Në Spanjë, pa u mbyllur mirë ndeshjet e Kupës së Mbretit, 3 nga 6 skuadrat më të mira të Primera Division i rikthehen kampionatit, ku do kenë impenjimet respektive të javës hapëse, për sa i përket fazës së dytë të La Ligës.

Në orën 13:00, Sevila do të përballet në transfertën katalane me Espanjolin, në një sfidë ku Montella do të kërkojë fitoren e parë në kampionat. Ish tekniku I Milanit ka marrë 2 fitore në Kupën e Mbretit, në po kaq takime, por ka humbur të 2 sfidat në La Liga, duke bërë që të kontestohet edhe nga tifozët andaluzianë.

Atletiko e Simeones do të presë në orën 16:15 në ‘Wanda Metropolitana’ Girona-n, që në fazën e parë deri 15 minuta para fundit ishte në avantazhin e dy golave. Kundërshtari është i vështirë dhe për të mos u nënvlerësuar, por gjithsesi trajnerit argjentinas i kthehen për këtë takim 3 lojtarë tepër të rëndësishëm si Diego Costa, Gabi dhe Saviç.

Takimi i mbrëmjes do të luhet në Ishujt Kanarie, në orën 20:45, ku do të mbahet dueli Las Palmas-Valencia. Fitorja ndaj Betisit përbën edhe triumfin e vetëm të “kanarinave” në shtëpi, në kampionatin spanjoll në 4 muajt e fundit, gjithsesi skuadra ishullore që mbyll tabelën e klasifikimit nuk ka asgjë për të humbur, për më tepër Marselinjo nuk do të ketë në dispozicion dyshen Dani Parejo-Jose Gaya.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here