Diego: Nuk kam se çfarë të dëshmoj

March 7, 2010

Mesfushori i Juventusit Diego ka insistuar se nuk ka se çfarë të dëshmoj pas fitores 2-1 dje ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 26 të Series A.

“ Unë shpresoj se do të shënoj edhe para tifozëve tanë dhe jo vetëm në udhëtime.”

“ Unë nuk kam dashur ti hakmirrem askujt. Unë shënova për vete dhe për ekipin që luaj.”

“ Jam i kënaqur me rezultatin pasi që ne jemi duke u përmirësuar. Ishte një natë perfekte për ne. Ne kemi luajtur futboll të mirë në gjashtë ose shtatë ndeshjet e fundit.”

“ Ne humbëm një ndeshje në shtëpi javën e kaluar ndaj Palermos, por tani ekipi po bën më mirë dhe është më i fortë. “ përfundoi Diego.

/LajmeSport.com

Candreva: Fitorja u dedikohet tifozëve të Juves

March 6, 2010

Mesfushori i Juventusit Antonio Candreva ua ka dedikuar tifozëve të Juventusit fitoren ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1, duke thënë se tani e tutje Juventusi do të shkojë vetëm përpara.

“ Sot gjithçka u varr nga të gjithë dhe kjo na lejoi të bëjmë presionin e nevojitur pas humbjes 2-0 nga Palermo javën e kaluar.”

“ Kjo fitore është për klubin, ekipin dhe tifozët.” Tha Candreva.

/LajmeSport.com

Juventus mposht armikun

March 6, 2010

Juventusi ka arritur të shënojë një fitore të madhe në Artemio Franchi pas ‘’ një shekulli ‘’ pa fitore në ndonjë derbi.

Ndeshja ishte e balancuar por me rritëm të shpejtë. Ishin vendasit ata që i kishin rastet më konkrete, por edhe loja e Juventusit ishte për tu lavdëruar.

Fillimisht në minutën e dytë Diego kalon në epërsi mysafirët pas asistimit të Antonio Candrevas për 1-0.

Pas gjysmë ore lojë, një harkim i bukur gjen Marchionin që parabollon me kokë portierin Alex Manninger në formë relativisht të mirë sot.

Në pjesën e dytë Fiorentina vazhdoi të jetë më kërcënuese por një gol nga Fabio Grosso heshti tifozët.

Pas një pasimi të mirë të Sisokos, Grosso shënon bukur me ndihmën e traversës për 2-1.

Deri në fund Fiorentina rrezikoi disa herë por plogësht.

Juventusi kalon në pozitën e katërt me 44 pikë derisa Palermo të zhvilloj ndeshjen e kësaj jave nesër.

/LajmeSport.com

Blanc: Raymond Domenech nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit

March 6, 2010

Jean-Claude Blanc ka thënë se Juventusi nuk e ka kontaktuar trajnerin e Francës Raymond Domenech përderisa vazhdon kërkimi i një trajneri të klasit të lartë.

Raporte nga Italia thonin se Blanc ka kontaktuar francezin Domenech pasi që largimin e këtij të fundit nga pankina e tri kolorëve e dëshiron i gjithë kombi francez.

“ Hera e fundit kur e kam parë Domenech ka qenë gjatë ndeshjes me Bayernin në Ligën e Kampionëve.” Theksoi Blanc për L’Equipe.

“ Dhe ne nuk kemi biseduar për mundësinë e të bërit ai trajner i Juventusit.”

Juventusi është aktualisht në lidhje me Cesare Prandellin e Fiorentinës, Rafa Benitezin e Liverpoolit dhe me disa trajnerë të tjerë të kalibrit të lartë.

/LajmeSport.com

Del Piero: EL = asgjë

March 5, 2010

Sipas Alessandro Del Pieros, sezoni i Juventusit ishte aq i keq, sa që edhe një triumf në Europa League nuk do ta zvogëlonte zhgënjimin e bianconerëve.

“ Triumfi në Europa League? Ne nuk mund të shikojmë aq larg, dhe nëse do të bëja ndonjë analizë definitive, mendoj se nuk është e mjaftueshme fitimi i këtij trofeu për të mbuluar zhgënjimin në Serie A.”

“ Tabela e Series A flet më shumë. Ishte një vit katastrofal për ne, por shpresoj se ne jemi pjekur pas gjithë asaj që ndodhi dhe unë shpresoj se këto gjëra nuk do të përsëriten vetvetiu në të ardhmen e Juventusit.”

Ndeshja e nesërme ndaj Fiorentinës është o jetë o vdekje për Juventusin pasi që aty do të mund të shushen dhe të ringjallen gjasat për pozitën e katërt.

“ Serie A është ende e komplikuar pasi që ka ekipe që dijnë të luajnë dhe t’iu vënë në vështirësi.”

