Bayern Munich dhe Wolfsburg stabil
March 13, 2010
Bayerni ka shënuar fitore si vendas kundër Freiburg, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-1.
Deri në minutën e 30 gjithçka e barabartë. Ishte Freiburg i cili kaloi i pari në epërsi me anë të Makiadi [ 1-0 ] dhe pjesa e parë përfundon me këtë rezultat.
Goli i barazimit për Bayern erdhi në minutën e 76′ kurse realizator ishte holandezi Robben, i cili barazon rezultatin për 1-1.
7 minuta para përfundimit të ndeshjes akordohet penalti për Bavarezët. Para njëmbëdhjetë metërshit kush tjetër pos Robben.
Ai nuk dështon dhe shënon golin e fitores dhe të dytin personal.
Edhe Wolfsburg ka shënuar fitore të rëndësishme dhe po ashtu bindësi në udhëtim kundër Monchengladbach.
Serinë e golave e hapi Misimovic në minutën e 41′. Në pjesën e dytë do të vinte festivali i golave nga Wolfsburg.
Lojtari më i rëndësishëm në Wolfsburg shënon nga penaltia në minutën e 49′.
Dy golat e tjerë u shënuan nga Gentner [ 58'] dhe përsëri Dzeko [80'].
/LajmeSport.com
Bayern dhe United në gjah për Sebastian Frey
March 11, 2010
Portieri i Fiorentinës është duke parë garë të fortë mes dy gjigantëve të futbollit europian Manchester United dhe Bayern, për të siguruar firmën e tij.
La Repubblica pohon se Frey është në rrugë të largimit dhe Fiorentina do ta lë atë të shkojë për një shumë prej 15 deri 18 milion euro.
Bayern po kërkon portier të ri të klasit të lartë, kurse United po kërkon zëvëndësusin e Van der Saar.
Fiorentina aktualisht është 11 pikë larg vendit të katërt që dërgon në CL.
/LajmeSport.com
Ribery mund të largohet
March 10, 2010
Trajneri holandez i Bayernit Louis Van Gaal ka deklaruar pas kualifikimit në çerekfinale, se Franck Ribery është i lirë që të largohet pasi që më atij nuk i nevojitet.
“ Nëse Ribery dëshiron të largohet nga Bayern Munchen, le të urdhëroj, edhe ashtu kam nevoj për para.”
Ndërsa vetë Ribery shprehet se do të vendos në fund të Marsit ose në fillim të Prillit.
“ Unë do të vendos në fund të Marsit ose në fillim të Prillit. Është me rëndësi të jem mirë psikologjikisht para botërorit.”
“ Me rëndësi është që të kemi mundësi të fitojmë tituj dhe jam shumë i kënaqur që jam te Bayerni.”
Sidoqoftë, ende asgjë nuk është e qartë, pasi që gazetat flasin më shumë se protagonistët por ju sygjerojmë që javëve në vazhdim të qëndroni me LajmeSport.com për më të rejat rreth çështjes Ribery.
/LajmeSport.com
Prandelli: Jam krenar me ekipin tim
March 9, 2010
Cesare Prandelli me hidhërim dhe zhgënjim të plotë ka thënë pas ndeshjes ndaj Bayernit se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte përvojë e mirë, dhe se ka paralajmëruar skuadrat e Series A për atë që mund ti pres në vazhdim të sezonit.
“ Ekziston hidhërim i madh, por jam krenar që kam drejtuar Fiorentinën në këto ndeshje. Në Ligën e Kampionëve ne kemi fituar 6 nga 8 ndeshjet. “
“ Për shumë njerëz goli nga offside i ndeshjes së parë nuk ishte me rëndësi, por në fakt ishte. Lojtarët nuk duhet të ndjehen të frustruar pasi që mund të bëhen kompakt. “
“ Duke luajtur në këtë mënyrë me ekipin ju mund të luani ndaj secilit. Ata duhet të jenë krenar. Ne kemi marrur përvojë nga kjo sfidë, dhe e përsëris kur ke një ekip me përvojë arrin dhe limitin e kohezionit.”
“ Fatkeqsisht jemi penalizuar nga aksidentet dhe fatkeqsitë muajve të fundit.”
