Man UTD arrin marrëveshje me talentin 21 vjeçar Javier Hernandez

April 8, 2010

Manchester United kanë arritur një marrëveshje me klubin meksikan Chivas për blerjen e Javier Hernandez

Ketë jave ai do te udhëtoj për ne Angli ku do te kryhen ekzaminimet mjekësore te futbollistit.

Sir Alex Ferguson për faqen zyrtare te Man Utd tha “Unë jam shumë i gëzuar qe kemi arritur marrëveshje me Hernandez. Ai do të jetë tepër i rëndsishëm ne planet tona ne te ardhmen.

Man City dhe Man UTD hidhen pas Vucinic’it

April 7, 2010

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit janë vënë në luftë për të marrë shërbimet e sulmuesit Romak Mirko Vucinic, duke u bazuar në të përditshmen The Sun.

Trajneri i Man City’t, Roberto Mancini thuhet se është i gatshëm të paguaj  £24m për Malazezin.

Mirëpo ai do të ketë konkurent direkt Alex Fergusonin i cili  kishte bërë ofertë për Vucinicin gjatë vitit 2008 mirëpo që ishte refuzuar nga Roma.

Mirëpo pas atij refuzimi Man UTD morri shërbimet e Bullgarit Dimitar Berbatov.

Vucinic deri më tani ka shënuar 14 gola për Romën në këtë stinor.

Roma patjetër do të shes një nga yjet e saj mirëpo sipas të gjitha gjasave pritet që të largohet Mexes gjatë verës.
/LajmeSport.com

Vlerësim i lojtarëve: Bayern Munich – Manchester United

March 31, 2010



LajmeSport.com paraqet vlerësimin e lojtarëve të ndeshjes Bayern Munich 2-1 Manchester United, bazuar ne Goal.com.

Bayern Munich

Butt: 6- Butt u mposht shumë herët nga Rooney ose saktësisht në minutën e dytë dhe shumë herë United dështoi ta testonte me të vërtetë atë.

Lahm: 6.5 -
Kishte ndikim të madh tek topi por disa herë e humbi atë. E kontrolloi mirë koreanin Park dhe meriton një notë mesatare.

Van Buyten: 6- Kishte paraqitje më të mirë se Demichelis por në anën tjetër lejoi mundësi të pashfrytëzuara të Rooneyt.

Demichelis: 4.5 – Argjentinasi kishte gabime të mëdha dhe për shkak të degazhimit të tij, Rooney shënoi gol por Demichelis u dëshmua pothuajse në pjesën e dytë.

Badstuber: 6.5 – Pasoi disa herë për Riberyn dhe bllokoi Nanin por në luftë me portugezin nuk ishte gjithmonë fitimtar. Kontrolloi më mirë topin kur Bayern shtoi presionin në pjesën e dytë.

Antiltop: 6.5 – Avansonte në disa pozita të mira por ishte i ngadalshëm në sulme. Në pjesën e dytë pati rast perfekt, por Van der Sar ishte në vend. Një gol mund t’ia kishte ngritur notën atij.

Van Bommel: 7- Bëri punën e tij si gjithmonë duke luftuar në mesfushë dhe e posedonte mjaft mirë topin. Ishte arsyeja kryesore pse Bayerni morri kontrollin në pjesën e dytë.

Pranjic: 6.5 –Pranjic meriton një notë mesatare sepse ishte i sigurt dhe i mbajti mjaft mirë Scholes dhe Carrick.

Ribery: 7- Jo në formën e tij më të mirë por kishte depërtime të mira dhe me krosimet e tij shkaktonte panik tek Man.Utd. Goli i tij ishte i rëndësishëm sepse shtoi dhe më shumë motivin për fitore.

Mueller: 6- Kishte kontribuar mirë sot edhe pse nuk u pa aq shumë, mirëpo pasoi për Altintop dhe Olic.

Olic: 7.5 – Shënoi golin vendimtar dhe në disa raste u tregua i rrezikshëm duke iu shmangur mbrojtësve të ekipit anglez.

Gomez: 6.5 – Filloi aksionin e golit të dytë dhe pastaj Olic iu bashkangjit duke shënuar golin e fitores.

Klose – Minutazh i shkurtër.

Tymoshchuk: Zëvendësim i vonuar

Manchester United

Van der Sar: 7 – Ishte shumë i zënë me intervenimet e tij dhe në disa raste e ndali topin në mënyrë perfekte.

Neville: 6 – Nuk ishte në nivel për të garuar me Riberyn dhe në fund i fali dhe një gjuajtje të lirë, ku francezi nuk dështoi dhe shënoi gol.

