Napoli kishte rënë parimisht dakort me Bolognën për kalimin e Simone Verdit në San Paolo për rreth 20 milionë euro, por në momentin që pritej vetëm firma e futbollistit që gjithçka të bëhej zyrtare, sulmuesi i dalë nga akademia e Milanit i ka refuzuar të kaltrit dhe ka vendosur të qëndrojë te Bologna deri në fund të sezonit. Një vendim i papritur ky i Verdit.

Nga frika se te Napoli mund të shndërrohej në një lojtar stoli Verdi e ka refuzuar skuadrën e Sarrit dhe tashmë do të vazhdojë aventurën e tij te skuadra emiliane në pritje të një oferte më të mirë nga ndonjë klub me emër më të madh gjatë verës. Ndërkohë me refuzimin që kanë marrë nga Verdi drejtuesit e Napolit e kanë hedhur vështrimin nga Deulofeu i Barcelonës, Lucas Moura i Paris Saint Germain dhe Politano i Sassuolos. Do të jetë njëri prej tyre përforcimin në sulm për Maurizio Sarrin në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here