Pak minuta para se të fillonte takimi mes Lazios dhe Salsburgut, Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare vlerësoi praninë e shumtë në numër të tifozërisë laciale, ndërsa tregoi se po ndjek me interes mesfushorin Valon Berisha.

“Më vjen mirë që ka kaq shumë tifozë sonte. Është shumë e rëndësishme që të krijojmë atmosferë të tillë, jo vetëm në Europë, por edhe në kampionat. Salsburgu është skuadër simpatike me lojtarë mjaft të talentuar. Jemi duke ndjekur prej kohësh Valon Berishën, pasi është një profil interesant për skuadrën tonë”, deklaroi Tare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here