Teuta është skuadra e fundit që nisi fazën përgatitore në Antalia të Turqisë. Ekipi i trajnerit Stavri Nica do të zhvillojë përgatitjet në tokën turke për t’u bërë gati për fillimin e kampionatit shqiptar. Faza përgatitore pa ndeshjet miqësore nuk ka kuptim, pasi numri një i stolit nuk mund të testojë gjendjen e grupit.

Durrsakët kanë gjetur kundërshtarin e parë. Trajneri Nica do të testojë djemtë e tij në një sfidë kundër Slovacko-s. Teuta do të luajë kundër ekipit çek, më 13 janar, prej orës 13:00. Sfida do të zhvillohet në fushën e kompleksit “IC Hotels Santai”.

Slovacko është ekip çek që merr pjesën në ligën e parë të këtij shteti. Ata nuk janë në pozita të favorshme, pasi renditen në vendin e 14 nga 16 skuadra. Ky kundërshtari do të jetë një gur i mirë prove për durrsakët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here