Helton i pikëlluar me eliminimin nga Arsenali
March 10, 2010
Porto më mirë e kishte të mos udhëtonte fare në Londër për të zhvilluar ndaj Arsenalit ndeshjen kthyese, meqë rast u shkatërruar me rezultat 5-0 dhe portieri fantastik në ndeshjen e djeshme, përkundër pesë golave, Helton shprehet të jetë i pikëlluar.
“ Ne tentuam të reagojmë pas golit të parë dhe të vazhdojmë ashtu, njësoj siç bëmë në ndeshjen e parë, por fatkeqsisht ne nuk ishim në gjendje. Të humbasim një ndeshje të tillë, në këtë mënyrë, nuk është lehtë për tu pranuar.”
“ Pas kolizionit me Fucilen, që ishte shkak i golit të parë, nuk e di se çfarë shkoi keq. Natyrisht se topi përfundoi në rrejtë, por nuk pashë se çfarë ndodhi.”
“ Është mirë që njerëzit thonë se kam luajtur mirë, por nuk e bëj këtë punë duke menuar për vete. Fatkeqsisht unë ne dolëm jashtë ashtu siç dhe bëmë, dhe unë vetëm mund të them se jam i pikëlluar.” Tha Helton.
/LajmeSport.com
Fabregas i frustruar me mungesën ndaj Portos
March 9, 2010
Mesfushori i Arsenalit Cesc Fabregas ka pranuar se ai nuk është i kënaqur dhe nuk mund të pajtohet me atë se ai nuk mund të luaj ndaj Portos në ndeshjen kruciale të Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“ Unë doja të luaja por mjekët më thanë të mos rrezikoj.”
“ Jam i pikëlluar pse nuk mund të luaj sepse ndeshja me Porton është me rëndësi për ne.”
“ Unë do të vuaj më shumë se zakonisht, duke shikuar nga tribunat.”
Arsenal ka humbur sfidën e parë në mënyrë kontraverse në Portugali me rezultat 2-1.
/LajmeSport.com
Parashikim: Arsenal – Porto
March 8, 2010

Koha: E martë, 9 mars 2010, ora 20:45
Vendi: Emirates Stadium, Londër
Arsenal në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 2-1.
Arsenal deri sot për mua ishte favorit për të kaluar më tej, por mungesa e Fabregas e zbeh mendimin tim pak. Edhe pse mungon Fabregas Arsenal është favorti për këtë ndeshje, sepse ka eksperience shumë të madhe dhe ka një trajner të klasit botëror.
Porto luajti mirë në ndeshjen e parë, por mos të harrojmë se ata luajtën si vendas, dhe kishin përparësi më të madhe.
Edhe pse Arsenali luan me “fëmijë” po tregon vërtet një klas të lartë, dhe në ndeshjet e fundit po tregohet i pamëshirshëm.
Arsenal
Wenger sot deklaroi se Cesc Fabregas do të mungojë. Sol Campbell do të jetë i gatshëm, por William Gallas pësoi edhe një lëndim tjetër të lehtë por që do ta mbajë jashtë kësaj ndeshje. Kieran Gibbs, Johan Djourou dhe Robin van Persie janë të lënduar ashtu si edhe Aaron Ramsey.
11 lojtarët startues të mundshëm: Almunia; Sagna, Vermaelen, Campbell, Clichy; Diaby, Song, Fabregas; Nasri, Eduardo, Arshavin
Forma në pesë ndeshjet e fundit
6 Mars vs Burnley (Vendas) 3-1 (Premier League)
27 Shkurt vs Stoke (Mysafir) 1-3 (Premier League)
20 Shkurt vs Sunderland (Vendas) 2-0 (Premier League)
17 Shkurt vs Porto (Mysafir) 2-1 (Champions League)
10 Shkurt vs Liverpool (Vendas) 1-0 (Premier League)
Porto
Raul Meireles dhe Rolando do të fillojnë ndeshjen nga fillimi.
Mesfushori Fernando është mungon për shkak të lëndimit.