Ferdinand: 6- Ngeci në disa raste me Olic dhe duhet të përmirësohet nëse dëshiron dominimin e Manchester në Premier Ligë.

Vidic: 6 – Kishte rast perfekt kur qëlloi transverzalen por kishte mbetur prapa Olic dhe Kroati shfrytëzoi hapësirën duke shënuar gol.

Evra: 5 – Nuk ishte aq i dobishëm në pjesën e dytë aq sa duhet për Man.Utd dhe në disa raste e kishte lënë Altintopin vetëm , që do të thotë se kundërshtari krijonte raste.

Nani: 6- Kishte krosime drejt Rooneyt por kur Bayerni morri kontrollin ai nuk u vërejt dhe u zëvendësua vonë me Giggs.

Fletcher: 6- Mesfushor perfekt. Krosimin e tij duhej ta kishte shfrytëzuar Rooney dhe rezultati mund të ishte 2-0.

Carrick: 5.5 – Nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe u zëvendësua nga Valencia. Nuk kishte raste përveç një goditje të bërë nga ai.

Schooles: 6- Veterani nuk kishte marrë pjesë në finalen e vitit 1999 dhe sot ai shfaqi performancë gati të njejtë, siç e bën gjithmonë.

Park: 5.5 – Koreani u përpoq të luante shpejt duke dhënë më të mirën për t’u përfshirë në tempon e lojës, por shpesh e humbi topin.

Rooney:7- Shënoi herët një gol që i dha avantazh anglezëve, por në vazhdim të lojës ishte i izoluar. Po ashtu kishte disa raste që mund t’i shfrytëzonte në dobi të Man.Utd.

Zëvendësime:

Valencia: 5.5- Nuk kishte efekt zëvendësimi i tij me Carrick për ta shpartalluar mbrojtjen gjermane.

Berbatov: 5.5- Shfaqi formë të mirë në ndeshjen e fundit të Premier Ligë por presioni i gjermanëve e bllokoi atë.

Giggs: Zëvendësim i vonuar

/LajmeSport.com

Van Gaal: Edhe pa Robben nuk frikësohemi nga Man.Utd

March 29, 2010

Përkundër deklaratave të Karl-Heinz Rummenige dhe Franz Beckenbauer në lidhje me temën se Rooney është mjaft i rrezikshëm, trajneri Luois van Gaal ka hedhur poshtë spekulimet se skuadra e tij frikësohet nga Man. Utd.

Bavarezët takohen me Djajtë e Kuq në Allianz Arena dhe van Gaal beson se Bayern Munich ka kualitet sa për t’i shkaktuar telashe ekipit të Ferguson.

“Kurrë nuk jam frikësuar dhe lojtarët e mi po ashtu nuk frikësohen”, deklaroi van Gaal para ndeshjes.

“ E vlerësojmë kualitetin e Rooneyt. Ai është super-lojtar. Kur ishte i ri une shpesh pyesja se ku qëndronte vizioni i tij. Tani ai është përmirësuar dhe është vështirë të dërgohet jashtë loje”.

“Por mund të menaxhojmë sepse kemi kualitet. Ferguson dhe lojtarët e tij duhet të frikësohen nga ajo”.

Trajneri tha disa fjalë në lidhje me lëndimin e Robben.
“Na duhet një lojtar si Robben kundër Manchester United por nëse nuk është 100% i gatshëm, ai nuk do të luajë”.

“Gjithmonë duhet të kujdeseni për një lojtar të klasit të lartë. Ai nuk është lënduar por muskuli i tij është lodhur”.

/LajmeSport.com

Robben: Ndeshja me Manchester United po vjen shumë shpejt

March 29, 2010

Mesfushori gjerman deklaroi se ai ndoshta nuk do të luajë në derbin e së martës.

Sulmuesi i Bayern Munich u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes Bayern – Stuttgart , e cila ishte e vlefshme për Bundesligën.
Për Bavarezët mungesa e Roben të martën do të ishte një goditje e madhe sepse synimet e Bayernit janë që të arrijnë në gjysëmfinale të Champions League.

Menaxheri i Bayern, Louis van Gaal ka deklaruar se Roben nuk do të luaj të martën kundër Man.United.

Robben është i vetëdijshëm për mungesën e tij sepse ndeshja është shumë afër dhe lëndimi i tij nuk ia mundëson paraqitjen në formacionin bazë.

“U godita të mërkurën në ndeshjen kundër Schalkes në kuadër të DFB Pokal dhe gjendja u përkeqësua në minutat e fundit kundër Stuttgart”,deklaroi Robben për Studio Voetbal.

“Nuk ka ndonjë lëndim serioz por unë kam frikë se ndeshja kundër Man.United po vjen shumë shpejt.Nuk është e sigurt se a do të luaj apo nuk do të luaj të martën.”

