Vargas, ofertat nga R.Madridi, Man City, Juventusi dhe Interi janë reale

May 29, 2010

Futbollisti i Fiorentinës, Juan Manuel Vargas është lidhur me disa transferime jashtë Artemio Franchit gjatë kësaj vere, duke u kërkuar nga disa top skuadrat e futbollit Evropian.

Peruani ka insistuar se ai dëshiron të qëndroi në Viola poashtu shtoi se ai nuk është i brengosur për të ardhmen e tij, mirëpo ai nuk qartësoi se a janë konkrete ofertat nga këto skuadra.

“Ofertat nga Real Madridi, Manchester City, Juventusi dhe Interi janë të vërteta,”  tha Vargas për Tuttomercatoweb.

“Agjenti do të mirret me këto çështje, dhe do të shikojë ofertat më të mira.”

Është raportuar më parë se Real Madridi ka bërë ofertë prej €22milion ofertë që u refuzua nga Fiorentina, mirëpo një ndryshim shifre në €25milion ka mundësi të ndikoi që Fiorentina të ndryshojë mendje.

/LajmeSport.com

Man City dhe Man UTD hidhen pas Vucinic’it

April 7, 2010

Dy skuadrat nga qyteti i Manchesterit janë vënë në luftë për të marrë shërbimet e sulmuesit Romak Mirko Vucinic, duke u bazuar në të përditshmen The Sun.

Trajneri i Man City’t, Roberto Mancini thuhet se është i gatshëm të paguaj  £24m për Malazezin.

Mirëpo ai do të ketë konkurent direkt Alex Fergusonin i cili  kishte bërë ofertë për Vucinicin gjatë vitit 2008 mirëpo që ishte refuzuar nga Roma.

Mirëpo pas atij refuzimi Man UTD morri shërbimet e Bullgarit Dimitar Berbatov.

Vucinic deri më tani ka shënuar 14 gola për Romën në këtë stinor.

Roma patjetër do të shes një nga yjet e saj mirëpo sipas të gjitha gjasave pritet që të largohet Mexes gjatë verës.
/LajmeSport.com

Tevez: Golat janë për tifozët

March 30, 2010

Sulmuesi i Manchester City’t, Carlos Tevez i ka dedikuar golat e tij fansave të Man City’t dhe bashkëlojtarëve.

Argjentinasi 26 vjeçar i ka ndihmuar skuadrës së tij që të shënojnë fitore kundër Ëigan Athletic me një hat-trick.

“Unë jam shumë i lumtur me fitoren por edhe për skuadrën. Ishte një fitore e rëndësishme dhe jam i lumtur që i gëzova fansat.” Tha Tevez për Sunday Sun.

Pas kësaj fitore Man City renditet në pozitën e pestë me vetëm dy pikë largë vendit të katërt kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Tevez shihet si një lojtarë me fat për Manchesterin pasi që çdo herë që shënon ai City ose barazon ose fiton.

Ai shtoi: “Të gjitha golat që i kam shënuar janë për tifozët dhe për skuadrën. Është një ndjenjë e mirë kur të gjithë më mbështesin në fushë,” Përfundojë ai.

/LajmeSport.com

Given: Problemet e Bridge na kanë ndihmuar

March 7, 2010

Portieri i Manchester Cityt Shay Given beson se turbullira e shkaktuar së fundmi në media për çështjen Bridge-Terry i ka ndihmuar që të bashkohen lojtarët e Cityt.

“ Ishte gjë personale për Bridge dhe ne jemi të kënaqur për të.” Tha Given.

“ Ne të gjithë e mbështetëm. Ne jemi një ekip, një familje, ne të gjithë përshtatemi së bashku.”

Manchester City aktualisht është në pozitën e pestë në Premier Ligë, dhe Given mendon se ekipi i tij do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

“ Ne kemi luajtur më mirë se disa skuadra tjera dhe kjo do të ketë efektin në fund.”

“ Janë katër ekipe që po luftojnë për vendin e katërt dhe është aq e ngushtë sa edhe vet gara për titull.”

“ Ne kemi treguar kush jemi ndaj Chelseat dhe shpresojmë se do të vazhdojmë ashtu.”

“ Forma jonë si mysafir ishte e tmerrshme por fitorja ndaj Chelseat na bën të besojmë për më tutje.” Përfundoi Given.

/LajmeSport.com

Robinho: Mancini nuk ka aftësi menaxheriale

March 7, 2010

Robinho ka kritikuar ashpër trajnerin e Manchester Cityt, italianin Roberto Mancinin duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e tij si menaxher dhe duke pohuar se italiani e bëri atë të humb besimin duke e zëvëndësuar vazhdimisht.