“ Është Palermo, Napoli dhe nesër Fiorentina, që nuk meritoi të humbiste ndaj Milanit dhe Romës, dhe të gjithë pamë se çfarë ndodhi me Bayern Munichun. Mendoj se Fiorentina po mendon për Ligën e Kampionëve.”

Dje Del Piero pranoi se ai ende po ëndërron për të shkuar në kampionatin botëror me kombëtaren Azzure.

/LajmeSport.com

Gilardino dhe Vargas të gatshëm për ndeshjen e Fiorentinës kundër Juventusit

March 4, 2010


Fiorentina do ti ketë në dispozicion dy superyjet e tyre kundër Juventusit.

Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino dhe anësori Manuel Vargas janë të gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit, pas rikthimit të plotë në trajnim me skuadrën.

Sky Sport Italia raporton se Gilardino dhe Vargas janë të gatshëm për Juventusin.

Gilardino dhe Vargas ishin jashtë fushave të lojës që nga ndeshja kundër AC Milanit javën e kaluar.

Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale, apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.

/lajmesport.com

Shkëmbim Diego – Ribery ?

March 4, 2010

Juventusi ka rifreskuar planet për transferimin e Franck Riberys, dhe juve me çdo kusht dëshiron transferimin e Riberys, kësaj radhe duke ju ofruar gjermanëve super mesfushorin brazilian Diego.

Ribery, që po kërkohet nga Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United, ka qenë atraktiv duke zgjuar interesim në Torino, dhe Bayerni do të mund të pranonte një shkëmbim me Diegon.

Gjermanët ishin pranë tranfserimit të Diegos verën e kaluar kur ishin në bisedime me drejtusit e Bremenit. Sidoqoftë Juventusi erdhi dhe e morri atë.

Sidoqoftë, Bayerni ende e dëshiron Diegon, dhe ata do të mund të shqyrtonin një shkëmbim Diego – Ribery. Kjo lëvizje e Juventusit e bën atë skuadrën favorite për firmën e francezit.

/LajmeSport.com

Wenger: Po e vështroj Felipe Melon

March 3, 2010

Arsene Wenger ka pranuar se është duke e vështruar mesfushorin e Juventusit Felipe Melon, si transferim të mundshëm në Arsenal.

“ Ne ishim interesuar verën e kaluar për Melon.”

“ Ne e shikuam atë në ndeshjen miqësore në Emirates ndaj Italisë, në të cilën luajti në mënyrë fantastike.”

“ Më pasi ai shkoi në Juventus ku ju shkatërrua karriera.”

“ Ne mendojmse ai është shumë i talentuar dhe së bashku me Gilberto Silvën, Brazili ka një mesfushë shumë të mirë. Ne ende jemi duke e vështruar Melon.”

Arsenali ishte pranë transferimit të Melos nga Fiorentina, por Juventusi e mposhti me një ofertë më të fortë.

/LajmeSport.com

Shkëmbim Buffon – Ribery ?

March 2, 2010

Juventusi po i afrohet gjithnjë e më pranë Franck Riberys pasi që presidenti i bianconerëve Jean Claude Blanc do të shfrytëzoj takimin G14 në Manchester për të biseduar me Karl Heinz Rummenigen persidentin e Bayernit, dhe të hap negociatat me të.

Blanc po qëndron në Angli së bashku me presidentët e klubeve tjera të mëdha europiane për të diskutuar për çështje rreth futbollit, por synimi kryesor do të jetë afrimi me Riberyn.

Leggo raporton se Blanc do ti prezantoj gjermanëve një ide se si Juventusi e dëshiron assin francez, dhe do të tentoj ti bind ata se ajo çfarë ofron ai është më mirë se Real Madridi.”

Juventusi e ka të vështirë afrimin me Riberyn për shkak të Zinedine Zidanes, por me buxhetin e aprovuar javë më parë Juventusi ka mjaft para për të blerë francezin e talentuar.

Gjithashtu, Blanc do të përdor edhe Gianluigi Buffonin për të transferuar Franck Riberyn. Siç dihet Bayerni është duke kërkuar që moti një portier të klasit botëror, dhe më herët kishte spekulime për një kalim të tij të Bayerni.

/LajmeSport.com

Del Piero: Pa panik

March 2, 2010

Ylli i Juventusit Alessandro Del Piero ua ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të mos shockohen nga humbja e fundjavës nga Palermo.

“ Natyrisht, na vjen keq, por nuk mund të ndalemi për shkak të një humbjeje.”

“ Dhe para së gjithash, ne nuk mund të harrojmë të kaluarën dhe të jemi pesimistë.”

“ Kështu, kjo humbje, sado që dhemb, nuk mund të fshij të mirat që kemi qenë duke ndërtuar.”

“ Ne do të luajmë shtatë ndeshje për 22 ditë, dhe do të shohim ku do të jemi më pas. Jam i sigurtë se do të jemi në pozitën e katërt.” Tha Del Piero.

/LajmeSport.com

Next Page »