Prandelli: Jam krenar me ekipin tim

March 9, 2010

Cesare Prandelli me hidhërim dhe zhgënjim të plotë ka thënë pas ndeshjes ndaj Bayernit se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte përvojë e mirë, dhe se ka paralajmëruar skuadrat e Series A për atë që mund ti pres në vazhdim të sezonit.

“ Ekziston hidhërim i madh, por jam krenar që kam drejtuar Fiorentinën në këto ndeshje. Në Ligën e Kampionëve ne kemi fituar 6 nga 8 ndeshjet. “

“ Për shumë njerëz goli nga offside i ndeshjes së parë nuk ishte me rëndësi, por në fakt ishte. Lojtarët nuk duhet të ndjehen të frustruar pasi që mund të bëhen kompakt. “

“ Duke luajtur në këtë mënyrë me ekipin ju mund të luani ndaj secilit. Ata duhet të jenë krenar. Ne kemi marrur përvojë nga kjo sfidë, dhe e përsëris kur ke një ekip me përvojë arrin dhe limitin e kohezionit.”

“ Fatkeqsisht jemi penalizuar nga aksidentet dhe fatkeqsitë muajve të fundit.”

“ Sezoni nuk ka përfunduar dhe kjo është shenjë për të gjithë. Në Serie A ne mund të fitojmë dhe shumë pikë. “

“ Me pak më shumë përvojë do të arrinim të kualifikoheshim por…shëndosh.” Përfundon Prandelli kokëulur.

/LajmeSport.com

Frey i nervozuar me eliminimin por krenar

March 9, 2010

Sebastian Frey është shprehur tejet i zhgënjyer e njëkohësisht edhe i nervozuar me eliminimin e çuditshëm sipas tij nga Liga e Kampionëve.

“ Ekziston hidhërim dhe zhgënjim shumë i madh. Për sonte nuk kemi se për çfarë të ankohemi, sepse kemi luajtur mirë në shtëpi.”

“ Kujtojeni ndeshjen e parë, sepse me 1-1 do ishim kualifikuar. Le të mbajmë kokën lartë dhe me pendim të madh. Ne nuk e kemi merituar këtë. “

“ Ata shënuan dy gola shumë të mirë, edhe nëse era i ndihmoi ata. Goditjet ishin aq të papërshtatshme, më thuani, çfarë do të bënit kur Robben godet në ato kushte nga 25 metra.? “

“ Është sezon shumë i vështirë, por le të shtrëngojmë dhëmbët dhe le të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.” Tha Frey pas ndeshjes.

/LajmeSport.com

Gilardino: Dua ferr në Fierncë

March 9, 2010

Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino menzi pret fillimin e takimit të sontëm me Bayernin në Artemio Francchi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Fiorentina mund të shkruaj sot historinë duke rikthyer deficitin prej 2-1 nga ndeshja e parë.

“ Ardhmëria jonë përcaktohet sot. Është ndeshje e rëndësishme, shumë e rëndësishme.”

“ Për ne, për Firencën, për mua dhe për bashkëlojtarët, për drejtorët dhe klubin.”

“ I gjithë qyteti është gati për të na përkrahur. Unë e di se tifozët tanë edhe njëherë do të jenë këtu, ata janë fantastik.”

“ Ne do të shfrytëzojmë njohurinë, futbollin tonë, dhe dëshirën tonë për të fituar.”

“ Tifozët duhet të fokusohen që të jenë vetvetja. Ata duhet të jenë special, si gjithnjë, dhe të krijojnë një ferr sportiv.” Tha Gilardino për La Gazzeta dello Sport.

/LajmeSport.com

E ardhmja e Riberys…

March 8, 2010

Ndeshja e nesërme e Bayernit me Fiorentinën nuk përcakton vetëm të ardhmen e klubit bavarez në Ligën e Kampionëve, por përcakton edhe të ardhmen e futbollistit kryesor të klubit Franck Ribery.

Nëse Bayern Munchen arrin të tejkaloj Fiorentinën në Artemio Franchi me epërsinë 2-1 që e ka nga Allianz Arena, atëherë Franck Ribery do të ketë një perspektivë më të qartë.

“ Kjo do të vendoset për dy ose tri javë.” Tha Ribery

Francezi gjithashtu zbuloi dhe emrat e ekipeve të interesuara.

“ Për mua janë të interesuara Chelsea, Barcelona dhe klubi që e dëshiroj Real Madridi.”

“ Sidoqoftë nuk jam 100 përqind i sigurtë se a do të shkoj te Reali.”

Por Ribery pohon se ndoshta mund të qëndroj në Bayern.

“ Kjo nuk do të thotë që unë do të largohem nga Bayerni. Do të shohim.” Tha Ribery.

Ribery do të jetë i gatshëm për ndeshjen kruciale nesër ndaj Fiorentinës ku dhe do të vendoset e ardhmja e tij.

LajmeSport.com do të vështroj nga afër situatën e Franck Ribery dhe për çdo spekulim, lajm, apo zyrtaritet të ri do të njoftoheni ekskluzivisht në kohë reale tek ne…

/LajmeSport.com

Gilardino dhe Vargas të gatshëm për ndeshjen e Fiorentinës kundër Juventusit

March 4, 2010


Fiorentina do ti ketë në dispozicion dy superyjet e tyre kundër Juventusit.

Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino dhe anësori Manuel Vargas janë të gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit, pas rikthimit të plotë në trajnim me skuadrën.

Sky Sport Italia raporton se Gilardino dhe Vargas janë të gatshëm për Juventusin.

Gilardino dhe Vargas ishin jashtë fushave të lojës që nga ndeshja kundër AC Milanit javën e kaluar.

Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale, apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.

