Teuta shkon në përballjen ndaj Laçit në një moment pozitiv. Fitorja ndaj Lushnjës i shërbeu “djemve të detit” jo vetëm për pikët në klasifikim por edhe në aspektin psikologjik. Një skuadër e aftë të luftojë deri në fund për të arritur objektivin. Ndalesa e kampionatit i ka shërbyer trajnerit Gentjan Begeja për të konsoliduar lojën e skuadrës si dhe për të rikuperuar të dëmtuarit. Në një sfidë tepër delikate moralin e skuadrës e ngren edhe fakti që dy prej futbollistëve të Teutës ishin pjesë e përfaqësueses së 21- vjeçarëve të shqiëprisë për sfidat ndaj Sllovakisë. Esin Hakaj dhe Elhan Kastrati janë të padiskutueshëm në formacionin e Begejës me ekipin që fiton më shumë impulse në aspektin psikologjik.

Ndaj Laçit këtë edicion skaudra ka ditur të bëjë mirë pasi ka marë dy pikë në dy barazime, madje duke treguar stabilitet në repartin e mbrojtjes ç’ka ka qënë pika më e dobët për Teutën këtë edicion. Pas Lushnjës “djemtë e detit” kanë mbrojtjen më të keqe të kampioantit me 42 gola të pësuar, teksa në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi kanë pësuar vetëm dy gola. Pikërisht nga paraqtija në niko dovana ku në 3 javët e fundit janë regjistruar 3 barazime kërkon të ringrihet Teuta që duhet të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë, pasi javët kalojnë dhe fundi i kampionatit afron. Hapat fals janë të ndaluar pasi në të kundërt fundi mund të rezultojë i hidhur.Ndaj Laçit fitorja është objektivi i vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here