Beckham: Jam dridhur nga emocionet

March 11, 2010

David Beckham u inkuadrua në minutën e 65 të sfidës ndaj Manchester United, dhe 74 mijë tifozë të United u zgjuan në këmbë për ta brohoritur futbollistin legjendar anglez.

“ Rikthimi në Old Trafford dhe duartrokitjet e më bënë të dridhem. Jam shumë i lumtur.”

“ Fatkeqsisht, Milani është jashtë Ligës së Kampionëve. Jam shumë i zhgënjyer. Shpresoja të luaja dhe qëndrimi në pankinë ishte frustrues.”

“ Ne luajtëm ndaj një ekipi të fuqishëm dhe detyra jonë na këputi këmbët në fillim.” Tha pas ndeshjes Becks.

/LajmeSport.com

Leonardo: Vështirë të luhet ndaj një Manchesteri të tillë

March 10, 2010


Leonardo u shpreh i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve duke u deklaruar menjëherë pas ndeshjes.

“ Është vonë ta analizojmë tani ndeshjen. Arsyet e humbjes dihet cilat janë.”

“ Ne e kemi menduar lojën ndryshe, por fatkeqsisht lëndimet kanë ndikuar në këtë ndeshje. Kur keni probleme strukturore është vështirë të luash ndaj një Manchesteri të tillë.”

‘ Ekipi bëri gjëra të veçanta por rezultatet nuk mund ta fshijnë këtë humbje. Gjithashtu nuk do të ishte mirë të mendonim vetëm për sonte.”

“ Për të arritur diçka në Ligën e Kampionëve të duhet kohë dhe balanc gjë që nuk e patëm. “

“ Tani duhet të tregojmë maturi për të mos lejuar që kjo ndeshje të na mposht.” Tha Leonardo.

/LajmeSport.com

Pellegrini: Unë kam faj

March 10, 2010

Dështimi i gjashtë me rallë i Real Madridit në të njëjtën fazë e ka prekur thellë Manuelle Pellegrinin duke marrë personalisht përgjegjësinë për eliminimin.

“ Finalja ishte synimi ynë, dhe për këtë asye eliminimi dhemb. “

“ Unë mbaj përgjegjësinë për eliminimin, por ne duhet të këndellemi dhe të vazhdojmë të punojmë në La Liga.”

“ E ardhmja ime varet nga drejtuesit e klubit, dhe gjëja e vetme që mund të bëj është të vazhdoj të punoj si përpara. Është një goditje e rëndë por duhet të vazhdojmë më tutje.”

Guti tha pas ndeshjes se nëse Reali duhet të luaj më shumë individualisht për të arritur sukses kurse Pellegrini ishte skeptic:

“ Secili ka mendimin e tij. Ne patëm një pjesë të parë të madhe, por në të dytën… Në të dytën e lamë Lyonin të hapej dhe ja kemi lehtësuar gjërat. “ Tha duke qajtur Pellegrini për AS pas ndeshjes.

/LajmeSport.com

Galliani: Nuk e kam pritur një humbje të tillë

March 10, 2010

Zv. Presidenti i Milanit Adriano Galliani është shprehur i nevrikosur pas takimit me Manchester United duke thënë se ai kurrë nuk e kishte pritur një humbje të tillë, përkundër mungesave të mëdha.

“ Një sukses që pak skuadra si Manchester United mund ta arrijnë. Pa Nestan, Boneran, Antoninin ne ishim pa mbrojtje. “

“ Rooney është fantastik, jo vetëm për golat. Ne nuk patëm mbrojtje në pjesën e dytë. “

“ Tani po mendojmë për Serien A, dhe duhet të ndjekim këtë garë.”

“ Gjithçka ishte paraparë, nuk e kemi menduar kualifikimin me këtë fond të lojtarëve, por të ju them të drejtën kurrë nuk do ta prisja një humbje të tillë.”

“ Unë jam i hidhëuar dhe i kam folur Leonardos dhe lojtarëve pas ndeshjes, dhe i thashë se duhet të përqëndrohen në Serie A.” deklaroi pas ndeshjes për Sky, Galliani.

/LajmeSport.com

Ferguson: Fitore rutinore

March 10, 2010

Trajneri i Manchester United Sir Alex Ferguson u shpreh i kënaqur pas turpërimit bërë Milanit në Old Trafford.

” Ishte fitore rutinore.”

” Ishte fundamental ai goli 2-0. Qe prej atij goli gjithqka u vendos dhe ndeshja kishte perfunduar. Rooney eshte ende djalosh dhe duhet te permiresohet, kurse Park ka luajtur rol te madh si playmaker.” Deklaroi Ferguson menjehere pas ndeshjes.

/LajmeSport.com

Eliminohen mbretërit

March 10, 2010

Befasia më e madhe e Ligës së Kampionëve këtë sezonë është skuadra franceze Lyon që ka arritur të eliminoj skuadrën e vlefshme 325 milion euro Real Madrid midis Santiago Bernabeut…

Lyonit i nevojitej vetëm një gol për tu kualifikuar dhe duke ditur këtë Real Madridi ndezi motorët me të filluar takimi.

Pas një pasimi të Gutit, Ronaldo tregon shpejtësinë e tij duke shënuar pas një sprintimi për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve në Bernabeu (6’).

Real Madridi vazhdoi presionin dhe rastet nuk munguan. Sidoqoftë, edhe Lyoni nuk zbrapsej dhe u tregua i rrezikëm me anë të disa kundërsulmeve.

