Benitez afër largimit
June 3, 2010
Rafael Benitez është në bisedime me Liverpoolin drejtë një largimi të tij, pasi shefi Martin Broughton sot i kishte treguar se nuk ka shumë para për të blerë lojtarë këtë verë, mëson Goal.com UK.
Benitez, i cili është në Itali, besohet se ka pasur diskutime me drejtuesit e Anfield rreth transferimeve, por kishte dështuar të sigurojë risigurimet që dëshironte dhe Broughton tha se ai nuk mund të punonte pa para.
Disa burime spekulojnë se Benitez mund t’i bashkohet Interit për ta zëvendësuar Jose Mourinho, i cili zyrtarisht u prezantua në Real Madrid këtë javë.
/LajmeSport.com
Benitez i pasigurtë rreth ardhmërisë së Torres
May 19, 2010
Menaxheri i Liverpool, Rafael Benitez ka refuzuar të garantoj qëndrimin e Fernando Torres tek Liverpool sezonin e ardhshëm.
Torres ka qenë i lidhur me një kalim prej 70 milionë € tek Barcelona, Manchester City apo Chelsea, pasi Reds nuk arritën kualifikimin në Champions League.
Duke folur për AS, Benitez refuzoi të garantoj qëndrimin e qendër-sulmuesit. Ai tha se Torres do të vendos pas Kupës së Botës dhe tani është i koncentruar në shërimin e tij, për të siguruar shërbimet në Afrikën e Jugut.
“Nuk jam në dijeni mbi një largim të Torres”, tha Benitez.
“Tani ai është duke u fokusuar në shërimin dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Vetëm pastaj do të vendos mbi të ardhmen e tij”.
/LajmeSport.com
Hodgson do të ishte zëvendësim perfekt për Benitez
May 2, 2010
Sipas The News of the World, e ardhmja e Benitez tek Liverpool është duke qëndruar në ajër, pasi spanjolli gjithnjë e më është duke u lidhur me një kalim tek Liverpool.
Në listën e Liverpoolit paraqiten trajneri si: Martin O’Neill ( Aston Villa ), Mourinho (Inter), por në krye të listës është Roy Hodgson i Fulhamit, ngase ky i fundit ka arritur sukses të madh në Europa League dhe po ashtu ka shkuar mirë në Premier League.
Roy Hodgson është i lidhur me postin e kombëtares Angleze dhe mund të ndodh që ai të jetë pasardhës i Fabio Capellos.
/LajemSport.com
Benitez: Liverpool nuk dorëzohet
May 1, 2010

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka deklaruar se ai beson në aftësitë e Reds` për ta ndalur Chelsean dhe gjasat për një kualikim në CL të mbeten gjallë.
Liverpool u eliminua edhe nga Europa League nga Atletico Madrid në gjysmëfinale dhe tani ata e presin Chelsean në Anfield.
Benitez tha se Chelsea po bën punë të mirë, por po ashtu ai ia përkujtoi Ancelottit shpirtin e Liverpoolit ,ku ata në finalen e vitit 2005 u shpallën kampionë në CL pas një drame të vërtetë kundër Milanit të udhëhequr në atë kohë nga Ancelotti.
“Ai po bën punë të mirë te Chelsea”, tha Spanjolli.
“Në Stamboll Milani bëri gjithçka të mundur, por problemi për ata dhe Ancelottin ishte se ata po luanin kundër Liverpoolit dhe ne nuk dorëzohemi kurrë”.
“Çdo kush është zhgënjyer pas eliminimit nga Europa League por shpresojmë në një reaksion të mirë”.
“Chelsea dallon krejtësisht nga Atletico, por ne duam të fitojmë, kështu që duhet të luajmë me një mentalitet ofanziv”.
/LajmeSport.com
Benitez: Si mund të përmirësohet Liverpool?
April 30, 2010

