Drogba: Jam i uritur për triumf

March 11, 2010

Sulmuesi i Chelseat Didier Drogba insiston se ai ende ka dëshirë për të triumfuar me skuadrën e Chelseat, përkundër se sot Drogba mbush 32 vjet.

“ Unë ende kam pasion për lojën.” Tha Drogba për faqen zyrtare te klubit.

“ Unë ende ndjehem i uritur dhe jam ende në gjah për tituj.”

“ Unë ndjehem vërtetë mirë. Kam thënë në të kaluarën se gjithçka varet prej lëndimeve.” Tha Drogba.

/LajmeSport.com

Lampard i lodhur me abuzimet ndaj Terryt

March 9, 2010

Frank Lampard, kolegu i John Terryt te Chelsea, thotë se skuadra e tij është lodhur nga abuzimet ndaj Terryt dhe se tash e tutje do të shikojnë vetëm se si të luajnë dhe të shkojnë përpara.

“ Nuk do të humbas kohë duke thënë se është momenti për të ndalur abuzimet, por gjithë kjo është e mërzitshme për tu bartur.

“ Ne do të luajmë dhe do të shkojmë përpara, kjo është përgjigja më e mirë.” Ka thënë Terry.

/LajmeSport.com

Julio Cesar: Do ta eliminojmë Chelsean

March 8, 2010

Julio Cesar po shpreson që të shmang gabimet ndaj Chelseat kur Interi të udhëtoj në Stamford Bridge për të zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Nerazzurët shpresojnë të mbarojnë punën dhe të arrijnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në San Siro.

Ai gjithashtu është shprehur për aksidentin që i ndodhi para ndeshjes së parë.

“ Unë isha duke e ngasur automjetin dhe një shok i imi ishte me të. Unë u ktheva pak në mënyrë që të drejtoj mirë automjetin, por më pas u rrëshqita në ujë dhe vetura humbi kontrollin.”

“ Unë kam mësuar shumë nga ky aksident pasi që e kuptova se rrezikova jetën time dhe jetën e një personi tjetër. Unë kam mundur të hedh gjithçka përtej duke bërë këso lloj gjërash pa nevojë.”

“ Disa ditë më parë isha me Lucion, dhe unë i thash atij që të ngas më ngadalë sepse frikësohesha nga shpejtësia.”

Për ndeshjen shprehet.

“ Unë pranova një gol të çuditshëm në ndeshjen e parë, por unë do të mbroj githçka në Londër, dhe ne do të kualifikohemi.” Pëfundoi Julio Cesar.

/LajmeSport.com

Chelsea & Villa në gjysmëfinale (VIDEO)

March 7, 2010

Chelsea dhe Aston Villa kanë kaluar në gjysmëfinale të FA Cup pasi që mposhtën kundërshtarët e tyre respektiv sot.

Aston Villa pati të bëjë Readingun në transfertë të cilin e mposhti me vështirësi 4-2 falë hattrickut të John Carew që bëri të mundshme fitoren pas dizavantazhit 2-0 në pjesën e parë.

Duhet të ceket se edhe Ashely Young luajti për mrekulli në këtë takim.

Në takimin tjetër që u zhvillua prej ores 17:00 Chelsea mposhti me lehtësi në Stamford Bridge Stoke Cityn për të kaluar më tutje.

Ishte një goditje e Frank Lampard që në minutën e 35 befasoi mysafirët dhe gëzoi tifozët vendas.

Vlen të përmendet se në këtë takim Chelsea ishte tejet stabil në mbrojtje.

Si rezultat i kësaj John Terry shënon pas një kohe të gjatë dhe pas gjithë atyre zhvillimeve për 2-0 dhe fundin e takimit në minutën e 67.

Chelsea është në rrugë shumë të mirë për të fituar dhe trofeun e parë këtë sezonë pasi që në Premier Ligë i ka gjasat e barabarta me Arsenalin dhe Manchester Unitedin me të cilin takohet më 3 Prill në Old Trafford.