Pas një sezoni frustrues me City, braziliani shkoi si huazim tek klubi ku filloi karrierën Santos ku shënoi katër herë në gjashtë paraqitje.

“ Tek Manchester City e dija se do të kërcente tabela e zëvëndësimeve dhe unë kam qenë njëri prej tyre, pasi që trajneri nuk ka patur besim në mua.”

“ Më pas, ju filloni të humbni besimin në fushë.”

Pika kyçe e largimit të Robinhos nga City ishte humbja 2-0 nga Evertoni dhe largimi i tij në mes të lojës.

“ Unë fola me menaxherin pas ndeshjes.” Tha Robinho.

“ Ai pranoi se ka gabuar që më largoi nga loja. Ishte hera e parë që unë është dashur për përjetoj diçka të tillë në karrierën time, pasi që është hera e parë.”

“ Nuk ishte mungesë respekti. Mendoj se është mungesë e aftësisë si menaxher.” Përfundoi Robinho.

/LajmeSport.com

Tevez: Terry do të ishte i vdekur

March 4, 2010

Sulmuesi i Manchester Cityt Carlos Tevez ka lancuar një sulm të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtësit të Chelseat John Terry, duke pohuar se nëse një lojtar Argjentinas do ta bënte këtë me Tevezin, atëherë ai do të ishte i vdekur.

“ Nuk mendoj se mund ta bëni këtë me gruan e një lojtari tjetër.”

“ Është gabim. Për mendimin tim, Terry nuk ka moral për atë që ja bëri Bridge-it.”

“ Nëse Terry do të ma bënte mua këtë, dhe nëse do të ishte argjentinas ai do ti humbiste këmbët e tij, ose më mirë, do të vdiste.”

Tevez dhe Terry ishin përfshirë një kacafytje mes veti në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në Stamford Bridge, dhe insistoi se skandali i Terryt skishte të bëjë me atë zënkë.

“ Unë nuk u kapa me Terryn për skandalin.”

“ Unë u kacafyta për shkak se më kapi për fanelë dhe mua ajo nuk më pëlqeu. Unë u nxeva me të për këtë arsye.” Tha Tevez.

Qëndroni me ne, pasi që në ora 16:00 do të keni rast të lexoni njërin prej editorialeve më të nevojshëm të sezonit, mbi garat për titujt nëpër ligat europiane…Qëndroni me ne !

/LajmeSport.com

Mesfushori i Cityt Michael Johnson arrestohet pasi që goditi me kokë një tifoz të United

March 3, 2010

Mesfushori i Manchester Cityt Michael Johnson është nën hetime për shkak të një sulmi ndaj një tifozi të Manchester United në një klub nate në Dhjetor.

Viktima e sulmit me kokë nga Johnson ishte duke kënduar këngët e Manchester United në klubin e natës së 42nd Street në Manchester.

Johnson duket të jetë prekur nga këto këngë dhe e ka goditur me kokë viktimën 22 vjeçare, që u largua nga vendi i ngjarjes nga një makinë patrolluese.

Johnson, gjithashtu 22 vjeçar konsiderohet e ardhmja e Anglisë, pasi që ishte kapiten i U19 dhe U21.

Johnson do të qëndroj nën vështrime të rrepta policore deri më 14 Prill kur do të merret një vendim definitv.

/LajmeSport.com

Barry: Tevez është i pazëvëndësueshëm

March 2, 2010

Mesfushori i Manchester Cityt Gareth Barry beson se mungesa e Carlos Tevezit më parë ishte një mungesë e madhe pasi që Tevez është krucial për ekipin.

Tevez shënoi dy herë dhe pothuajse vet mposhti Chelsean, duke e shqyer midis Stamford Bridge me rezultat 4-2.

“ Ne e kemi ditur se ai na mungon, si neve ashtu dhe tifozëve.”

“ Ai na jep kuotë më të lartë të punës dhe një shpirt të pavdekshëm, dhe goli i tij i barazimit ndryshoi rrjedhën e takimit.”

“ Ai ka potencialin të jetë një klassin e Rooneyt dhe Drogbas. Golat e tij këtë sezonë, dhe mënyra se si ai kryen punët pothuajse vet, tregojnë se ai është i shkëlqyer, apo jo.? “ tha Barry duke shtuar se Manchester City do ta zë pozitën e katërt në fund të sezonit përkundër ndeshjeve të vështira.

