Guardiola i kënaqur me Zlatan Ibrahimovic
May 1, 2010
Trajneri i Barcelonas, Josep Guardiola ka deklaruar se është i kënaqur me Ibrahimovic dhe kritikat që i shtrohen suedezit nuk janë të drejta.
“Çdo herë që ka luajtur, ka luajtur mirë, por lëndimet në momentet kyçe nuk e kanë ndihmuar atë”, deklaroi trajneri i ekipi Blaugrana.
Këto ditët e fundit, Ibrahimovic ishte i lidhur me një largim nga Camp Nou , pasi dyert do t’i hapeshin sulmuesit të Valencias, David Villa.
“Është normale të vijnë kësi lloj spekulimesh në këtë kohë të vitit, por unë nuk jam personi i duhur të flas për këtë”, theksoi ai.
/LajmeSport.com
Guardiola: Nuk jemi të pasigurtë pas humbjes nga Inter
April 30, 2010
Pas stërvitjeve të Barcelonës, Pep Guardiola në konferencën për shtyp ka deklaruar se eliminimi nga Inter nuk do të ketë efekt tek ekipi Blaugrana.
“Të humbësh nuk do të thotë se jemi të pasigurtë. Të fitosh tre tituj gjithmonë pritet, por në sport më shumë humbni se sa fitoni”.
“Edhe nëse humbim në Villarreal, ne ende mund të jemi kampionë. Nuk jam duke fituar, por nuk duam t’i themi lamtumirë shpresave të titullit sepse besoj se titulli i La Ligas do të vendoset në fund”.
Sa i përket çështjes së transferimit të David Villas, Guardiola tha se ai nuk ishte personi i duhur të komentoj për atë.
/LajmeSport.com
Guardiola pranon se Inter ishte më i mirë
April 21, 2010
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola pranoi se skuadra e Interit ishte më e mirë në fitoren 3-1 kundër Blaugranëve, në kuadër të gjysmëfinales në CL, ndeshje që u zhvillua në Giuseppe Meazza.
Barcelona kaloi në epërsi me golin e Pedros, por Inter u rikthye me tre gola të realizuar nga Sneijder, Maicon dhe Milito duke i sjellur punë të vështirë Spanjollëve në Camp Nou.
“Shihemi në ndeshjen kthyese, vetëm kaq mund të them”, deklaroi Guardiola.
“Ata luajtën stilin e tyre të futbollit. Ndeshja ishte e shpejtë dhe sulmuesit e tyre po ashtu, kurse ne u përpoqëm të depërtonim në mes dhe me anësorë. Kundërshtari ynë ka treguar se nuk është i lehtë për ne “.
/LajmeSport.com
Guardiola: Mourinho është trajneri më i mirë në botë
April 19, 2010

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka lavdëruar Jose Mourinhon duke e përcaktuar si më të mirin në botë, para derbit të gjysmëfinales në kuadër të Champions League.
“Përballemi me një ekip të fortë si Interin, trajner i cili ndoshta është më i miri në botë”,deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp.
“Ai ka fituar tituj në Portugali, Angli dhe Itali. Është nder të përballesh me të”.
“Udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, por asgjë nuk ka ndodhur. Shumë njerëz në Europë nuk kanë qenë të gatshëm të udhëtojnë. Do të preferoja që të udhëtoja 14 orë me autobus të marr pjesë në CL se sa të shikoja gjysmëfinalen në shtëpi [ TV ]“.
/LajmeSport.com
Guardiola shpreson për rikthimin e Iniestas në finale të CL
April 13, 2010

“Ai ishte stërvitur mirë por në mes të nxehjes pësoi lëndim në muskul”, deklaroi Pep Guardiola pas lëndimit të mesfushorit Iniesta, lojtar i cili do të jetë pothuajse 1 muaj jashtë aksionit.
Sipas raportimeve të Marcas, Guardiola është i zemëruar me lëndimin e fundit dhe shpreson që të rikthehet para finales në Santiago Bernabeu.
Për trajnerin e Barcas, Iniesta është lojtar i cili trajnon nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe e konsideron profesionin e tij shumë serizosisht dhe nuk meriton këto lëndime të ndodhura.
/LajmeSport.com
Guardiola i vetëdijshëm për kërcënimin e Inter
April 7, 2010
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është ende i entuziasmuar me Champions League, por insiston se gjysëmfinalja pas 2 jave kundër Interit, nuk do të jetë si ndeshja 4-1 kundër Arsenal.
