Ancelotti pranon se ai ka mësuar shumë nga sezoni i parë te Chelsea

May 27, 2010

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti pranoi se ai ka mësuar shumë nga sezoni i tij i parë me Chelsean.

“Unë provoj të ndryshoj diçka në lojë, por për mua ka qenë eksperiencë shumë e mirë këtë sezon” u shpreh ai për ueb-sajtin zyrtar të klubit.

“Kam mësuar shumë gjëra, jo vetëm taktikisht, por edhe fizikisht”.

“Për shembull në Itali, në stërvitje, ne mësuam të punonim fizikisht pa top. Këtu punojmë gjithmonë me top dhe këtë e kam mësuar. Është një gjë shumë e mirë”.

“Teknikisht, mendoj se ekipet e vogla në Itali kanë më shumë dituri. Është pothuajse e pamundur të shënosh 7-0 apo 90 në Itali, sepse ekipet e vogla luajnë në mbrojtje dhe bazohen në kundërsulme”.

“Këtu mund të thuash se ekipet e vogla luajnë futboll të mirë, ata sulmojnë. Këtu është ndryshe”.

/LajmeSport.com

Ancelotti mohon kalimin e Patos tek Chelsea

May 11, 2010

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka mohuar një largim të yllit Brazilian në Milan, Alexandre Pato duke njoftuar se sulmuesi mbetet në Serie A.

“Milan do ta mbajë atë”, ishte cituar të ketë thënë Ancelotti për La Repubblica.

“Ndjehem si në shtëpi këtu në Londër. Është çështje e atmosferët në lidhje me ndeshjet, mungon presioni dhe ka përfshirje nga njerëzit”.

“Shpresoj se Italia do ta arrijë nivelin e kulturës në Sport, siç e kemi ne këtu”.

/LajmeSport.com

Ancelotti: Fitoret kundër United kanë qenë çelësi drejtë titullit

May 10, 2010

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka përcaktuar fitoret e Bluve kundër Manchester United në Premier League kanë qenë momenti kyç i suksesit të Chelseat drejtë titullit.

“Çelësi kryesor, mendoj se ishte fitorja në shtëpi dhe mbi të gjithash në Manchester”, kishte deklaruar Italiani pas fitores 8-0 kundër Wigan Athletic.

“Ato ishin çelësi për këtë titull sepse kjo dëshmoi besimin tonë dhe e uli paksa United”.

/LajmeSport.com

Ancelotti: Chelsea është në pozitë të mirë

May 2, 2010



Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka deklaruar se Chelsea është në një pozitë të mirë drejtë titullit të Premier League.

“Ishte një hap i rëndësishëm [ fitore ] për titull”, u shpreh Ancelotti për Sky Sports.

“E merituam fitoren. Ishte një rezultat dhe performancë fantastike. Jemi të lumtur, por duhet të presim për ndeshjen e fundit kundër Wigan”.

“Jemi duke pritur. Jemi në një situatë shumë të mirë, por duhet të presim dhe të fokusohemi për ndeshjen e ardhshme”, shtoi ai.

/LajmeSport.com

Ancelotti insiston se nuk largohet

May 1, 2010

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka deklaruar për Tuttosport duke thënë se ai nuk është duke planifikuar ‘të largohet nga Londra’ në të ardhmen.

Blutë udhëtojnë në Liverpool këtë të dielë dhe ish-trajneri i Milanit nuk pret një ndeshje të lehtë – përkundër rivalitetit të tyre me Manchester United.

“Ata nuk e adhurojnë United, por po ashtu nuk do të na dhurojnë pikët neve”, tha Ancelotti.

Kur ishte pyetur mbi të ardhmen e tij, trajneri i Chelseat tha se ai nuk do të lëviz nga Londra, duke i bërë të qartë të gjithë atyre që pretendonin një largim të tij në verë nga Stamford Bridge.

/LajmeSport.com

Ancelotti beson se diferenca mes golave nuk do të përcaktojë Kampionin

April 25, 2010

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti beson se nuk ka shansë që titulli i Premier League të vendoset me anë të diferencës së golave , përkundër fitores 7-0 kundër Stoke Cityt.

Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, Italiani tha: ” Diferenca mes golave nuk është e rëndësishme dhe nuk ka rëndësi. Kemi shënuar mjaft gola këtë sezon. Mendoj se janë 93 në Premier League”.

“Nuk do të jemi vetëm me Manchester United. Një ekip do ta fitojë ligën ,diferenca mes golave nuk do të ketë efekt”.