/LajmeSport.com

Bridge nuk përshëndetet me Terryn (VIDEO)

February 27, 2010

Siç jeni njoftuar nga edicionet e mëhershme të lajmeve këtu tek ne në LajmeSport.com, Chelsea është shkatërruar nga Manchester City në Stamford Bridge me rezultat 4-2.

Mirëpo, kjo nuk ishte befasia e vetme. Para ndeshjes, dy protagonistët më të përfolur ishin Wayne Bridge dhe John Terry për shkak të seks skandalit të njohur, dhe se, në përballjen e skuadrave këta do të duhej të përshëndeteshin ndonjëherë.

Bridge siç dihet është larguar nga kombëtarja angleze për të mos shkaktuar probleme me Terryn, dhe as sot Wayne Bridge nuk ishte në disponim që t’ia fal John Terryt, duke mohuar shtrëngimin e duarve me të para fillimit të ndeshjes në fjalë.

VIDEO flet më shumë…

Chelsea shkatërrohet !

February 27, 2010

Manchester City i ka dhënë një leksion futbollistik Chelseat midis Stamford Bridge para tifozëve të vet njëkohësisht duke e turpëruar me rezultat 4-2.

Chelsea në pjesën e parë mbyti Manchester Cityn. Pas rasteve të shumta të Didier Drogbas dhe Frank Lampardit, dhe posedimit të lartë të topit, gjithë ai mund shpaguhet në fund të pjesës së parë kur dhe ndryshon rrjedha e takimit.

Frank Lampard pas 43 minutash lojë shënon për epërsinë e parë dhe të fundit të Chelseat në këtë takim.

Aksioni i radhës i Cityt ishte fatal për blutë e Londrës. Pas një degazhimi të Shay Given, John Obi Mikel së bashku me Terryn gabojnë, dhe e vendosin Carlos Tevezin vetë para portierit Hillario, dhe natyrisht se Tevez nuk dështon për 1-1.

Pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme.

Chelsea filloi me furinë e njëjtë pjesën e dytë por ky avaz nuk do të vazhdonte gjatë.

Craig Bellamy pas një kundërsulmi fantastik të organizuar me Carlos Tevezin, gjendet së bashku me argjentinasin para Obi Mikelit dhe Terryt, dhe Bellamy mashtroi Obi Mikelin duke shënuar nga një kënd i vështirë për 2-1 dhe epërsinë e Cityt. Paraqitje e dobët nga Hillario.

Chelsea në vazhdim të takimit u shpërqëndrua dhe City ishte çështje kohe kur do ta përgadiste pergamenën e kapitulimit të Chelseat.

Në minutën e 75, Juliano Belleti nuk mbajti qëndrim të sigurtë para Gareth Barryt, dhe ky fundit ja morri topin si një amater i vërtetë që është Bellety, dhe në depërtim e sipër, Barry nxjerr një penalti inekzistente, e njëkohësisht e përshëndet Juliano Belletin me një karton të kuq.
Tevez u tregua i saktë para Hilarios dhe shënon bukur për 3-1.

Kjo nuk ishte e tëra. Në minutën e 81, Michael Ballack e tepron me ashpërsi, dhe merr kartonin e dytë të verdhë për të shkuar natyrisht në zhveshtore.

Nga situata 10-8 në fushë për Cityn, doli një kundërsulm 4-2 për Cityn, nga e cila Bellamy shënon golin e dytë në këtë takim për 4-1.

Në fund të takimit Nicolas Anelka rrëzohet në zonë dhe nxjerr një penalti sa për prestigj të cilën e konkretizon Lampard me golin e dytë në këtë takim për 4-2 dhe rezultatin përfundimtar.

Kjo ndeshje tregoi edhe njëherë se Chelsea nuk është në formën më të mirë, dhe pas humbjes nga Interi, Mancini mbrojti përsëri nderin e tij, duke e treguar superioritetin ndaj Ancelottit ashtu si në të kaluarën në Serie A.

Kjo fitore e Cityt është lajm i mirë për Manchester United që tani është në pozitën e dytë me 60 pikë, një më pak se Chelsea me 61. Arsenal do të zhvillojë takimin në ora 18:30 me Stoke Cityn në transfertë, ndeshje të cilën do të keni rast të ndiqni në LajmeSport.com, dhe, nëse Arsenal triumfon, gara për titull do të ishte më e hapur se kurrë.

Manchester City nga ana tjetër dalëngadalë po e përforcon pozitën e katërt në tabelë.

/LajmeSport.com

Next Page »