/LajmeSport.com

Robben mund të mungojë kundër Man.Utd

March 27, 2010

Anësori i Bayern Munich,Arjen Robben është në dyshim për pjesëmarrjen në derbin e Champions League kundër Manchester United, pasi holandezi mund të ketë pësuar lëndim gjatë ndeshjes kundër Stuttgart.

Sikurse lëndimi i David Beckham edhe Robben mund të jetë lënduar njejtë duke vrapuar me top mirëpo natyra e lëndimit ende mbetet e paqartë.

Për më shumë informata rreth këtij lajmi, vizitoni LajmeSport.com pas pak…
/LajmeSport.com

Evra: Prioriteti ynë është Premier Liga

March 23, 2010

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Patrice Evra thotë se më prioritet është të fitojmë titullin e katërt radhazi në kampionat se sa që të fitojmë Ligën e Kampionëve.

“Ne fillojmë gjdo stinor me dëshirën që të fitojmë në të gjitha garat,” tha Francezi për Fifa.com

“Në Manchester të fitosh njëher kampionatin nuk të mjafton. Ne jemi të detyruar të fitojmë disa, nëse jo të gjitha. Këtë vit prioriteti ynë është që të fitojmë për herë të katërt kampionatin radhazi, që do të ishte historike.”

Më pas Francezi deklaroi se momenti dëshpërues për të është humbja në finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Duke cituar se Manchesteri nuk e tregoi veten ashtu sic është në atë ndeshje.

Por pranoi se atij I mjaftoi të fitoj Carling Cup dhe Premier Ligën.

Manchester united: Nuk na duhet David Villa, kemi Wayne Rooney

March 22, 2010

David villa dhe Wayne Rooney pa diskutim do te perbenin dyshen e sulmit me te frikshme per cilindo ekip, por ne ambientet e djajve mbizoteron idea se Wayne Rooney eshte mese i mjaftueshem. Forma mjaft e mire e spanjollit dhe golat e shenuar ja kane cuar atij vleren e kartonit ne jo me pak se £35 milion, shume te cilen ka pak gjasa qe ta shpenzojne pronaret e djajve. Pervec Manchester United, ne lufte per sherbimet e sulmuesit spanjoll jane edhe Real Madrid, Barcelona, Man City apo edhe blute e Chelsea. Duket se me larg marrjes se tij per momentin jane Djajte e Kuq.

Ferguson: Duhet ta mbajme kryesimin

March 22, 2010

Trajneri i Djajve te Kuq Sir Alex Ferguson thote se skuadra e tij duhet te luaje me shume kujdes deri ne ndeshjen e fundit te kampionatit ne menyre qe te mbaje kryesimin e marre diten e djeshme pas fitores 2-1 te arritur ndaj Liverpool. Manchester United arriti t’i marre 3 piket rivaleve historike te Rafa Benitez pasi permbysen golin e Torres. Wayne Rooney arriti te barazoje fale nje 11-metershi dhe ne pjesen e 2 ishte Park ai qe i dha golin e fitores skuadres se Ferguson. Djajte festuan edhe me shume pas dhurates qe i beri Blackburn duke arritur te ndalte ne barazim blute e Chelsea. Kur mbeten edhe 7 takime nga fundi i sezonit, Manchester united ndodhet 4 pike me shume se Chelsea i cili ka nje ndeshje me shume per te zhvilluar ndaj Portsomuth. Pa dyshim ndeshja me e rendesishme e sezonit do te jete perballja direkte Man Utd-Chelsea e cila mund te percaktoje edhe kampionin.

Nerlinger: Takimi kundër Man.UTD do të jetë festival

March 19, 2010

Bayern Munich ëstë takuar me Manchester United në çerekfinale të Champions League. Shorti ishte mbajtur në Nyon të premten pasdite. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Allianz Arena në Mynhen kurse ajo e dyta në Old Trafford në Manchester.

Dy ekipet ishin takuar në finalen e vitit 1999 të Champions League në Camp Nou në Barcelona. Ajo natë ishte për anglezët pasi ata shënuan fitore me rezultat 2-1 në vazhdime duke mposhtur gjigantët gjermanë.

Duke folur për web-site zyrtar të klubit, drejtori teknik i Bayern, Christian Nerlinger ka thënë se do të jetë ribashkim special.

“Do të jetë një natë festivali për ne. Të luash me Manchester United është speciale. Ata janë një ndër klubet më të shkëlqyera në Evropë. Na duhet që të kemi qasje në detyrë dhe të shikojmë pozitiven”,shtoi ai.

/LajmeSport.com

Next Page »