Ancelotti: Roma mund ta mposht Interin në garë për Scudetton
March 26, 2010

Ancelotti mendon se Roma mund ta mposht Interin në ndeshjen e nesërme dhe të fitojë Scudetton.
Trajneri i Chelseat Carlo Ancelotti është i bindur se Roma do ta mposht nesër Interin në Olimpico dhe Romakët do të fitojnë Scudetton.
Interi e eliminoi Chelsean nga Champions League këtë vit duke e mposhtur në dy ndeshje.
“Interi është shume i rrezikshëm. Ata kanë lojtar kualitativ dhe të përgatitur mirë psiqikisht. Të mposhtët Interin është një kënaqësi e madhe per çdo klub, “ tha Ancelotti për Il Messaggero.
“Nëse Roma luan si ne ndeshjet e mëparshme atëherë ata do ta mposhtin Interin. Ata kanë një mundësi të madhe që ta mposhtin Interin, jam shumë i sigurt për këtë. “
Safir Metbala, Lajmesport.com
Ancelotti: Drogba duhet të vazhdojë me shënimin e golave
March 25, 2010
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka lavdëruar Drogban dhe Lampard për performancën e tyre në ndeshjen kundër Portsmouth,që u fitua nga Blutë e Londrës me rezultat 5-0.
Florent Malouda, Drogba dhuruan kontributin kryesore,përderisa Lampard vulosi demolimin e Portsmouth duke shënuar golin e pestë gjatë minutave shtesë.
“ Lampard performoi mirë, si lojtarët e tjerë”,deklaroi trajneri për web-site zyrtar të klubit.
“Ai ishte i lumtur sepse shënoi golin e fundit dhe punoi për ekipin”.
“Është sezon i rëndësishëm për Drogban, sulmues fantastik por jam duke shikuar çfarë mund të bëj në nëntë ndeshjet e ardhshme [ 7 në ligë dhe dy në kupën FA ]. Shpresoj se nuk e ka përfunduar shënimin e golave”.
Carvalho u largua në pjesën e parë dhe sa është serioz problemi, ende nuk dihet.
“ Carvalho ka përdredhur nyjen e këmbës dhe nuk e dimë se a është problem i madh apo nuk është”.
/LajmeSport.com
Ancelotti: Chelseat i mungoi besimi kundër Blackburn
March 21, 2010
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti e braktisi Ewood Park i nervozuar pasi ekipi i tij barazoi me Blackburn Rovers, me ç’rast Blutë e Londrës janë 7 pikë prapa liderit, Manchester United.
Ish-trajneri i Milanit ishte jo i lumtur sepse ata barazuan kundër një ekipi që është në mes të tabelës.
“Ishte ndeshje e vështirë sepse u zhvilluar luftë në fushë. Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe merituam kryesimin”,deklaroi ai për Sky Sports.
“Në pjesën e dytë ishte më e vështirë të luaje futboll – u përpoqëm të luajmë futboll”.
“Humbëm besimin në pjesën e dytë; ata luajtën me topa të gjatë dhe fituan më shumë raste me kokë prandaj ishte e vështirë për ne. Kishim raste të mira por nuk kishim fat”, ishin disa nga fjalët e italianit Ancelotti.
/LajmeSport.com
Ancelotti: Presioni i Interit ndikoi tek ne
March 16, 2010
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti pranoi se ekipi i tij nuk luajti ashtu siç e kishin planifikuar, me ç’rast ata u eliminuan nga Inter në Stamford Bridge.
Italianët fituan me rezultat 1-0 dhe rezultati i përgjithshëm ishte 3-1 dhe Nerazzurët u plasuan në çerekfinale.
“Nuk luajtëm ashtu siç deshëm. Ata kishin presion tek ne dhe mesfushorët kishin vështirësi gjatë ndeshjes”, pranoi ai për Sky Sports.
“Interi luajti ndeshje të mirë, me mbrojtje të fortë dhe kundër-sulme të mira. Nuk luajtëm ashtu siç deshëm”.
“ Mendoj se luajtëm më mirë në ndeshjen e parë, luajtëm më mirë në Milano dhe nuk ishim në gjendje ta përsërisim performancën e njëjtjë dhe Inter e meritoi fitoren.
Urime për Interin”.
Inter mund të jetë kundërshtar i Manchester United, Arsenal,Lion, Bayern Muncih ose CSKA Moscow.
/LajmeSport.com
Ancelotti: Do të kem një birrë me Mourinhon, por vetëm nëse Chelsea fiton
March 15, 2010
Carlo Ancelotti ka lancuar një deklaratë tejet interesante drejt Mourinhos.
Trajneri i Chelseat është për të ngritur një gotë me Jose Mourinhon e Interit , por vetëm nëse Chelsea do t’i mposht ata dhe të kualifikohet në CL.
“Do ta mposht Mourinhon dhe pastaj ta ftoj me një birrë. Kjo është ajo çfarë ndodh këtu. Ai do të pritet mjaft mirë në Stamford Bridge. E meriton atë”,deklaroi Ancelotti për Il Corriere Della Sera.
