Moggi: Lippi duhet ta ftoj Balotellin në kombëtare
March 8, 2010
Luciano Moggi ka mbështetur Balotellin por ai nuk beson se Italia do ta fitojë trofeun.
Ai ka njoftuar trajnerin e Azurrëve se nëse e përfshin sulmuesin e Interit në skuadër, shansat për sukses janë më të mëdha.
“Ndeshja mes Interit dhe Genoas ishte një ndeshje ku Balotelli nuk shkëlqeu aq shumë”,deklaroi Moggi për Gold Sport.
“Por njerëzit i pëlqejnë ndryshimet. Në fillim e kishim Antonio Cassanon, tash e kemi Balotellin dhe Kupën e Botës”.
“Duke konsideruar se Gilardino dhe Iaquinta nuk janë në majë të formës së tyre, do ta zgjidhja Balotellin”.
“Ai din të jetë vendimtar në ndeshjet që luan, dhe gjithmonë është i rrezikshën gjatë gjuajtjeve të lira”.
“Italia do ta shmang përshtypjen e keqe gjatë kampionatit, por nuk do ta fitojë një të tillë”.
/LajmeSport.com
Ligj per Balotelin ne kombetaren italiane?!
March 7, 2010
Nje dekret ligjor qe do te detyroje trajnerin e kombetares italiane Marcelo Lipi te grumbulloje me perfaqesuesen axurre sulmuesin e Interit, Maroi Baloteli?!
Kjo eshte shakaja e kreut te Ministrise se Mbrojtjes ne Itali dhe tifoz i njohur i Interit, Injacio La Rusa me gazetaret pas nje manifestimi te partise “Il Popolo della Liberta” ne Piacenca, ku ai ishte pjesemarres.
Deklarata thumbuese e pjesemarresit te kabinetit Berluskoni, La Rusa ka ardhur pas debatit te ndezur ne ambientet dhe shtypin sportiv italian mbi listen e mundeshme te lojtareve qe do te perfaqesojne axurret ne boterorin Afrika e Jugut 2010. Eshte pikerisht reparti ofensiv, ku luan edhe Baloteli, ai ku te perzgjedhurit e Lipit kritikohen me shume.
/LajmeSport.com/TCH
Inter përgatit rinovimin e Balotellit
March 6, 2010
Interi është në përgaditje të një kontrate të re për super sulmuesin Mario Balotelli që do të mbetet te Interi së paku deri në vitin 2015, njofton La Gazzeta dello Sport.
Massimo Moratti është tejet i kënaqur me përparimin e Balotellit këtë sezonë, dhe i ka thënë menjëherë drejtorëve që të bëjnë gati kontratën e re.
Kontrata aktuale e Balotellit skadon në vitin 2013, por Inter dëshiron të ja ofroj kontratë deri në vitin 2015 me 2.5 milion euro për sezonë. Kjo është rritje 120% e pagës pasi që tani Balotelli paguhet 1.2 milion euro.
Ai gjithashtu do të marr bonuse për sukseset. Interi do të bisedoj me lojtarin para kampionatit botëror për të arritur një marrveshje dhe për të shmangur interesimin e klubeve tjera.
/LajmeSport.com
Mourinho përballet me vendimin Balotelli vs Eto’o
March 5, 2010
Trajneri i Interit Jose Mourinho do të duhet të vendos mes Samuel Eto’os dhe Mario Balotellit për të qenë partner të Diego Militos në takimin ndaj Genoas të dielën, njofton sportal.tv.
Eto’o ka vuajtur që pas rikthimit nga kupa e kombeve Afrikane dhe tregoi formë të tmershme në takim ndaj Chelseat, dhe ai shënoi për herë të fundit në 20 Dhjetor të vitit 2009 ndaj Lazios.
Sidoqoftë, Balotelli ka qenë në formë të mirë dhe ishte protagonist kryesor në fitoren 3-2 ndaj Udineses të dielën. Paraqitjet e tij të fundit kanë bërë që analistët më të mëdhenjë Italian të bëjnë thirrje për ta ftuar atë në kombëtare.
Nerazzurët kanë mundësinë ultimative për të zgjeruar avantazhin ndaj rivalëve direkt Romës dhe Milanit që do të takohen nesër në Olimpico.
/LajmeSport.com
Casiraghi: Balotelli duhet të luaj në botëror
March 4, 2010
Trajneri i përfaqësueses U-21 të Italisë Pierluigi Casiraghi ka insistuar se Mario Balotelli i Interit është mjaft i pjekur për të shkuar në kampionat botëror, por tha se gjithçka është në duart e tij.
“ Kampionati botëror ? Varet nga ai. Gjithçka është në duart e tij, këmbët e tij dhe kokën e tij gjithashtu.”
Balotelli luajti në mënyrë fantastike dje ndaj Hungarisë për të mposhtur pothuajse vet Hungarezët në një ndeshje o jetë o vdekje për Italinë.
“ Ai po përmirësohet edhe në sjellje edhe në qëndrim. Ai po bën mjaft mirë, edhe dje kur ishim me 10 lojtar ai i ndihmoi ekipit.”
“ Si lojtar, ai është i tillë që duhet të vendos vetë të ardhmen e tij.” Përmbylli Casiraghi.
Pas gjithë këtyre debateve për përfshirjen e Balotellit në kombëtaren Italiane, qka mendoni ju vizitorë të nderuar a duhet të ftohet Balotelli nga Lippi?
/LajmeSport.com
Balotelli merr shpresa nga Abete
March 4, 2010
Presidenti i federatës italiane të futbollit Giancarlo Abete ka vënë në gatishmëri mbështetjen e tij për super sulmuesin e Interit Mario Balotelli që po refuzohet nga Marcello Lippi për kampionatin botëror.
