Barcelona triumfon në La Liga

May 16, 2010

Barcelona ka përmbyllur sezonin 2009-2010 pas fitores 4-0 kundër Valladolidit në Camp Nou, me ç’rast ekipi Blaugrana shpallet kampion i La Ligas.

Prieto në minutën e 27′ shënon një autogol duke krijuar epërsinë e Blaugranëve, kurse pas 4′ minutave Pedro Rodriguez dyfishon rezultatin në Camp Nou.

Për rezultatin 4-0 kujdeset kush tjetër pos golashënuesit më të mirë në La Liga, Lionel Messi i cili shënon dy herë në minutat (62′,76′).

Në anën tjetër Real Madridi ka barazuar 1-1 kundër Malagas dhe Mbretërit u pajtuan me një kualifikim në Champions League, pra mbetet të shihet se çfarë do të ndodh sezonin tjetër.

Duda (9′), Van der Vaart (48′) shënuan golat për të barazuar në fund.

Nesër LajmeSport do të publikoj fotot e festës së ekipit Blaugrana.

/LajmeSport.com

Barcelona shkatërron Tenerifen

May 4, 2010



Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga dhe kësaj rradhe Blaugranët me plotë meritë kanë fituar 4-1 kundër Tenerifes.

Edhe rezultati tregon dominimin e plotë të Barcelonas.Në minutën e 17′ pas një asistimi të Ibrahimovic, Messi shënon për 1-0.

Tenerife nuk lejoi të zgjas shumë epërsia dhe 6′ minuta pa përfunduar pjesa e parë, me anë të një asistimi të Daniel Kome, Roman barazon rezultatin 1-1 në Camp Nou.

Në pjesën e dytë Barcelona shtrëngoi dhëmbët dhe shënoi edhe 3 gola të tjerë duke fundosur përfundimisht Tenerifen.

Fillimisht në minutën e 63′, Dani Alves asiston për Bojan i cili shënon për 2-1.

Pas 14′ minutash, Pedro shfrytëzon një pasim të Messit dhe dhuron golin e tretë për Barcan.

Për të demoralizuar tërësisht Tenerifen kujdeset Messi, i cili pas një pasimi të Dani Alves nga krahu i djathtë, shënon për 4-1 duke siguruar 3 pikë të plota.

Barcelona vazhdon kryesimin në tabelë me 93 pikë,kurse Tenerife ende nuk e ka siguruar mbijetesën në La Liga me 35 pikë.

/LajmeSport.com

Goli i vonshëm i Ronaldos fundos Osasunan

May 2, 2010



Përkundër dominimit në pjesën më të madhe të lojës,Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë kundër Osasunës në Santiago Bernabeu, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 3-2.

Epërsinë e golave e hapën mysafirët, të cilët me anë Carlos Arandas në minutën e 7′ kalojnë në epërsi.

Pa kaluar shumë kohë,Cristiano Ronaldo barazon për 1-1. Ndodhi kjo në minutën e 25′.

2 minuta pa përfunduar pjesa e parë, Carlos Aranda asiston për Vadozc dhe ky i fundit kalon përsëri në epërsi Osasunan.

Gëzimi i mysafirëve zgjati 120 sekonda, pasi Esteban Granero asiston për Marcelon, i cili me kokë barazon shifrat duke çuar skuadrat në pushim.

Osasuna arriti të mbahej mjaft mirë, por një minutë para fundit dorëzohet.

Pas një asistimi të Higuain, Cristiano Ronaldo me kokë shënon për 3-2 dhe golin e tij të dytë njëkohësisht personal.

Real Madridi me këtë fitore gjindet i dyti në kuotën e 89 pikëve, kurse Osasuna pozicionohet e dymbëdhjeta me 39 pikë, por ende nuk e ka siguruar mbijetesën.

/LajmeSport.com

Ramos: Do të ishte gabim të dorëzohemi në La Liga

April 12, 2010



Në një konferencë për shtyp sipas Marcas, mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos deklaroi mbi humbjen në ‘el Classico’ duke siguruar të gjithë se ata nuk do të dorëzohen në garën për titull.

“Do të vazhdojmë të luftojmë sepse do të gabonim në rast dorëzimi. Do të luftojmë deri në fund. Nuk do të dorëzohemi sepse kanë mbetur edhe 21 pikë për tu fituar”.

“Duhet të mësojmë nga këto ndeshje të mëdha për të ardhmen. Në humbjen kundër Lion dhe po ashtu kundër Barcës kishim shumë momente të rënda. Diferenca jonë me Barcën aktualisht nuk është e shkëlqyer, por nëse ata fitojnë titullin me 101 pikë meritojnë lëvdata”.

/LajmeSport.com

Perez: ‘el Classico’ tregon pse La Liga është më e mira në botë

April 10, 2010



Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez shpreson për fitore kundër Barcelonës dhe beson se ‘el Classico’ tregon se La Liga është më e mira në botë.

“Jemi siguruar se e tërë bota është duke pritur për këtë ndeshje”, deklaroi ai për Marca.

“Ky reaksion që është prodhuar gjatë ditëve të fundit tregon se pse është Liga më e mirë në botë”.