Lampard 1-0


John Terry 2-0

/LajmeSport.com

Terry: Unë po luaj mirë

March 7, 2010

Kapiteni i Chelseat John Terry ka thyer heshtjen dhe ju është përgjigjur kritikëve të formës së tij duke thënë se ai po luan mirë si për ekipin ashtu dhe për kombëtaren.

“ Nuk ka shumë lojtarë që dalin publikisht dhe i mbajnë duart lart, ashtu siç bëra unë pas ndeshjes me Evertonin.” Theskoi Terry për People.

“ Gjithashtu pata dhe një goditje në ajër në një ndeshje, por përpos kësaj, jam mjaft i kënaqur me formën time këtë vit.”

“ Në pjesën e parë të sezonit pata formë të mirë, por më pas rezultatet e dobëta, dhe ajo çfarë ndodhi javëve të kaluara, e gjithë vëmendja ishte tek unë. Por unë ndjej se po luaj mirë.”

“ Unë luajta mirë ndaj Egjiptit.”

“ Ishte me rëndësi për mua që të paraqitem sa më mirë.”

“ Unë mendoj se isha lider ndaj Egjiptit. Unë mendoj se secili që e shikoi atë takim ka mundur ta shoh atë.” Tha Terry.

/LajmeSport.com

Donovan në Chelsea, Joe Cole në Man.U ?

March 7, 2010

Sipas Sunday People, kampioni në fuqi i Premier Ligës është në negociata me blutë e Londrës për një transferim të mundshëm të Joe Cole në Old Traffordin. Chelsea mendohet ta zëvëndësoj Cole me Landon Donovanin e Evertonit.

Tabloidi pohon se Sir Alex Ferguson dëshiron të shfrytëzoj rastin që ashtu si Michael Owenin ta marr pa dhënë asnjë cent, pasi që kontrata e Joe Cole skadon në qershor, kurse Chelsea nuk ka ndërmend të rinovoj.

Njeriu që do të mund të zëvëndësonte Joe Cole është amerikani Landon Donovan, që aktualisht është si huazim te Evertoni nga La Galaxy.

Sunday People pohon se Carlo Ancelotti ka filluar të angazhoj agjentët e tij për të transferuar amerikanin.

Sidoqoftë, edhe menaxheri i Evertonit e dëshiron më gjatë Donovanin në Godisson Park, por është Bruce Arena trajneri i LA Galaxy ai që nuk dëshiron të dëgjoj dhe dëshiron kthimin e Donovan në Amerikë më 15 Mars.

/LajmeSport.com

Përfundon sezoni për Essien?

March 6, 2010

The Sun pohon se mesfushori i Chelseat Michael Essien mund të jetë jashtë aksionit deri në fund të sezonit për shkak të një komplikimi të kategorisë së lartë në rikuperimin e gjurit të tij.

Essien është jashtë fushave të blerta që pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit në stërvitje me kombëtaren Ganeze në përgaditje për Kupën Afrikane të Kombeve.

Essien gjendet se bashku me Ashley Cole në Francë për tu rikuperuar nga lëndimet, dhe zyrtarët e Chelseat thonin se kishte progress në shërimin e tyre.

Sidoqoftë një burim anonim i klubit tha: “ Lajmet për Essienin nuk janë të mira. Ne kemi menduar se ai do të kthehet pas katër deri gjashtë javësh.”

“ Ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve ndaj Interit ishte datë ideale për rikthim.”

“ Por nuk ka gjasa që kjo të ndodhë. Ne nuk jemi të sigurtë nëse Essien do luaj ndonjëherë tjetër këtë sezonë. Nëse do të luaj, nuk do të jetë në një të ardhme të afërt.”

Kjo është goditja e radhës për Chelsean. Përpos Essienit deri në fund të sezonit do të mungojnë Jose Bosingwa dhe Ashley Cole.

/LajmeSport.com

Terry i “ kërkon falje “ Bridge (VIDEO)

March 5, 2010

Ish kapiteni i Anglisë John Terry ishte viktimë e një gracke të bërë nga gjahtarët e autografëve gjatë përgaditjeve për ndeshjet miqësore, kur një tifoz kërkoi që në një fletë të shënoj “ Wayne më fal “.