11 lojtarët startues të mundshëm: Helton; Fucile, Bruno Alves, Rolando, Pereira; Belluschi, Costa, Meireles; Hulk, Falcao, Mariano
Forma në pesë ndeshjet e fundit
6 Mars vs Olhanense (Vendas) 2-2 (Liga)
28 Shkurt vs Sporting CP (Mysafir) 3-0 (Liga)
21 Shkurt vs Braga (Vendas) 5-1 (Liga)
17 Shkurt vs Arsenal (Vendas) 2-1 (Champions League)
13 Shkurt vs Leixoes (Mysafir) 0-0 (Liga)
Parashikimi im : Arsenal 2-0 Porto
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Wenger: Bendtner nuk do të lëshojë raste
March 8, 2010
Nicklas Bendtner humbi një varg rastesh në takimin e fituar 3-1 ndaj Burnleyt, por sipas menaxherit të Arsenalit Arsene Wenger, lista e rasteve të humbura nuk do të merret parasysh ndaj Portos nesër mbrëma.
“ Unë besoj se ai është në rrugë të mirë për të kontribuar.”
“ Ai ka humbur disa raste të mira të shtunën, por pikërisht ajo i nevojitet një sulmuesi të ri. Ai analizon se pse e humbi një rast dhe nuk e përsërit në ndeshjen tjetër. Ajo është me rëndësi për një sulmues të ri.”
“ Mendoj se ai po përmirësohet për momentin. Ajo ishte ndeshje e izoluar. Në secilën garë mund të tregoni vlerat e veta dhe të tregoni se kush jeni..”
“ Ai është i fortë mentalisht, dhe, edhe pse është i zhgënjyer për mos shfrytëzimin e rasteve, ai do të ketë dëshirë përsëri për të shënuar në ndeshjen e radhës.” Përfundoi menaxheri i Arsenalit.
/LajmeSport.com
Fabregas nuk luan ndaj Portos
March 8, 2010
Cesc Fabregas nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Arsenalit ndaj Portos në Ligën e kampionëve nesër mbrëma.
Mesfushori vuante nga një lëndim në legen nga fitorja 3-1 në fundjavë, dhe mungesa e tij në stërvitje konfirmoi se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kruciale të Arsenalit në Ligëne Kampionëve.
Kjo është një goditje e rëndë për Arsenalin pasi që top çinjt janë në dizavantazh prej 2-1 nga ndeshja e parë.
/LajmeSport.com
Fabregas: Kam patur fat me lëndimet
March 7, 2010
Kapiteni i Arsenalit Cesc Fabregas ka thënë se është i lumtur që nuk është lënduar seriozisht këtë sezonë dhe gjatë gjithë karrierës me Arsenalin.
Duelet e ashpra ndaj lojtarëve të Arsenalit janë bërë të zakonshme, dhe pas thyerjes së këmbës së Ramseyt është hapur një debat i ri për mbrojtjen e lojtarëve të Arsenalit në fushë.
“ Të gjithë mendojnë ‘ Ne po luajmë ndaj Arsenalit, ne duhet të jemi të ashpër ndaj tyre’, dhe unë nuk kam probleme me këtë lojë kontaktuese.”
“ Kur kundërshtarët mendojnë se kjo është mënyra e vetme për të na mposhtur, në rregull, ska problem, por nuk është në rregull kur e vendosin këmbën një metër lart, kjo nuk është në rregull.”
“ Nuk është hera e parë që kemi parë duele të tipit Ramsey, por derisa dikush nuk e then këmbën të gjithë heshtin.”
“ Mua më ka ndodhur dy herë dhe jam me fat që nuk jam lënduar seriozisht.”
“ Unë e di se Ryan Shaëcross nuk ka dashur t’ia thej këmbën Ramseyt, por ishte një ndërhyrje e rrezikshme. E tmerrshme.”
“ Unë jam i sigurtë se ai e donte topin, por kur këmba jote është aq lartë, vetëm ai e di se çfarë deshi të bëj.” Përfundoi Fabregas.
/LajmeSport.com
Wenger: Walcot ju përgjigj kritikave
March 6, 2010
Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka thënë se Theo Walcott i është përgjigjur më së miri kritikëve kur shënoi për 3-1 në ndeshjen ndaj Burnleyt.
“ Ai ka treguar mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur kritikave me këtë paraqitje në fushë.”
“ Kjo është ajo çfarë ai bëri sot. Ai është i fortë mentalisht dhe unë e dita se ai do të përgjigjej.”