Pas një aksioni bukur të organizuar, Lisandro Lopez asiston tek Miralem Pjanic që e pati lehtë të eliminoj Realin (75’).

Sevilla e dytë nuk u përsërit dhe Real Madridi nuk arriti të shënoj një herë, e lëre më të kualifikohej.

Pas këtij eliminimi skandaloz të yjeve të Realit, mund të pasojnë shumë ngjarje interesante, siç është pushkatimi i Pellegrinit.

/LajmeSport.com

Milani eliminohet dhe turpërohet

March 10, 2010

Manchester United ka arritur të siguroj kualifikimin në çerekfinale pasi që mposhti në ndeshjen kthyese Milanin me rezultat 4-0 duke e dërguar kokëulur skuadrën italiane në shtëpi.

Manchester United ishte skuadra më e mirë që nga fillimi i takimit, dhe Milani kapituloi shumë shpejtë, pasi që u vërejt mungesa e Nestës dhe Patos.

Rooney pas një harkimi të mirë arrin të shënon në stilin e tij me kokë për 1-0 (13’).

Milani u mbajt disi në pjesën e parë dhe nuk lejoi të pranoj më shumë.

Pjesa e dytë ishte katastrofale për rosonerët.

Pas një kundërsulmi të organizuar, Luis Nani shërben bukur Rooneyn meqë rast ky i fundit shënon lehtë për 2-0 dhe golin e tij të katërt në Ligën e Kampionëve (46’).

Ji Sun Park pas një pasimi të bukur në thellësi të zonës arrin të shënoj për 3-0, (59’).

Dhe vetëm Fletcher nënshkroi në fund kapitulimin (87’).

Milani kështu eliminohet nga gara më e madhe europiane duke ja lënë barën për nderin e Italisë Interit që takohet të martën e ardhshme në Stamford Bridge me Chelsean.

Shorti për çerekfinalet tërhiqet më 19 Mars.

/LajmeSport.com

Helton i pikëlluar me eliminimin nga Arsenali

March 10, 2010

Porto më mirë e kishte të mos udhëtonte fare në Londër për të zhvilluar ndaj Arsenalit ndeshjen kthyese, meqë rast u shkatërruar me rezultat 5-0 dhe portieri fantastik në ndeshjen e djeshme, përkundër pesë golave, Helton shprehet të jetë i pikëlluar.

“ Ne tentuam të reagojmë pas golit të parë dhe të vazhdojmë ashtu, njësoj siç bëmë në ndeshjen e parë, por fatkeqsisht ne nuk ishim në gjendje. Të humbasim një ndeshje të tillë, në këtë mënyrë, nuk është lehtë për tu pranuar.”

“ Pas kolizionit me Fucilen, që ishte shkak i golit të parë, nuk e di se çfarë shkoi keq. Natyrisht se topi përfundoi në rrejtë, por nuk pashë se çfarë ndodhi.”

“ Është mirë që njerëzit thonë se kam luajtur mirë, por nuk e bëj këtë punë duke menuar për vete. Fatkeqsisht unë ne dolëm jashtë ashtu siç dhe bëmë, dhe unë vetëm mund të them se jam i pikëlluar.” Tha Helton.

/LajmeSport.com

Puel: Do të flasim në fushë

March 10, 2010

Lyoni është rrezikuar ndoshta nga deklaratat e fundit të drejtuesve dhe lojtarëve të Real Madridit se do të shkatërrohen në Bernabeu, mirëpo është Claude Puel trajneri i Lyonit, që shuplakën e kthen me shuplakë duke thënë se Lyon do të flas në fushë dhe jo në konferenca për shtyp.

“ Kjo nuk ndikon në mua. Deklaratat para ndeshjeve nuk kanë rëndësi, përgjigja do të gjindet në fushë. Reali beson në vetvete, por ne gjithashtu besojmë në vetvete.”

“ Ne jemi 1-0 në përparësi, dhe ne e dijmë se Reali mund të shënojë shumë gola. Ne duhet të shënojmë për tu kualifikuar.”

“ E vërteta do të gjendet në fushë. Ne kemi menaxhuar më mirë me skuadrën ndërmjet periudhës prej ndeshjes së parë deri tani.”

Puel pushoi shumicën e lojtarëve startues ndaj Bolougne me të cilën barazoi pa gola, dhe gjithashtu mesfushori kryesor Jeremy Toulalan do të mungoj.

/LajmeSport.com

Nesta mungon ndaj United

March 10, 2010

Sky Sport Italia pohon se Rosonerët janë duke monitoruar situatën në meniskusin e dëmtuar të mbrojtësit legjendar rosoner, dhe ai është në dyshim për sfidën me Manchester United sot në mbrëmje..

Orëve të fundit janë shfaqur brenga të reja mbi formën e mbrojtësit kryesor të Milanit Alessandro Nesta dhe po bëhen përpjekje maksimale që ai të luaj.

Sipas mediave Italiane, Nesta do të luaj pavarsisht se a do të jetë në gjendje të luaj pasi që ka rëndësi kruciale.

Milani do të tregoj se a do të luaj apo jo Nesta disa sekonda para fillimit të ndeshjes.

Sa për Paton, gjendja është edhe më keq. Pato nuk do të jetë as në pankinë, por do e shikoj takimin nga tribunat.

United ka avantazh prej 3-2 ndaj Milanit.

/LajmeSport.com

Next Page »