“Luajtëm mirë. Ishte ndeshje e vështirë para startit. Filluam mirë, me koncentrim dhe tempo, prandaj ekipi ishte shumë i mirë para fundit dhe kjo tregon se ne jemi në gjendje të mirë dhe jemi të gatshëm të ta përfundojmë sezonin siç duhet”.

” Ishim të disiplinuar gati tërë ndeshjen dhe luajtëm mirë dhe për këtë jam i lumtur”.

/LajmeSport.com

Ancelotti: Mungesa e Terryt nuk është problem për Chelsean

April 23, 2010

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti nuk është i brengosur mbi mungesën e John Terryt sepse tani është rikthyer Branislav Ivanovic duke mbuluar Terryn.

Terry do të mungojë në ndeshjen kundër Stoke Cityt dhe Ancelotti beson se Ivanovic është i gatshëm të luajë dhe të mënjanojë mungesën e Terryt.

“John Terry është i rëndësishëm për ne, por tani kemi Ivanovic me të cilin mund ta zëvendësojmë në qendër në vend të Terryt”.

“Ai ka luajtur shumë ndeshje si anësor i djathtë dhe ka kualitet të jetë qendër mbrojtës, prandaj nuk kemi problem”.

/LajmeSport.com

Ancelotti: Largimi i ekipeve angleze nga CL nuk na konvenon

April 9, 2010

Carlo Ancelotti beson se largimi i Manchester United dhe Arsenalit nga Champions League është një lajm i keq për Chelsean, sepse kjo do të thotë se rivalët mund të fokusohen në garën e titullit të Premier League.

Blutë janë lider në tabelë me 74 pikë, 2 më shumë se United dhe 3 më shumë se Arsenal që pocizonohet i treti.

Të dy ekipet janë eliminuar nga CL këtë mesjavë. Gunners’ ishin shkatërruar 4-1 nga Barcelona në Camp Nou kurse United ishte eliminuar për shkak të dy-golëshit të shënuar nga Bayern si mysafir që ishte.

“Mendoj se nuk është lajm i mirë për ne. Champions League është një garë e rëndësishme ku shpenzohet shumë energji”,deklaroi Ancelotti për reporterët.

“Të dy ekipet mund të fokusohen në Premier League. Është e vetmja garë ku mund të luajnë. Duhet t’i kushtojmë vëmendje sepse janë shumë afër dhe ne duhet të jemi të shpejtë për ta arritur vendin e parë”.

“Do të doja që United të kualifikohej më tej në Champions League sepse në këtë mënyrë gjërat do të lehtësoheshin për ne”.

/LajmeSport.com

Drogba starton kundër Aston Villas në FA Cup

April 8, 2010


Sulmuesi i Chelseat do të fillojë ndeshjen nga fillimi në Wembley.

Menaxheri i Chelseat Carlo Ancelotti ka konfirmuar se sulmuesi i tij Didier Drogba ndeshjen e gjysmëfinales të FA Cup kundër Aston Villas do ta fillojë nga fillimi.

Drogba mungoi në fitoren e Chelseat prej 7-1 kundër Aston Villas në Premier League. Kjo ndeshje ishtë zhvilluar dy javë më parë, më pas Drogba u rikthyë kundër United duke shënuar gol.

“Drogba është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, “ tha Ancelotti.

“Didier ka luajtur shumë mirë kundër Manchester United. Ai ka kryer një punë të shkëlqyer. Ai gjithashtu ka shënuar gol. “

“Drogba nuk do të qëndroj në pankinë të shtunën. Ai ndeshjen do ta fillojë nga minuta e parë. “ tha italiani.

“Ne jemi të gëzuar që do të luajmë në Wembley. Eshtë stadium fantastik me një atmosferë fantastike. “

Safir Metbala, Lajmesport.com

Ancelotti pret rinovimin e kontratës së Joe Cole

April 5, 2010



Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti nuk dyshon se Joe Cole do të rinovojë kontratën e tij në Stamford Bridge.

Mesfushori anglez mund të largohet nga Londra si transfer i lirë pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Negociatat janë duke u zhvilluar në lidhje me kontratën e tij.

“Joe Cole ka të njëjtin fokus si ekipi. Ai dëshiron të luaj mirë dhe dëshiron tituj”,deklaroi Italiani për reporterët.

“Për të, ai dëshiron të luaj në Kupën e Botës dhe nëse kujdeset si këtu, ai mund të jetë edhe atje”.

/LajmeSport.com

Next Page »