Chelsea shpreson të rikthehet pas humbjes 2-1 në Giussepe Meazza tre javë më parë dhe Ancelotti beson se ata do të mbizotërojnë.
“Të rikthejmë deficitin duhet të luajmë mirë dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje kundërsulmeve , pasi ata janë shumë të fortë në mbrojtje”,përfundoi ai.
/LajmeSport.com
Ancelotti: Më parë do të doja ta fitoja Ligën e Kampionëve me Chelsean, se sa të drejtoja Italinë
March 2, 2010
Carlo Ancelotti ka refuzuar përsëri Italinë, duke pohuar se ai do të preferonte të fitonte tituj me Chelsean se sa të drejtonte kombëtaren Azzure.
Emri i Ancelottit është lakuar për të ardhmen Azzure por ai shprehet se nuk ka arsye për tu larguar nga Stamford Bridge.
“ Unë do të preferoja qëndrimin në Londër dhe triumfin në Champions League me Chelsean.”
“ Sa për kombëtaren, lojtarët që duhen më shumë duhet ti thërrasësh, por ju nuk mund të fitoni me disa lojtarë, ashtu siç bëri Italia në vitin 2006.”
Ancelotti u shpreh dhe për armikun e tij më të madh Jose Mourinhon.
“ Mourinho? Unë do të them atë që mendoj për të vetëm nëse e fitoj premier ligën.” Tha Ancelotti.
/LajmeSport.com
Ancelotti: City na mbyti
February 28, 2010
Bossi i Chelseat Carlo Ancelotti ka refuzuar t’ia lë fajin John Terryn për humbjen e parë këtë sezonë nga Manchester City me rezultat 4-2.
I pyetur nga Sky Sports se a ishte humbja rezultat i gjërave që ndodhën para fillimit të ndeshjes, Ancelotti u përgjigj:
“ JO, nuk mendoj ashtu.”
Në këtë sfidë turpëruese për Chelsean, Juliano Belleti dhe Michael Ballack ishin përshëndetur me nga një karton të kuq në minutat e fundit të sfidës.
“ Ne jemi të zhgënjyer per shkak se hubmëm një ndeshje të rëndësishme, ne humbëm ndeshjen e parë në shtëpi por ne bëmë gabime dhe kur bën gabime ju e humbni ndeshjen.”
“ Unë mendoj se e kemi humbur balancing sepse ne ishim në situatë 2:1 në golin e parë të Tevezit, ishim në situatë 2:2 në golin e dytë, dhe kjo është humbje e balancit, nuk janë gabime individuale.”
“ Duhet të shikojmë përpara dhe të kontrollojmë besimin tonë pasi që jemi në krye të tabelës, është vetëm një pikë, por është një pikë. “
“ Ne luajtëm një pjesë të parë të mirë dhe shënuam gol, por më pas pranuam një. Në pjesën e dytë, humbëm balancing dhe Manchester City na mbyti në kundërsulme. Është hera e parë që kemi humbur balancing në një ndeshje.”
Për garën për titull në Premier Ligë, Ancelotti u shpreh:
“ Mendoj se ne kemi më shumë gjasa, me respekt për Manchester United dhe Arsenal. Kjo është çfarë thotë tabela.” Tha Ancelotti.
/LajmeSport.com
Ancelotti: Humbje jo e merituar
February 24, 2010

Carlo Ancelotti u shpreh tejet i zhgënjyer me rezultatin e takimit ndaj Jose Mourinhos sonte në Giuseppe Meazza duke thënë se ai do ti mbajë një leksion Interit në Stamford Bridge.
“ Kjo është humbje jo e merituar, mënyra se si luajtëm na jep besim për ti dhënë atyre një leksion në ndeshjen kthyese.”
Ancelotti u shpreh dhe për atë situatë të dyshimtë kur Kalou u ndal në mënyrë të palejuar nga Samuel.
“ Penaltia në Kalou? Nuk dua të flas, sepse në Angli flasin për këto gjëra, kurse unë nuk e kam atë shprehi.” Përfundoi Ancelotti.
Ancelotti: Nuk jam Anti-Inter
February 23, 2010

Carlo Ancelotti gjithashtu ju përgjigj gazetarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Interit, dhe Carlito, i është përgjigjur pyetjeve kontraverse të gazetarëve.
I pyetur nga gazetarët se a do të jetë Chelsea ëndrra më e keqe e Interit ai tha:
“ Unë nuk dua të bëhem ëndrra më e keqe e Interit, kurrë skam thënë një gjë të tillë. Unë e di se Interi ka dëshirë të zjarrtë për të fituar këtë titull, kemi respekt të madh dhe ne duam të luajmë një ndeshje me fair play sa më shumë që të jetë i mundshëm.”
“ JO. Kurrë nuk kam thënë se i përkas klanit Anti-Inter. Unë punoj për Chelsean pork am respekt për kundërshtarët.”
