ZYRTARE: Edy Reja trajneri i Lazios

February 10, 2010

Claudio Lotito ka theksuar se asgjë nuk do ta largojë Lazion nga gjendja e tanishme përveç punës në vazhdim e sipër.

Lotito, i cili ka përjashtuar nga puna Davide Ballardinin dhe e ka zëvendësuar me Edy Reja,ka kërkuar përgjigje nga lojtarët e tij që duhet të bëjnë tani e tutje përpjekje të mëdha.

“Nëse dëshirojmë të dalim nga kjo situate duhet të punojmë, punojmë dhe të punojmë,” deklaroi ai për Il Messaggero.

“Pritjet nuk u respektuan dhe,edhe pse pozita jonë në tabelë është e mjerë, kjo nuk reflekton në vlerat e klubit”.

“Kam investuar para dhe kam marrë iniciativa që do të jenë në histori”.

Problemet për Lazion u shtuan edhe më shumë kur rreth 1000 fansa u grindën me policinë të Martën, problem i cili la 3 njerëz që kishin nevojë për trajtim në spital.

“Protesta? Ishte e planifikuar nga armiqtë tanë”,përfundoi presidenti Lotito.

/LajmeSport.com

Reja: Ja kam dhënë fjalën Lazios

February 9, 2010

Reja: Ja kam dhënë fjalën Lazios

Edy Reja pranon faktin se do të largohet nga Hajduk Split, dhe ka deklaruar se ai ja ka dhënë fjalën presidentit të Lazios, Claudio Lotito.

Trajneri ka pranuar këtë pasdite se ai ishte i sigurt sa i përket vendimit të tij, dhe që do të largohet nga detyra e tij aktuale në Kroaci.

“Unë tani kam vendosur,” tha ai për mediat Kroate, këtë mbrëmje. “Unë do të shkoj në Lazio.”

“Nuk ishte një vendim i lehtë, dhe pas shum mendimeve në lidhje me këtë, unë zgjodha të kthehem në shtëpi.”

“Unë do të lë një copë të zemrës sime në Hajduk Split si shenjë nderi për ta, por unë kam kërkuar të kthehem në Itali.

Reja duhet të marrë përgjegjësinë në seancën e nesërme stërvitore, pas nënshkrimit të kontratës me klubin deri në qershor 2011.

/LajmeSport.Com

Zarate mund të zëvendësojë Robinhon te City

February 4, 2010


Zarate mund të shkojë në Premier League.

Sulmuesi i Lazios Mauro Zarate mund të kthehet në Premier League me Manchester Cityn këtë verë.

Sipas raporteve në Itali, Argjentinasi shihet si lojtar ideal nga Mancini që të zëvendësojë Robinhon në City.

Klauzula e shitjes së Zarates është 30 milion euro, dhe kjo shumë nuk është problem i madh për Manchester Cityn.

/lajmesport.com

Lotito vë dyshime për transferimin e Pandev tek Inter

January 29, 2010


“Kjo nuk është përfunduar ende,” paralajmëroi shefi i Lazios.

Presidenti i Lazios Claudio Lotito ka zbuluar se transferimi i lirë i Goran Pandev te gjigandët e Italisë Inter ka ardhur nën mikroskopin e Lega Calcio’s.

Pandev e ka anuluar kontratën me Lazion dhe u transferua tek inter si lojtar i lirë.

“Kjo nuk ka përfunduar ende. Prokurorët federal janë në kërkim të…! “ tha ai për La Gazzeta dello Sport.

Revistat kanë shkruar se Lega Calcio ka nisur një hetim për këtë rast para dy muajve, pasi Lotito paraqiti një ankesë për përgjimin e lojtarit nga Neroazzurët, duke rënë dakord me kushtet e transferimit para vendimit të panelit të arbitrazhit.

/lajmesport.com

Mauro Zarate: Kurrë nuk do ta lë Lazion

January 18, 2010

Sulmuesi i Lazios,Mauro Zarate insiston se ai nuk do ta lë klubin e tij dhe njëkohësisht ka caktuar Kupën e Italisë si objektiv për Biancocelestët në këtë sezon.

Mjerimi për Lazion vazhdoi edhe të dielën,ku ata humbën kundër Atalantës me rezultat 3-0.Momentalisht Atalanta është duke luftuar për eksiztencë ngase gjindet në pozitën e 18 me 16 pikë të mbledhura.

Sidoqoftë,Zarate shpreson dhe fokusohet tek gjërat pozitive, ku njëra prej tyre është besnikëria e tij për klubin.

“Unë…Largim?Kurrë” deklaroi ai për shtypin.

“Është moment i vështirë për ne dhe duhet të përmirësohemi.Objektivi ynë nënkupton Kupën e Italisë”.

“Luajtëm keq kundër Atalantës , por tani ne duam të rikthehemi në formë kundër Fiorentinës në Kupën e Italisë,por gjithmonë është vështirë të luash në dy kompeticione”.

/LajmeSport.com

Lazio, Udinese dhe Fiorentina më tej

January 14, 2010

Lazio ka mposhtur Palermon në duelin kryesor të kësaj xhiroje në Coppa Italia me rezultat 2-0. Fiorentina nga ana tjetër menzi e mposhti Chievon 3-2 kurse Udinese ishte solide ndaj Lumezanes.