“ Nuk jam trajner, por jam drejtor që e respekton rolin e Lippit. Vlerësimet për Balotellin i takojnë Lippit ashtu si Jose Mourinhos.”
“ Ju nuk mund të mohoni cilësinë e një lojtari të tillë sidomos të treguar në përfaqësuesen U-21.”
“ Ai po luan vërtetë mirë, dhe jam i sigurtë se Lippi do ta ftoj në Maj.” Tha Abete.
/LajmeSport.com
Lippi: Balotelli nuk do të luaj në botëror
March 3, 2010
Trajneri i Italisë ka sqaruar se pse super ylli i Interit Mario Balotelli nuk do të jetë pjesë e ekipit kombëtar Italian në Afrikën Jugore, për arsye siç tha ai se nuk dëshiron ti ndryshoj planet.
Balotelli po shpreson të zë një vend në listen e 23 lojtarëve, por Lippi duket se përfundimisht ka mbyllur dyert për super yllin e Interit.
“ Unë kam qëndrimin tim dhe fondacionin tim të lojtarëve që do ti thërras, dhe unë di se çfarë po bëj.”
“ Balotelli është një djalosh special dhe më pëlqen dhe unë jam i bindur se sa me rëndësi për atë është që të luaj në botëror.”
“ Unë e di se aim und të mësoj shumë deri atëherë, nga shpirti i lojtarëve që luajnë në botëror.” Tha Lippi.
/LajmeSport.com
Balotelli: I kam thënë Ronaldos se do të bëhem më i mirë se ai
March 2, 2010
Sulmuesi i Interit ka bërë pohime të jashtëzakonshme për emisionin Le Iene, duke pranuar se i kishte thënë Cristiano Ronaldos sezonin e kaluar pas ndeshjes së 1/16 të Ligës së Kampionëve me Man.Utd, se ai do të bëhet më i mirë se Ronaldo.
“ Unë e pyeta Ronaldon nëse kishte mundësi të ma jipte fanelën, dhe ai më tha se i kishte dhënë dikujt tjetër.”
“ Unë ju përgjigja, ‘ unë do të bëhem më i mirë se ti.”
Më pas u shpredh dhe për mardhëniet jo të mira me Jose Mourinhon.
“ Mourinho dhe unë shpesh zihemi, por ai më do.” Bëri shaka.
Gjatë fitores 1-0 në Coppa Italia ndaj Fiorentinës, aty ku lindën dhe mardhëniet jo të mira, Balotelli kishte dëmtuar syrin gjatë një sulmi nuk u kthye në mbrojtje.
“ Unë e kisha dëmtuar syrin. Trajneri ishte i nervozuar sepse unë nuk u ktheva, jo për diçka tjetër. Fatmirsisht, ne nuk pranuam gol se përndryshe do të isha i vdekur.”
Balotelli u paraqit shkëlqyeshëm ndaj Udineses në fitoren 3-2 duke shënuar një gol fantastik dhe duke bërë një asistim.
/LajmeSport.com
Balotelli: Kur mendoj për qytetin e Milanos, mendoj për AC Milanin
March 2, 2010
Balotelli vazhdon të tregoj dashurinë rivalët e përgjakshëm të skuadrës ku luan ai MIlanin, duke pohuar se qyteti i Milanos do të thotë AC Milani.
Balotelli nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Milanin pasi që ka shkuar të shikoj ndeshjen e Milanit me Novarën, dhe ndeshjen ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Përderisa këto vizita kanë shkaktuar mjaft frustracione në Apiano Gentile, Balotelli ka rritur rivalitetin mes dy klubeve me qëndrimet e tij të fundit.
“ Kur mendoj për qytetin e Milanit, gjithçka që mendoj është [AC] Milani.”
Balotelli thotë se dashuria e tij për Milanin u rrit pasi Ronaldo ju bashkua rosonerëve në vitin 2007.
“ Dhoma ime e fjetjes ishte plot me postera të ‘ Fenomenit’.” Shtoi ai.
/LajmeSport.com
Pato: Balotelli më i mirë se unë
February 26, 2010
Sulmeusi i Milanit ka bërë pohime të jashtëzakonshme sot paradite për agjencinë e lajmeve ANSA kur tha se Interi duhet të shikoj prapa shpinës sepse Milani po vjen, dhe kur tha se Balotelli është arsyeja pse do të shkonte ta shikont ndeshjen Inter vs Chelsea.
Milani është vetëm katër pikë larg Interit dhe për këtë Patito u shpreh:
“ Inter duhet të shikoj prapa shpinës…pasi që Milani po vjen.”
Interi mposhti të mërkurën 2-1 Chelsean në San Siro, dhe i pyetur se a do ta zëvëndësonte Serien A në mënyrë që Interit t’ia jap Ligën e Kampionëve, ai u shpreh:
“ JO, nuk do ta bëja. Unë shikoj vetveten. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe ti fitojmë ndeshjet.”
Më pas Pato lavdëroi Balotellin.
“ Ai është ekstraordiner. Unë do të shkoja ta shikoja ndeshjen Inter vs Chelsea për arsye se luan Mario Balotelli. Por ja që nuk shkova, sepse më pas gjithçka zmadhohet.”
Për citimet e sezonit të bëra nga Mourinho se Milani ka filluar një Calciopoli të ri Pato u shpreh:
“ Secili njeri e ka mënyrën e vet të të shprehurit.”
/LajmeSport.com