Më pas flet dhe për gjërat kontraverse që ndodhën pas së shtunës në futbollin Italian.
“ Nuk frikësohem, ne duhet të jemi të fokusuar në cilësitë e tyre teknike, dhe të tjerat nuk na interesojnë neve. Ne e dijmë se duhet të mposhtim një Inter të plotë, i njëjti dhe i vërteti edhe për ata. Nuk e di nëse Interi do të vazhdoj serinë e keqe në CL por e tashmja nuk ka lidhje me të kaluarën.”
Përfundimisht ai foli dhe për deklaratën e tij në mëngjes, në të cilën tha se tifozët Italian mbështesin Chelsean.
“ Tifozët ndjekin me interes të lartë këtë sfidë për shkak se është sfidë me rëndësi. Unë nuk e di nëse tifozët Italian e mbështesin ekipin tim. Nuk më merakos çfarë thonë të tjerët, por unë dua të fitoj nesër.” Theksoi Ancelotti.
Ancelotti qëndroi dhe në zyrën e presidentit të Milanit, Silvio Berlsuconit me të cilin u takua.
/LajmeSport.com
Mourinho: Ancelotti = Anti-Inter
February 23, 2010
Jose Mourinho mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve, për të cilën nuk ishte aspak të disponim.
Mourinho beson se ndeshja e parë do të jetë kruciale se kush do të vazhdoj më tej.
“ Ne duhet të konsiderojmë ndeshjen për 180 minuta. Ndeshja e parë është kruciale.”
Carlo Ancelotti sot paradite tha për Il Giornale se Italianët do ta dëshironin eliminimin e Interit, dhe Mourinho si zakonisht goditi në shenjë.
“ Nëse ai thotë këtë, është sepse dikush i ka thënë. Carlo Ancelotti bën pjesë në klanin kundër meje (koalicioni Anti-Inter.)”
“ Unë e njoh Chelsean mirë, por nuk do të thotë përparësi. Shpeshherë është më vështirë për ju sepse mund të gaboni në dhënien e informacioneve lojtarëve të tanishëm për lojtarët e vjetër, dhe ky është një problem.”
“ Kjo ndodhi në vitini 2004-2005, kur Chelsea u takua me ish klubin tim Porton, dhe nuk ishte lehtë. Ne e fituam një ndeshje, dhe humbëm një tjetër.”
“ Mendoj se Carlo Ancelotti e njeh mjaft mirë Interin përmes futbollit Italian. Ai është nga Milano. Unë mendoj se ai di gjithçka për ne. Nuk mendoj se është një avantazh.”
Gazetarët ishin kureshtar të dinin se çfarë mendon Mourinho për dënimin me suspendim prej tre ndeshjeve për portugezin pas ndeshjes me Sampdorian.
“ Kjo është një konferencë për shtyp për CL dhe Inter – Chelsea. Unë dua të flas vetëm për këtë ndeshje dhe asgjë tjetër.” Theksoi ai.
“ Unë e shoh Chelsean të luaj në dy sisteme të ndryshme. Shpershherë 4-4-2 me përqëndrim në krah, shpeshherë 4-3-3. Nuk mendoj se do të bëjnë një ndryshim të rrënjësishëm. Nuk mendoj se do të bëjnë ndonjë befasi të madhe. Ata janë të mirë në atë që bëjnë dhe janë efektiv. Ky sistem i përshtatet atyre.”
Mourinho foli dhe për Julio Cesarin që pësoi të dielën një aksident. Portier nr. 1 në rruzull është në dyshim për super sfidën.
“ Nuk jam i sigurtë nëse Julio Cesar do të luaj nesër. Varet se si do të rikuperohet trupi i tij.”
Mourinho foli dhe për John Terryn.
“ Ai ishte lojtar dhe kapiten fantastik për mua. Vendimi i Capellos për shkarkimin nga detyra e kapitenit? Nuk jam menaxher i Anglisë. Kam mundur të jem menaxher i Anglisë por ja që nuk jam. Unë vendosa në momentet e fundit që të mos jem.”
“ Unë kam mundur të bëhem menaxher i Anglisë dhe më krenari në botë. Unë mendova dhe mendova, dhe luftoja me vetveten sepse në njërën anë unë e doja atë punë, në anën tjetër nuk ishte mirë për pasionin tim që të stërvis çdo ditë. Unë thashë JO dhe në vend timin Anglia zgjodhi një menaxher shumë të mirë me përvojë. Dhe sepse e dua Anglinë, shpresoj se Capello do të vazhdoj të bëj mirë.”
Strategu i Interit, përsëri, dhe përsëri, nuk u durua pa e përmendur çështjen e së shtunës, duke thënë se ai është aq nervoz sa që:
“ Unë po e pres ndonjë arbitër që të vij këtu dhe të më provokoj. Dua të shoh, nëse ka ndonjë guximtar.” Përfundoi Mourinho.
/LajmeSport.com