“ Sezoni nuk ka përfunduar dhe kjo është shenjë për të gjithë. Në Serie A ne mund të fitojmë dhe shumë pikë. “
“ Me pak më shumë përvojë do të arrinim të kualifikoheshim por…shëndosh.” Përfundon Prandelli kokëulur.
/LajmeSport.com
Frey i nervozuar me eliminimin por krenar
March 9, 2010
Sebastian Frey është shprehur tejet i zhgënjyer e njëkohësisht edhe i nervozuar me eliminimin e çuditshëm sipas tij nga Liga e Kampionëve.
“ Ekziston hidhërim dhe zhgënjim shumë i madh. Për sonte nuk kemi se për çfarë të ankohemi, sepse kemi luajtur mirë në shtëpi.”
“ Kujtojeni ndeshjen e parë, sepse me 1-1 do ishim kualifikuar. Le të mbajmë kokën lartë dhe me pendim të madh. Ne nuk e kemi merituar këtë. “
“ Ata shënuan dy gola shumë të mirë, edhe nëse era i ndihmoi ata. Goditjet ishin aq të papërshtatshme, më thuani, çfarë do të bënit kur Robben godet në ato kushte nga 25 metra.? “
“ Është sezon shumë i vështirë, por le të shtrëngojmë dhëmbët dhe le të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.” Tha Frey pas ndeshjes.
/LajmeSport.com
Gilardino: Dua ferr në Fierncë
March 9, 2010
Sulmuesi i Fiorentinës Alberto Gilardino menzi pret fillimin e takimit të sontëm me Bayernin në Artemio Francchi në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Fiorentina mund të shkruaj sot historinë duke rikthyer deficitin prej 2-1 nga ndeshja e parë.
“ Ardhmëria jonë përcaktohet sot. Është ndeshje e rëndësishme, shumë e rëndësishme.”
“ Për ne, për Firencën, për mua dhe për bashkëlojtarët, për drejtorët dhe klubin.”
“ I gjithë qyteti është gati për të na përkrahur. Unë e di se tifozët tanë edhe njëherë do të jenë këtu, ata janë fantastik.”
“ Ne do të shfrytëzojmë njohurinë, futbollin tonë, dhe dëshirën tonë për të fituar.”
“ Tifozët duhet të fokusohen që të jenë vetvetja. Ata duhet të jenë special, si gjithnjë, dhe të krijojnë një ferr sportiv.” Tha Gilardino për La Gazzeta dello Sport.
/LajmeSport.com
Krkic për Riberyn ?
March 9, 2010
Bayern Munich është tejet i interesuar që të transferoj talentin e ri të Barcelonës Bojan Krkicin në një transferim që do të mund ta shihte Ribyern të shkonte në drejtim të kundërt.
Bojan e ka patur të vështirë të gjejë rregullisht pozitën startuese në Barcelonë këtë sezonë, dhe sidomos pas daljes së Pedros në skenë, Krkic nuk është më ndër zgjedhjet e para të Guardiolës.
Sipas Sport, Bojan është lëkundur për tu larguar nga gjigantët katalanas për të gjetur futboll të rregullt tek skuadrat e Ajax, Marseille, Lyon dhe ndoshta edhe Manchester United.
Sidoqoftë spekulohet për një transferim tek gjigantët e Bundesligës Bayern, meqë rast përpos Krikicit Barcelona duhet të vë në tavolinë edhe para shtesë në mënyrë që Ribery të vijë në Barcelonë.
/LajmeSport.com
Van Gaal: Lojë Gladiatorësh në vend të penaltive
March 8, 2010
Trajneri i Bayernit, holandezi Louis Van Gaal ka një ide të jashtëzakonshme për një revolucion për të cilin ai thotë se futbolli ka nevojë urgjente.
Van Gaal ka propozuar ndryshimin e disa regullave në futboll, ndër të cilat është dhe heqja komplete e penaltive dhe vendosja e një regulli që quhet loja e Gladiatorëve, por më ekzaktësisht Van Gaal dëshiron:
Largimin e penaltive…
Për penaltitë Van Gaal thotë se është llotari.