/lajmesport.com

Mutu mund të dënohet me 4 muaj moslojë

March 3, 2010

Sulmuesi i Fiorentinës Adrian Mutu është dënuar deri në Janar për shkak të përdorimit të substancave të palejuara.

Lojtari që ka pohuar vazhdimisht se ato tableta janë për dietë dhe janë blerë në Rumani, e që janë të palejuara. Sidoqoftë, tani këto pohime po merren parasysh dhe sipas agjentit të tij vendimi për ta suspenduar Mutun prej 4 vjet u zvoglua drastikisht në 4 muaj.

Një vendim për ish lojtarin e Juventusit dhe Chelseat do të pritet mbrenda 15 ditëve.

/LajmeSport.com

Tifozët e Fiorentinës protestojnë “ Rosonerët janë hajna “

February 26, 2010

Tifozë të hidhëruar të Fiorentinës vazhdojnë të protestojnë pas ndeshjes së fituar nga Milani në mënyrë kontraverse 2-1 në Artemio Franchi.

La Repubblica raporton se një banner i madh është shfaqur jashtë stadiumit Artemio Franchi që akuzon Milanin për hajni pas dramës që u shfaq të mërkurën mbrëma.

“ Rregulli i avantazhit është duke u zbatuar për Milanin: Hajna.”

Protestuesit kanë vazhduar të tregojnë frustracionin e tyre pasi që skuadra e tyre humbi në mënyrë jashtëzakonisht të dyshimtë.

Atyre u është mohuar një penalti pranë rezultatit 1-0, dhe golat e vonshëm të Klaas Huntelarrit dhe Alex Patos kanë shpuar me thikë në zemër tifozët e Violas.

Të enjten drejtuesit e Fiorentinës kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me takimin, dhe ata e kanë quajtur referimin e Roberto Rossetit (aktualisht arbitri numër një në botë) si një skandal të vërtetë.

/LajmeSport.com

Përballja e Artemio Franchit i takoi Rosonerëve

February 24, 2010


Milan ka shënuar fitore shumë të rëndësishmë në Artemio Franchi kundër Fiorentinës 1-2.

Alberto Gilardino shënon në minutën e 14 për ta dërguar në epërsi Fiorentinën.

Barazpeshon gjithqka holandezi Klas Jaan Huntelaar në minutën e 81. Heroi i ndeshjes ishte padyshim Alexandre Pato i cili ia dhuroi fitoren Milanit duke shënuar gol në minutën e 90.

Me këtë fitore Milan rikthehet në vendin e dytë me 51 pikë të tubuara, 4 pikë më pak se Inter që është në vendin e parë.

Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.

/lajmesport.com

Tifozët e Fiorentinës do të mbajnë maskat e Ovrebos në ndeshjen kthyese ndaj Bayernit

February 19, 2010

Tifozët e Fiorentinës janë duke planifikuar një iniciativë anti Tom Henning Ovrebo në ndeshjen kthyese me Bayern Munichun në Artemio Francchi.

La Gazzeta dello Sport pohon se tifozët janë inkurajuar nga mediat lokale në Firencë për të veshur fanela të gjelbërta irlandeze, dhe maska të Tom Henning Ovrebos si protestë ndaj arbitrit norvegjez.

Tifozët e Violas kanë marrur disa iniciativa në Facebook, në të cilat mblodhën me mijëra mbështetës.

Në ndërkohë, Il Corriere dello Sport pohon se Ovrego është suspenduar nga referimi i takimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Norvegjezi është nën zjarr të tërë opinionit europian për atë vendim katastrofal në ndeshjen Bayern – Fiorentina kur pranoi golin e Kloses, i cili ishte 2 metra në offside.

/LajmeSport.com

FIGC e nevrikosur me gabimet e gjyqtarit në ndeshjen Bayern – Fiorentina

February 18, 2010

FIGC (federata italiane e futbollit) e ka vënë në pikëpyetje standardain e referimit të UEFA-s në Ligën e Kampionëve pas disfatës së Fiorentinës nga Bayern Muncheni pas golave kontravers dhe protestave të mëdha.

Vendimet e Tom Henning Ovrebos gjatë ndeshjes e kanë lënë Fiorentinën një hap larg fazës tjetër, dhe për këtë arsye zyrtarët e FIGC janë tejet të nervozuar me UEFA-n.

“ Të gjithë mbrëmë e kanë parë dobësinë dhe gjithë ajo u pa, besoj se e dini se për çfarë po flas.”

“ Një gabim i madh është bërë në fazën e Ligës së Kampionëve, që ka peshë të madhe. Por, ajo që më brengos është përgaditja e referëve për këso lloj ndeshjesh të mëdha.”

“ Ndeshjes ju ndrshua kahja nga gjyqtari dhe asistentët e tij të cilët nuk ishin në standardet e duhura.”

“ Gabimi është katastrofal pasi që po flasim për metra, dhe jo centimetra.” Theksoi Giancarlo Abete, presidenti i FIGC.

Para golit kontravers, Overbo nuk pranoi golin e Gomezit dhe akordoi penaltinë që nuk ekzistoi në Franck Riberyn.

Më vonë, ai e skuqi Massimo Gobin për një goditje me bërryl që gjithashtu është e dyshimtë.

Dhe, gabimi i fundit dhe më katastrofali i mbrëmjes ishte ai kur asnjëri prej gjyqtarëve nuk e kanë parë Klosen dy metra në offside, e qe në zhargonin futbollistik njihet si offside i thellë.

Ovrebo ishte fajtori kryesor pse Barcelona fitoi titullin e Ligës së Kampioënve, pasi që në gjysmëfinale dëmtoi rëndë Chelsean.

/LajmeSport.com

Next Page »