Pak minuta nga fillimi i ndeshjes mes Lacios dhe Veronës, e fundit e javës së 25-të të Serie A, drejtori sportiv i kryeqytetasve të Italisë, Igli Tare ka zyrtarizuar ndarjen në fund të sezonit mes mbrojtësit holandez, Stefan De Vrij dhe bardhekaltërve.

“Do të tërheqim propozimin tonë për të rinovuar kontratën me mbrojtësin, sigurisht duke u tërhequr edhe nga tryeza e negociatave”, ka theksuar ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, i vlerësuar si drejtori sportiv më i suksesshëm për vitin 2017 në Itali.

“E falënderojmë De Vrij për atë që ka dhënë për ne deri tani, sikurse edhe për atë që do të bëjë deri në fund të qershorit. Por më pas, rrugët tona do të ndahen”, ka konfirmuar Igli Tare.

Kontrata aktuale e mbrojtësit holandez me Lacion skadon në fund të sezonit, ndërsa negociatat për rinovimin e saj kanë zgjatur prej muajsh, pa sukses.

Raportimet më të fundit gjatë javës së kaluar hidhnin dritë edhe mbi të ardhmen e tij, që me gjasë do të mund të jetë me një tjetër klub italian, Interin, por për shërbimet e tij interesohet edhe Manchester United i trajnerit Jose Mourinho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here