Takimi mes Leicester City-t dhe Fleetwood, i vlefshëm për Fa Cup në Angli, shënoi një kthesë në historinë e futbollit më të vjetër europian, pasi ishte pikërisht kjo ndeshje ku për herë të parë në Ishullin Britanik sistemi i teknologjisë “VAR” dha një vendim të drejtë. Vetëm 13 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur tabela tregonte avantazhin 1-0 të Leicesterit, autori i golit të parë Kelechi Iheanacho shënoi të dytin. Filimisht ky gol u anulua nga anësori për pozicion të parregullt, por i menjëhershëm ishte edhe reagimi I kryesorit, i cili, duke iu referuar asaj që iu komunikua në kufje, kërkoi një inspektim më të detajuar. Tifozëria, e cila nuk është mësuar me risinë e teknologjisë, ishte konfuze për atë që po ndodhte, por pa vonuar shumë erdhi edhe vendimi zyrtar që i atribuoi Iheanachos golin e dytë.

Gjithsesi, në kampionate të ndryshme ku është aplikuar, sistemi VAR ka lënë hije dyshimi, por rasti konkret ishte një fakt që vërtetoi  triumfin e teknologjisë. Hapi i radhës është vendosja e ekraneve të mëdha për të treguar me transparencë atë që ka ndodhur edhe për tifozërinë. Deri më tani gazetarët janë lejuar të shohin nga pranë pamjet me lëvizje të ngadalësuar, që duhet të jenë të aksesueshme edhe nga trajnerët dhe tifozët dhe njerëzit e fushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here