Më në fund fillon futbolli i luajtur. Pas periudhës përgatitore të shpërndarë midis Antalias dhe Shqipërisë tashmë ekipet janë të fokusuara në startin e 2018-ës. E premtja mund të konsiderohet dita e festës pasi merkato, por edhe zhurma për zgjedhjen e presidentit të ri në FSHF do ti lënë vendin futbollit të luajtur. 5 qytete do të kenë fatin ti japin startin vitit të ri në futbollin shqiptar me duelet interesante, të ndara në dy orare të ndryshme në një ditë të vetme. Në orën 14 do të luhen 3 takimet e para, me Skënderbeun kryesues që duhet të jusitifikojë pritshmëritë që ka ndaj tyre. Korçarët shihen nga të gjithë si favoritë absolut por duhet të tregojnë gjithçka në fushën e lojës. Luftëtari e mbylli vitin e kaluar me fitore dhe lojë në rritje ndërkohë që nga Antalia vjen me emra të rinj dhe përforcime të rëndësishme, duke shtuar cilësinë në një skuadër që ishte e frikshme edhe më parë. Nga Gjirokastra në Durrës ku luhet një sfidë mbijetese. Teuta vjen pas ndryshimeve të shumta dhe fazës përgatitore të zhvilluar në Turqi, ndërkohë që Lushnja me modestinë e saj kërcënon pas fazës në shtëpinë e Skënderbeut, pikërisht në resortin Tropikal. Në hyrje të kryeqytetit janë 90 minuta tejet interesante, pasi Kamza pret Laçin, dy skaudra që në fillim të sezonit kishin si synim mbijetesën ndërkohë që tashmë synojnë zonën europiane. Prozhektorët do të ndizen për dy duele të jashtëzakonshme, pasi në Vlorë do të luhet sfida më interesante e javës, me Flamurtarin që pret Partizanin. Kuqezinjtë vijnë pas një merkatoje pozitive ku janë përforcuar në sulm, ndërkohë të kuqtë e kryeqytetit mbeten një mister për tu zbuluar në fushën e lojës. Në mitikun Loro Boriçi Vllaznia do të presë kampionët e Kukësit. Ernset Gjoka trajneri kampion do të duhet të bëjë llogaritë me një skuadër të tjetërsuar ndërkohë që më në fund ka marë përforciemt e kërkuara. Festa e futbollit është gati për të nisur, me topin që zbret në këmbët e futbollistëve për të rrotulluar atë në mënyrë spektakolare ashtu siç kanë bërë deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here