Për Lazion shënuan Kolarov në minutën e 57 dhe Floccari në minutën e 74.

Fiorentina mposhti Chievon vetëm në pjesën e dytë. Granoche kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 7. Mutu barazoi rezultatin në minutën e 35.

Epërsinë për Veronasit e riktheu Bentivoglio në minutën e 38.

Fiorentina e mbaroi ndeshjen për dy minuta. Babacar në minutën e 75 shënoi për Violan, kurse kapitulimin e Veronës e vulosi Adrian Mutu dy minuta më vonë.

/LajmeSport.com

Agjenti: Zarate do të largohet

January 9, 2010

Në shtëpi të Lazios punët nga keq kanë shkuar në shumë keq, pasi që Zarate ka vendosur të largohet nga Lazio, përkundër kërkim faljes së Davide Ballardinit trajnerit të Lazios, i cili i ka dhënë një bershëri bërtimash Zarates të mërkurën.

“ Ballardini nuk e kupton kodin e futbollit në zhveshtore. Fjalët e tij janë katastrofale dhe nuk e kuptoj pse.”

“ Ai ka bërë një gabim të madh. Mauro Zarate është përulur, por ai dëshiron të përgjigjet në fushë. Sidoqoftë, trajneri tregoi mungesë respekti.Jam në futboll që 30 vjet dhe po flasim për lojtarë në zhveshtore jo jashtë saj.”

“ Një gjë është e sigurtë. Nëse edhe njëherë ndodhë kjo, ju siguroj që Zarate do të largohet në fund të sezonit.” Deklaroi i hidhëruar vëllai i Zarates Sergio Zarate.

Arsenali është lidhur pak ditë më parë me një transferim të Mauro Zarates prej 43 milion funtash.

/LajmeSport.com

40 mil € për Zaraten?

January 7, 2010


Agjenti i Zarates ka thënë se Gunners kanë ofruar 40 milion euro për yllin Argjentinas.

Sipas agjentit të Zarates menaxheri i Arsenal Arsene Wenger ka përgatitur një ofertë të parefuzueshme nga Lazio, prej 40 milion euro për yllin Argjentinas.

“Unë jam në kontakt me Arsenalin, “ tha Jose Alberto Kopola për lalaziosiamonoi.it

“Arsenali ka ofruar një ofertë prej 40 milion euro për Zaraten. “

“Manchester City ka dështuar sezonin e kaluar që të transferoj Zaraten, ndoshta Arsenal mund të ketë sukses. “

“Ndoshta Zarate nuk është i lumtur në Romë, dhe mund të kërkojë largim nga Biankocelestët.

“Ndoshta Zarate mund të kalojë te Arsenali, sepse nga ajo që unë di Zarate është pak i lodhur nga situata që po përjeton këtu. “ perfundoi Kopola.

/lajmesport.com

Totti i përgjigjet Zarates

December 30, 2009

Francesco Totti & Maurito Zarate - Roma-Lazio - Serie A (Grazia Neri)

Dje, sulmuesi i Lazios Mauro Zarate i kishte thënë shtypit se koha e Francesco Tottit kishte kaluar. Por, në skenë tani del vetë protagonisti Totti, i cili ja jep një shuplakë si kundërpërgjigje Zarates.

“ Urime të gjithë tifozëve, të gjitha sporteve dhe të gjitha kampionëve si Buffon, Del Piero, Messi, Cristiano Ronaldo, Kaka, Ronaldinho. Më falni nëse e kam harruar ndokë.”

“ Pasi që jemi në sezonin e krishtilindjeve, ne duhet të bëhemi më të mirë. Unë i jap Zarates 240 dëshira. Në vitin 2010, unë shpresoj të bëhemi golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në histori të Series A.”

“ Oh, më falni se harova, duhet të nxitohem pasi që koha ime ka kaluar…po, mos haroni, se në fillim të 2009 isha një lojtar i harxhuar.”

Numri 240 që e përmend Totti më lartë është aludim për 240 gola të shënuara gjatë karrierës së tij në të gjitha garat.

/LajmeSport.com

Zarate: Ka kaluar koha e Tottit

December 29, 2009

Francesco Totti & Maurito Zarate - Roma-Lazio - Serie A (Grazia Neri)

Sulmuesi i Lazios Mauro Zarate ka vazhduar luftën verbale me kapitenin e Romës, legjendën e gjallë romake Francesco Tottin, duke pohuar se koha e tij ka kaluar.

Lufta e fjalëve në mes të dy sulmuesve nuk ka të ndaluar, me Zaraten i cili hedh dhe një kapitull tjetër në të.

“ Totti flet shumë, por ai ka haruar se ka kaluar koha e tij. Mendoj se ai nuk ka shënuar në 10 derbit e fundit.”

“ Ai gjithnjë më sulmon mua, por tentoj mos ti përgjigjem. Unë bëj vetëm atë që duhet të bëj, të luaj dhe të shënoj.” Deklaroi Zarate për ESPN Argentina.

/LajmeSport.com

Next Page »