Pas miqësores së humbur në fundjavë përballë çekëve të Slovackos, Teuta do të rikthehet në fushë këtë të hënë, për testin e dytë në tokën turke. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica gjeti edhe kundërshtarin për ndeshjen e dytë.

Bëhet fjalë për FK Osmaniyespor, skuadër e Kategorisë së Tretë turke. Ndeshja do të luhet pas mesdite dhe pavarësisht emrit jo të madh të kundërshtarëve, miqësorja vlerësohet tejet e rëndësishme, pasi do t’i shërbejë stafit teknik për t’i dhënë formë ekipit për pjesën tjetër të kampionatit, por edhe lojtarëve që të perfeksionojnë mënyrën e lojës së kërkuar nga trajneri Nica.

Në testin përballë Slovackos, ekipi durrsak dha sinjale mjaft pozitive, mbi të gjitha në pjesën e parë të lojës, ku dominoi në fushë dhe krijoi mjaft raste për shënim. Ndeshja u vendos nga episodi i pafat, ku në tentativë për të larguar topin, mbrojtësi Gjorgjievski e dërgoi në rrjetën e tij, ndërsa në rezultat vendosi edhe fakti se në 25 minutat e fundit stafi teknik i dha hapësirave të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here