Terry e morri librin e autografëve të tifozit në fjalë, dhe e pyeti se për çfarë të bëj, tifozi ju përgjigj që të shkruaj ‘’ Wayne ‘’ para se të shtoj, “ A mund të shkruash vetëm më fal ? “

Duke parë se ishte viktimë e një kamere të fshehtë dhe një shakaje pa kripë, John Terry në fund u nënshkrua me ironi, me fjalët “ Çdo të mirë “.

Për më shumë, Video:

/LajmeSport.com

Editorial: Garat për tituj në Ligat Europiane

March 4, 2010

Me Premier Ligën, Serien A, La Ligën, Bundesligën dhe Ligue 1 në përfundim e sipër, LajmeSport.com analizon gjasat e skuadrave për të fituar titujt në ligat përkatëse, dhe zgjedh nga një favorit për kampionatin e caktuar.

Kampionatet po hyjnë në fazën më inkandeshente të mundshme, është faza e fundit ajo që përcakton fituesit e titujve, dhe në asnjë kampionat të lartpërmendur nuk është vendosur fituesi para kohe, madje madje, gara është me hapur se kurrë në secilin prej kampionateve veq e veq.

Premier Liga

Kandidatët për titull:

1. Chelsea
2. Manchester United
3. Arsenal

Manchester United është favoriti për titull në Premier Ligë, i zgjedhur nga staffi ynë. Jo rastësishtë është bërë kjo zgjedhje, pasi që United kohëve të fundit nuk po njeh kundërshtar, dhe duke parë formën, pozitën, skuadrën, dhe kalendarin në veçanti, United është favoriti numër një. Së shpejti United do të pres Chelsean në Old Trafford, impiant në të cilin United vështirë humb, dhe në të cilin pritet të vendoset titulli

Kur jemi te Chelsea, mbrojtja e Chelseat kohëve të fundit nuk u tregua aspak stabile, sidomos pas takimit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Ancelottit është në pozitën e parë, por situata pritet të ndryshoj pas udhëtimit të Chelseat në Old Trafford, dhe takimeve tjera të vështira.

Arsenali nuk është outsider total . Arsenali nëse di ta shfrytëzoj kalendarin dhe lëshimin e pikëve nga skuadrat e lartpërmendura, shumë lehtë mund të shpallet kampion, pse jo.

Serie A

Kandidatët për titull:

1. Inter
2. Milan

Interi është favoriti jonë për të fituar Scudetton e pestë me radhë. Nerazzurët janë në rrugë shumë të mirë për ta bërë këtë, sidomos pas ndeshjeve të fundit kur u tregua formë e lartë në mbrojtje dhe në sulm. Interi është një kalibër më i lartë se Milani, dhe dy kalibra më i lartë se Roma, që për ne nuk është as pretendent matematikor për titullin.

Milani mund të jetë befasia e këtij kampionati. Milani duhetë të fitojë disa ndeshje të rëndësishme sikurse që është ajo me Romën, dhe Juventusin, dhe të shpresoj që Interi të humbas në raport me këto dy të fundit, gjë që teorikisht është e pamundur. Skuadra e Milanit nuk krahasohet me atë të Interit, dhe rosonerët ende nuk janë pjekur për të fituar Scudetton, sidomos pas derbit turpërues të 24 Janarit.

La Liga

Kandidatët për titull:

1. Real Madrid
2. Barcelona

Ah sa polemika pritet të zgjoj ky pohim i joni. Real Madridi, shikojeni nga cilido kënd që dëshironi, është favorit për titull, dhe jo kot është zgjedhur nga ne si i tillë.

Real Madridi po kalon formë fenomenale në 7 ndeshjet e fundit, dhe pasi që shënoi 15 gola në tre ndeshje, Reali ka filluar ose më mirë thënë është tmerri numër një i çdo skuadre në Europë. Marrë parasysh se Reali do të pres në Bernabeu Sevillën, e më pas do të tentoj ti hakmirret Barcelonën pikërisht në Bernabeu, Reali ka gjasa reale për të triumfuar në Maj, përkundër dy pikëve dizavantazh në raport me Barcelonën.

