Një çmim simbolik, por që thotë vërtet shumë. Igli Tare merr një vlerësim të rëndësishëm, duke u përzgjedhur si Drejtori Sportiv më i mirë në Itali për vitin 2017. Në sondazhin e kanalit SportItalia, siç komunikoi vetë transmetuesi televiziv nëpërmjet Twitter-it, Igli Tare është zgjedhur në mënyrë plebishitare si nga Juria e Sportitaliamercato, ashtu edhe nga tifozët, si Drejtori Sportiv më i Mirë i vitit në Itali.

Tejet interesant është fakti se bëhet fjalë për një votim ku ka qenë vendimtare jo vetëm preferencat e tifozëve të Lazios, por mbështetës nga të gjitha klubet italiane kanë zgjedhur Taren, që ka lënë pas me diferencë të madhe ndjekësit në anketën në fjalë.

Sezoni i bukur i Lazios është padyshim edhe fryt i zgjedhjeve të ish sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, me Igli Taren që prej vitesh po zhvillon një punë të shkëlqyer të bardhekaltërit me blerje të goditura, vlerësim lojtarësh që rrisin disafish çmimin e tyre duke mundësuar krijimin e një skuadre kompetitive e njëkohësisht, krijuar plusvalenca të konsiderueshme për arkat e klubit bardhekaltër.

Falë punës së tij dhe fryteve të saj, Tare që e nisi me jo pak skepticizëm punën e drejtorit sportiv, duke pranuar rolin e drejtuesit në klubin ku kishte edhe një vit kontratë si futbollist, tanimë i ka bindur të gjithë mbi vlerat e tij edhe në këtë detyrë, duke rezultuar një goditje e rëndësishme e presidentit të Lazios, Lotito.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here