë të marrë maksimumin nga skuadra, ndërsa vlerëson afrimet e reja.

“Formimi i konceptit të skuadrës do kohën e vet, por çuditërisht, afrimet e reja po paraqiten më mirë se ata që kanë qenë pjesë e skuadrës më herët. Do vazhdojmë rrugën, por duket shumë e vështirë që të ndërtosh një skuadër të shkurtër. Ka ndryshuar koncepti i stërvitjes dhe normalisht kjo shfaqet edhe në paraqitjen e skuadrës”, tha Nica.

Pas barazimit në kampionat me Lushnjën, Nica theksoi se është me sytë nga merkatoja, ndërsa kur kanë mbetur shumë pak orë nga mbyllja e saj, pranon se është ende në pritje.

“Kemi kërkuar sulmues cilësor, pasi të jep mundësi të dalësh lart dhe të zgjidhësh ndeshjet. Presim edhe 24 orë, por gjithsesi, do vijojmë me këta që kemi”, u shpreh trajneri Nica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here