Rezultati i sfidës Milan-Napoli natyrisht që nuk i shërbeu askujt, pasi të dy skuadrat kishin nevojë për fitore, për të synuar realizimin e objektivave të tyre. Pikërisht për këtë arsye pati edhe tension, që u bë më evident pas vërshëllimës së 3-fishtë të arbitrit kryesor të takimit.

Mesfushori i Milanit, Lucas Biglia i bëri shenjë Lorenzo Insignes për t’u futur në tunelin e dhomave të zhveshjes, për të ‘rregulluar’ llogaritë e papërfunduara në fushë, por në këtë moment ka ndërhyrë trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, që u përball ashpër me mesfushorin argjentinas, ndërsa më pas të dy u sqaruan dhe dolën bashkë nga fusha e lojës.

I pyetur pas ndeshjes në lidhje me incidentin, Sarri tha se nuk i kishte pëlqyer gjesti i Biglias ndaj Insignes, ndaj kishte ndërhyrë, por theksoi se gjithçka u sqarua më pas dhe u mbyll aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here