“Tani është koha që të kënaqemi me ndeshjen. Është e vërtetë se tre pikë janë të gatshme, por ata do të shërbejnë shumë për ekipin që fiton sonte në Bernabeu”.

/LajmeSport.com

Real Madridi hidhet pas Kolarov’it

March 29, 2010

Real Madridi ka filluar me hapat e parë drejt interesimit për mbrojtësin e Lazio’s, Aleksandar Kolarov.

Mediat Italiane thonë se Reali do ta ketë të vështirë të marrë mbrojtësin Serbë, pasi që do të ketë konkurent Juventusin dhe Interin.

Kolarov mendohet se do të largohet nga Lazio gjatë verës, javën e kaluar Kolarov e hodhi fanellën drejt tifozëve për të shprehur gëzimin e tij, mirëpo disa e cilësojnë këtë si një fakt që ai do të largohet.

/LajmeSport.com

Sevilla-Aragones, dështon marrëveshja

March 25, 2010

Sevilla nuk pranon kërkesën e Aragonesit. Dhe kështu vazhdon të mbetet pa trajner.

Luis Aragones dhe Sevilla nuk kanë arritur të bëjnë një marrëveshje, duke lënë kështu klubin Andalusian me një “Jo” nga ana e Aragonesit. Duke u bazuar në Marca, dallimi midis këtyre dy palëve ishte kohë-zgjatja e kontratës.

Aragones, i cili e dërgoi kombëtaren Spanjolle në titullin e parë pas 44 vjetësh në Euro 2008, dëshironte që kontrata të zgjaste deri në përfundim të stinorit 2010-11. Por presidenti i Sevillës nuik e pranoi këtë kërkesë.

Tani pas këtij dështimi të Aragonesit, Sevilla do të vazhdoi me Antonio Alvarez I cili do të jetë trajner I përkohshëm.

Në sondazhin e Marca’s 62,5% e të cilëve votuan ishin kundëer largimit të Jimenez’it.

Sevilla largon Jimenezin, Laudrup dhe Aragones në shënjestër

March 24, 2010

Sevilla ka larguar nga detyra trajnerin Manolo Jimenez pas barazimit të mbrëmshëm kundër Xerez’it 1-1.

Bordi i Sevillës e morri kërë vendim në orët e hershme të mëngjesit. Ndërsa derisa të zgjidhet ceshtja se kush do të jetë trajner i ardhshëm është vendosur që këtë detyrë të marrë përkohësisht Ramon Orellana.

Monchi i cili është shef në njërën nga zyrat e Sevilla’s ka insistuar se ata do të mundohen të gjejnë sa më shpejt një zëvendësues.

Emrat që kanë filluar të përmenden gjatë ditës së sotme janë Michael Laudrup dhe Luis Aragones.

Van der Vaart: Do të bëjmë gjithçka për titullin e La Ligas

March 22, 2010



Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart ka thënë se Los Merengues janë të etur për të fituar titullin në këtë sezon duke njoftuar se ata do të bëjnë gjithçka për titullin e tyre të 32-të.

“Kemi para syve titullin e ligës dhe dëshirojmë të fitojmë medoemos”,deklaroi ai për AS.
“Duhet të shohim se si përgjigjet Barcelona, por kemi besim tek shanset tona”.

Holandezi ka këshilluar bashkëlojtarët që të mos fokusohen shumë tek El Classico duke thënë se ata kanë ndeshje të tjera të rëndësishme, si ajo kundër Atleticos.

“ Titulli nuk varet tek loja kundër Barcës. Duhet të fitojmë ndeshjet e tjera. Clasico do të jetë ndeshje e rëndësishme sikurse kundër Sporting. Derbi kundër Atleticos do të jetë i vështirë”.

Ai tha se është i lumtur që nuk u largua nga klubi këtë verë dhe ka një rol kryesor te skuadra e Real Madridit , prandaj dëshiron të qëndrojë ende me Los Blancos.

“Më pëlqen kur njerëzit dëshirojnë që unë të luaj këtu. Dëshiroj të qëndroj dhe të ndihmoj ekipin. Mund të jem i mirë nëse luaj rregullisht por e di se mund të dëshmohem”.

/LajmeSport.com

Rezultatet e sotme në La Liga

March 20, 2010

Sot janë zhvilluar gjithsej pesë takime në La Ligën spanjolle dhe Reali siç është pritur ka shënuar fitore kundër Sporting de Gijon me rezultat 3-1.
Valladolidi dhe Xerez kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme për ta .
Nesër Zaragoza pret në shtëpi Barcelonën kurse takim interesant pritet të jetë Mallorca – Atletico Madrid. Mallorca luan në shtëpi dhe mbetet të shihet se a do të mposhtet nga Atletico.
Rezultatet e sotme në La Liga:

Athletic Bilbao 2 – 2 Getafe
Deportivo La Coruna 0 – 2 Valladolid
Xerez 2 – 1 Tenerife
Real Madrid 3 – 1 Sporting Gijon
Espanyol 1 – 0 Sevilla [ Duke u zhvilluar]

/LajmeSport.com

Next Page »