Guardiola bashkë me ekipin e tij udhëton në San Siro me 20 Prill për takimin e parë të gjysëmfinales. Ai pret një test të vështirë nga Interi i Jose Mourinhos.
“Duhet të jemi dy herë më të fortë kundër Interit dhe kjo do të jetë e vështirë”,deklaroi Guardiola për Sky Sport Italia.
“Do të kisha preferuar që t’i shmangemi Interit”.
Sergio Busquets po ashtu e ka paralajmëruar ekipin e tij që mos t’i nënvlerësojnë gjigantët Italianë.
“E njohim Interin i cili kërkon trofe dhe ata janë shumë të fortë”,shtoi ai.
/LajmeSport.com
Baggio merr të drejtën të flet me lojtarët e Barçës
April 7, 2010
Bossi i Barcelonës Pep Guardiola e ka lejuar legjenden e futbollit Italian, Roberto Baggion që t’i flasë lojtarëve të Barçës pas fitores kundër Arsenalit.
Barcelona shkatërroi Arsenalin me rezultat 4-1, ku Messi i shënoi 4 gola dhe I solli kualifikimin skuadrës së tij.
“Unë jam i kënaqur që ai erdhi të na shikonte duke luajtur,” tha Guardiola për Goal.com Italia. “Ai është një shok i imi dhe i dhash të drejtën që të falsë me lojtarët.”
“Ai e di që Barcelona është shtëpia e tij,” shtoi Guardiola.
Baggio është një admirues i madh i Messit dhe kjo është arsyeja kryesore që ai ka shkuar në Camp Nou.
/LajmeSport.com
Guardiola i lumtur për fitoren e djeshme
March 18, 2010
Trajneri i Barcelonës ka lavdëruar ekipin e tij pas fitores 4-0 kundër Stuttgart, me ç’rast ata fare pa problem u kualifikuan në çerekfinale të UEFA Champions League.
“Kemi qenë intiensivë në çdo aspekt dhe po ashtu agresivë në nivel të madh. Jemi rikthyer falë dashurisë së fansave, ndihemi të fuqishëm”.
Guardiola po ashtu shtoi se ekipi i tij duhet të vazhdojë me performancë të tillë,nëse dëshirojnë të arrijnë finalen në Bernabeu.
“ Të gjithë ekipet në raundin e ardhshëm janë të mirë, do të kemi edhe dy ndeshje tjera për të bërë atë gjë që të ndodh [ arritja në finale]”, deklaroi ai për Goal.com Spain.
/LajmeSport.com
Oliver: Vetëm Mourinho dhe Capello duhet të fitojnë më shumë se Guardiola
March 10, 2010
Në komentet e raportuara nga AS, drejtori gjeneral i Barcelonës, Joan Olive ka deklaruar se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, dhe duke thënë se Fabio Capello dhe Jose Mourinho janë të vetmit që mund të krahasohen me Guardiolën.
“ Pep duhet të fitoj më shumë. Pas Mourinhos dhe Capellos, ai ka treguar se është më i miri në botë, dhe se ai duhet të fitoj si ata dy.”
Guardiola është në pritje të rinovimit të kontratës që skadon në qershor.
/LajmeSport.com
Guardiola: Nuk jam i pakënaqur
March 7, 2010
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola është dërguar në tribuna gjatë ndeshjes me Almerian në të cilën Barcelona barazoi për ti lënë Real Madridit të kryesoj.
Duke folur për Marca pas ndeshjes tha: “ Pyeteni referin pse.”
“ Ishte ndeshje interesante. Ne krijuam raste, dhe unë duhet të përgëzoj ekipin që kurrë nuk u dorëzua.”
“ Në kohën kur keni dhjetë lojtarë, kundërshtari tenton të fitoj. Përgjithësisht, ne e patëm të vështirë të luajmë ndaj një ekipi të organizuar mirë dhe të motivuar.”
“ Ata patën raste me Piattin dhe Crusat.”
“ Nuk jam i pakënaqur.”
“ Ne gjithmonë tentojmë të fitojmë, por kjo ishte një ndeshje që kemi mundur ta humbasim.”
“ Ne ishim 2-1 me dhjetë lojtarë, dhe ekipi u përgjigj. Ne e lëvizëm topin mirë.”
“ Ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur.”
I pyetur për përjashtimin e Ibrahimovic, Guardiola tha: “ Nuk e pashë atë rast.” Përfundoi Pep Guardiola.
Barcelona aktualisht është në pozitën e dytë të La Ligas Spanjolle me pikë të barabarta me Real Madridin por me golaverazh më të dobët.
/LajmeSport.com