Trajneri i Liverpool, Rafael Benitez është i dëshpëruar me gjërat që janë duke ndodhur në Anfield, sepse dje ata ishin eliminuar nga Atletico Madrid në kuadër të Europa League.
Benitez e pranon se ky sezon ka qenë zhgënjim i madh për Liverpoolin, por se me financat aktuale të klubit disa njerëz duhet të jenë më realistë.
“Në këtë moment klubi ka histori të madhe dhe çdo kush është duke pritur të jemi në krye”, tha Benitez.
“Por në realitet ne nuk kemi shumë para, kështu që duhet të menaxhojmë pritjet”.
Benitez po ashtu tha se një lojtar i klasit të lartë kushton afro 15 milionë € dhe ata mund të caktojnë numrin, por në fund gjithçka varet nga investitorët.
Pronarët aktualë, George Gillett dhe Tom Hicks janë në pritje të shitjes së njërit ndër klubeve më të suksesshme në Angli ,Liverpool.
/LajmeSport.com
Juventus ofron pagë të madhe për Benitez
April 25, 2010
Raportet e fundit pohojnë se trajnerit të Liveprool, Rafael Benitez, i është ofruar një pagë prej 15 milionë € nga Juventus, gjithnjë sipas Mail.
Revista njofton se Benitez do të ketë po ashtu një shumë të palimituar për t’i tërhequr lojtarët më të mirë në Torino.
Liveperpooli ka pasur një sezon të keq, duke mos siguruar kualifikimin në Champions League dhe tani pas largimit të dy pronarëve amerikanë, Tom Hicks dhe George Gillett, klubi anglez është në kërkim të investitorëve.
Sidoqoftë, ende mbetet një rrugë e hapur për Liverpool. Ata janë në garë në Europa League dhe e presin Atletico Madrid në Anfield për të rikthyer deficitin prej 1-0.
/LajmeSport.com
Benitez: Torres nuk largohet nga Liverpool
April 23, 2010
Trajneri i Liverpool, Rafael Benitez ka refuzuar sugjerimet në lidhje me transferimin e Fernando Torres drejtë Manchester Cityt.
City ishte i lidhur me një ofertë prej 60 milionë € për sulmuesin e Spanjës.
“Duhet të përsërisim shumë herë se Fernando nuk largohet dhe ai edhe tre vite në kontratë”, deklaroi reporterët.
“Si mund të thonë se ata mund të transferojnë një lojtar, i cili nuk ka shprehur dëshirën për largim ?”.
“Mendoj se duhet të blejmë një top lojtar. Duhet të sigurohemi se nuk jemi duke shpenzuar në lojtarët normalë, por nëse duhet të shpenzojmë për top lojtarë, lojtarë të rinj të dobishëm në të ardhmen e klubit, atëherë është OK”, tha Benitez.
/LajmeSport.com
Benitez i lumtur me shitjen e Liverpool
April 16, 2010
Trajneri i Liverpool,Rafael Benitez e ka mirëpritur lajmin e së Premtes ku tregohet se zyrtarisht Liverpool është në shitje dhe ai e ka cilësuar këtë si lajm pozitiv.
Pronarët e mëparshëm, amerikanët George Gillett & Tom Hicks kanë caktuar Martin Broughton si kryesor të klubit, me përgjegjësinë për të gjetur investitorë të rinj.
“Kemi një pronar të ri dhe ai është në krye të kësaj çështje”.
“Në këtë moment për mua si menaxher, duhet të koncentrohen në ndeshjen kundër West Ham [ Të hënën ].
” Mendoj se klubi po shkon përpara dhe kjo është pozitive. Është e rëndësishme për klubin të ec përpara. Mund të jenë lajme të mira”.
/LajmeSport.com
Agjenti: E ardhmja e Benitez varet nga paratë
April 15, 2010
Sipas agjentit të Rafael Benitez është bërë e ditur se ai synon që gjatë kontratës së tij e cila zgjat deri në vitin 2014 ta nderoj klubin, por që e gjitha varet nga paratë.
Manuel Garcia Quillon ka thënë se një investitor kinez është i interesuar që ta blej klubin e Liverpool dhe është i interesuar edhe për shërbimet e Rafael Benitez si trajner.
“Qëllimi i Benitez është që ta përmbush kontratën që ka ai me Liverpool deri në 2014,por gjendja e klubit ende mbetet e paqartë” tha Quillon për AS.
“Paratë mund të ndikojnë te klubi dhe po ashtu tek Benitez.”
“Kinezët janë të interesuar sepse ata kanë kontaktuar me Rafael Benitezin dhe i kanë thënë atij se një nga kushtet për blerjen e klubit është vazhdimi i tij si trajner në Anfield.”
Juventus është interesuar për blerjen e Benitez këtë verë.Thuhet se gjigantët e Serie A i kanë dhënë afat atij deri në javën tjeter për të treguar se a do të bashkohet tek Zonja e Vjetër apo jo.
Ai pranoi se Real Madrid nuk ka provuar ta transferojë Benitezin,përkundër raporteve që e lidhin atë me një kalim në Bernabeu.
“Ju e dini që Juve nuk do ta pres Benitezin përgjithmonë”shtoi ai.
“Tani për tani Real Madrid nuk ka bërë ndonjë hap për transferimin e Benitez.”
/LajmeSport.com
Juventus – Rafael Benitez, Laurent Blanc & Roberto Mancini
April 3, 2010
Juventus ka shënjestruar tre nga trajnerët që kërkojnë ata dhe njëri ndër favoritët është Rafael Benitez i Liverpool.
Tuttosport raporton se klubi po ashtu është duke shikuar Roberto Mancinin të Manchester Cityt dhe Laurent Blanc që është duke drejtuar Bordeaux.
Por fokusi mbetet tek Benitez. Drejtorët e klubit janë të gatshëm të udhëtojnë në Angli për të ringjallur zjarrin që e kishin ndezur në Janar.
Sidoqoftë, spekulohet se për të qenë trajner i Juves, Benitez kërkon një garancion ku përfshihet kualifikimi në CL.
Presidenti Jean- Claude Blanc pritet që të takohet me spanjollin, Rafael Benitez.
Siç qëndrojnë gjërat, Juventus nuk mund të premtojë asgjë.Juventus bashkë me Napolin janë në vendin e 5 në Serie A, tre pikë prapa Palermos në vendin e katërt.
Ata kanë fituar 4 nga 10 ndeshjet në kryesimin e Alberto Zaccheronit,i cili është trajner i Juves nga Janari.
Pas Benitez, alternativat mbeten Roberto Mancini dhe Laurent Blanc, pasi trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli ka shprehur dëshirën të qëndrojë tek Viola.
/LajmeSport.com




![liverpool-fc-crest[1]](http://www.lajmesport.com/wp-content/uploads/2009/08/liverpool-fc-crest11-231x300.jpg)