Kthehemi te Barcelona. Barcelona në njërën nga editorialet ishte përshkruar si skuadër që ka filluar të humbas shkëlqimin, dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Shumë mund të mendojnë se ne jemi tifozë të Realit, por ky nuk është fakt, pasi që ndeshja me Malagën vërtetoi se pas El Classicos të zhvilluar në Camp Nou, e që e fitoi Barcelona, Barcelona njëkohësishtë humbi shumë, pasi që Manuell Pellegrini i mësoi skuadrat e vogla se si ta ndalin Barcelonën. Sidoqoftë, nëse Barcelona mposht Realin, përsëri nuk garantohet titulli. Mos të harrojmë se Barcelona do të duhet të udhëtoj në dy terrenet tradicionalisht të vështira, El Madrigal dhe Ramon Sanchez Pizjuan në javën e fundit, për tu takuar me Villarealin respektivisht Sevillën.

Ligue 1

Kandidatët për titull:

1. Bordeaux
2. Lyon
3. Montepellier
4. Marseille
5. Lille

Siç e shihni më lartë Franca është vendi ku do të luftohet vërtetë me të gjitha armët për titull. Kalendari është i ngjeshur, dhe skuadrat mes veti nga lideri Bordeaux deri te Lille i ndajnë 4 pikë.

Sidoqoftë, Bordeaux është top favorit për titull pasi që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe ka traditën, skuadrën, formën dhe gjithçka për të fituar, si në rang vendor ashtu dhe ndërkombëtar.
Montpellier është befasia e këtij kampionati por sipas analistëve kjo skuadër do të bie nga piedestali pasi që Lyon dhe Marseille po vijnë nga seritë prej 5 fitoreve radhazi.

BundesLiga

Kandidatët për titull:

1. Bayern Munchen
2. Bayer Leverkusen

Bayern Munchen menzi riktheu pozitën e parë pas disa muajsh në pozitën e dytë. Pas një serie prej 11 fitoresh që ende vazhdon, Bayerni konsiderohet si i paprekshëm në Gjermani, dhe prandaj i ka të gjitha predispozitat për të fituar titullin e 32 në histori të klubit.

Bayer Leverkusen pas luftës së ashpër, më në fund lëshoi fronin. Sidoqoftë, Leverkusen ende është pranë Bayernit dhe nëse eventualisht ndodhë që Bayern të lëshojë pikë, e që është vështirë e mundur, Leverkusen do të kërcej dhe do të spastroj situatën.

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Tevez: Terry do të ishte i vdekur

March 4, 2010

Sulmuesi i Manchester Cityt Carlos Tevez ka lancuar një sulm të jashtëzakonshëm ndaj mbrojtësit të Chelseat John Terry, duke pohuar se nëse një lojtar Argjentinas do ta bënte këtë me Tevezin, atëherë ai do të ishte i vdekur.

“ Nuk mendoj se mund ta bëni këtë me gruan e një lojtari tjetër.”

“ Është gabim. Për mendimin tim, Terry nuk ka moral për atë që ja bëri Bridge-it.”

“ Nëse Terry do të ma bënte mua këtë, dhe nëse do të ishte argjentinas ai do ti humbiste këmbët e tij, ose më mirë, do të vdiste.”

Tevez dhe Terry ishin përfshirë një kacafytje mes veti në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në Stamford Bridge, dhe insistoi se skandali i Terryt skishte të bëjë me atë zënkë.

“ Unë nuk u kapa me Terryn për skandalin.”

“ Unë u kacafyta për shkak se më kapi për fanelë dhe mua ajo nuk më pëlqeu. Unë u nxeva me të për këtë arsye.” Tha Tevez.

Qëndroni me ne, pasi që në ora 16:00 do të keni rast të lexoni njërin prej editorialeve më të nevojshëm të sezonit, mbi garat për titujt nëpër ligat europiane…Qëndroni me ne !

/LajmeSport.com

Next Page »