“ Unë jam për lojën e gladiatorëve. Nëse ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta, çdo pesë minuta largohet nga një lojtar prej secilit ekip. “
“ Pas 95 minuta lojë, luajnë 10 kundër 10, pas 100 minutave luajnë 9 kundër 9. Pas minutës së 115 luajnë vetëm 6 kundër 6. Tani fiton skuadra më e mirë në fushë, dhe jo një lojtar që vendos fatin e ndeshjes.”
“ Nëse rezultati është i barabartë pas 120 minutave, luhen 10 minuta shtesë ku vendos goli i artë.”
Aplikimin e Teknologjisë në futboll…
“ Është me rëndësi, që njeriu më të mos vendos. Teknika është e pavarur dhe objektive. “
Për chipat në topat e futbollit që përdoren Van Gaal shprehet se është çmenduri që FIFA nuk i shfrytëzon.
“ Është çmenduri, që ne nuk i përdorim ata topa.”
Heqjen e rivënies anësore…
“ Ky duhet të jetë fundi për këtë rregull. Është më mirë, pasi që mbrojtjet e ekipeve e shfrytëzojnë për të mënjanuar rastet. Duhet të bëhet rivënia me goditja me këmbë, do të ishte më atraktive.”
Kërkon vendosjen e Dy gjyqtarëve dhe një gjyqtari kompjuterik në vend të asistentëve…
“ Si në basketboll dhe në Hockey na duhen dy gjyqtarë për secilën pjesë dhe të pozicionuar në diagonale. Ata janë direkt me topin dhe shohin qka po ndodh edhe në shpinën e lojtarëve. Ata janë të lidhur me një gjyqtar tjetër që e përcjell ndeshjen në mënyrë kompjuterike. “ tha Van Gaal.
Çfarë mendoni për këto ide të trajnerit të Bayernit, duhet të aplikohen…?
/LajmeSport.com
E ardhmja e Riberys…
March 8, 2010
Ndeshja e nesërme e Bayernit me Fiorentinën nuk përcakton vetëm të ardhmen e klubit bavarez në Ligën e Kampionëve, por përcakton edhe të ardhmen e futbollistit kryesor të klubit Franck Ribery.
Nëse Bayern Munchen arrin të tejkaloj Fiorentinën në Artemio Franchi me epërsinë 2-1 që e ka nga Allianz Arena, atëherë Franck Ribery do të ketë një perspektivë më të qartë.
“ Kjo do të vendoset për dy ose tri javë.” Tha Ribery
Francezi gjithashtu zbuloi dhe emrat e ekipeve të interesuara.
“ Për mua janë të interesuara Chelsea, Barcelona dhe klubi që e dëshiroj Real Madridi.”
“ Sidoqoftë nuk jam 100 përqind i sigurtë se a do të shkoj te Reali.”
Por Ribery pohon se ndoshta mund të qëndroj në Bayern.
“ Kjo nuk do të thotë që unë do të largohem nga Bayerni. Do të shohim.” Tha Ribery.
Ribery do të jetë i gatshëm për ndeshjen kruciale nesër ndaj Fiorentinës ku dhe do të vendoset e ardhmja e tij.
LajmeSport.com do të vështroj nga afër situatën e Franck Ribery dhe për çdo spekulim, lajm, apo zyrtaritet të ri do të njoftoheni ekskluzivisht në kohë reale tek ne…
/LajmeSport.com
Köln ndal Bayernin
March 6, 2010
Köln ka arritur të nxjerrë një barazim të artë në shtëpi ndaj Bayernit që deri sot po shkelte çdo gjë. Tani Bayerni është më pranë se kurrë rrëzimit nga pozita e parë.
Bayerni ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit por mungonte konkretizimi.
Në fakt ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të golit të super sulmuesit Lukas Podolski që shënon ndaj ish skuadrës së tij për 1-0.
Është Shweinsteiger ai që në minutën e 58 të fraksionit të dytë barazon rezultatin me asistimin e Thomas Muller.
Bayerni ende mbetet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Leverkuseni, që nesër zhvillon takimin ndaj Nurnbergut në transfertë.
/LajmeSport.com