“ Unë besoj se ai ka tru futbolli. Njerëzit harrojnë ndonjëherë se sa i ri është ai, ai vetëm sa u kthye nga lëndimi. Ai luajti shumë mirë në pjesën e dytë. Ka shumë presion në Angli.” Tha Wenger.
/LajmeSport.com
Arsenal mban hapin
March 6, 2010
Arsenali ka shënuar fitore të rëndësishme në takim me Burnleyn në Emirates duke vazhduar kështu formën e mirë dhe mbajtjen e hapit me konkurentët tjerë direkt për titull.
Arsenali ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit pa kurfarë dileme.
Pas një asistimi fantastik të Samir Nasrit, në mënyrë edhe më fantastike Cesc Fabregas shënon në minutën e 34 për 1-0.
Më vonë Fabregas del nga loja për të mos rrezikuar ndonjë lëndim dhe në lojë hyri Abu Diaby.
Theo Walcott shënoi në minutën e 60 për 2-0, mirëpo këtij goli të dytë i parapriu David Nugent që shënoi për 1-1 në minutën e 50.
Eduardo asiston për Arshavin në minutën e fundit për 3-1.
Arsenali tani është në pozitën e dytë me pikë të njëjta me Chelsean dhe një pikë më shumë se United që zhvillon takimin në orën 18:30.
/LajmeSport.com
Do të kthehem më i fortë se kurrë
March 6, 2010
Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey është shprehur për herë të parë pas thyerjes së këmbës, duke thënë se ai do të kthehet më i fortë se kurrë, dhe se nuk dëshiron të kujtoj më atë që ndodhi.
Aaron Ramsey theu këmbën pas një dueli me një lojtar të Stoke Cityt, që e ka lënë të riun e Arsenalit me një frakturë të dyfishtë.
“ Më kujtohet shumë qartë se çfarë ndodhi dhe pas duelit unë u zgjova të shoh, dhe pashë se këmba ime ishte thyer dhe qëndronte në një kënd.”
“ Unë i kam parë imazhet pasi që ndodhi kolizioni, por unë nuk dua të flas shumë për atë duel pasi që nuk mund të ndryshoj atë që ndodhi.”
“ Është vështirë për mua që të kthehem në momentet më të mira. Mendoja se kam përparuar këtë sezonë, dhe kështu kjo është një goditje e rëndë. Është vështirë për tu përballuar, por jam i ri dhe e kam jetën përpara.” Theksoi Ramsey.
“ Unë u operova javën e kaluar, por do të marr kohë derisa të shërohem, por jam i përkushtuar dhe i fokusuar që të kthehem më i fortë dhe më në formë se kurrë.”
“ Dëshiroj të falenderoj tifozët anë e mbarë botës për mbështetjen. Jam krenar që jam lojtar i Arsenalit, dhe mbështetja juaj më ka bërë të prekem.”
“ Së fundmi, i dëshiroj çdo të mirë bashkëlojtarëve të mi për pjesën tjetër të sezonit. Unë e di se mund të fitojmë titullin dhe do ti mbështes gjatë gjithë kohës për këtë.” përfundoi Ramsey.
/LajmeSport.com
Zgjedhni lojtarët e Arsenalit kundër Burnleyt
March 4, 2010

Qka mendoni ju vizitorë të nderuar, cila do të jetë përzgjedhja e Arsene Wengerit për këtë ndeshje?
Eshte koha që ju të zgjedhni ekipin e Arsenalit për ndeshjen kundër Burnley.
Arsenal në këtë ndeshje futet pa Aaron Ramseyn i cili javën e kaluar pësoi një dëmtim të tmershëm që do ta mban jashtë fushavë të blerta për një kohë të gjatë. Arsenalit do ti mungojnë edhe Robin van Persie, Johan Djorou dhe Kieran Gibbs. Gjithashtu nuk është e sigurt edhe paraqitja e Carlos Velas dhe Abou Diabyt.
Lajmesport.com ju fton juve vizitorë të nderuar që ta bëni përzgjedhjen e 11 lojtarëve startues të Arsenalit për ndeshjen kundër Burnleyt.
Zgjedhja e bërë nga Lajmesport.com është:(4-3-3) Almunia; Clichy, Vermaelen, Campbell, Sagna; Eboue, Denilson, Fabregas; Nasri, Bendtner, Rosicky.
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale, apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
/lajmesport.com





.jpg)



